Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Lajmet e fundit

  • Takim zyrtar i rektorit Bexheti dhe kryetarit të Bërvenicës Enver Pajaziti

    19 dhjetor 2019

    Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Adylmenaf Bexheti i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, Prof. Dr. Memet Memeti, sot (19 dhjetor 2019), priti në një takim zyrtar kryetarin e Komunës së Bërvenicës, z. Enver Pajaziti.

  • Kompania globale “Siemens” e përzgjodhi alumnin e UEJL-së Blerton Zejneli-n

    18 dhjetor 2019

    Blerton Zejneli, është alumni i UEJL-së, i cili është përzgjedhur nga kompania globale “Siemens” (e renditur në 500 kompanitë më të njohura globale) për të punuar si student bashkëpunëtor në departamentin e Marketingut të njësisë operative Industritë Digjitale. Ai ka përfunduar studimet në drejtimin Sistemet Informative dhe Menaxhment, që ofrohet si program i përbashkët i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë të UEJL-së dhe London School of Economics nga Londra. Në përfundim të studimeve në UEJL, Blertoni është përzgjedhur në mesin e studentëve më të mirë të gjeneratës së tij. Në kompaninë Siemens është përzgjedhur nga stafi i departamentit të marketingut të Industrive Digjitale, pas një procesi transparent dhe shumë konkurues të përzgjedhjes ku kanë marrë pjesë studentë nga universitete të ndryshme.

  • Përfaqësuesit e OJQ-së “World Chicago”, SHBA e vizituan UEJL-në

    18 dhjetor 2019

    Një delegacion i OJQ-së “World Chikago”, nga SHBA, i udhëhequr nga kryetarja Peggy Parfenoff, të martën (17 dhjetor 2019), e vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore. Përfaqësuesit e OJQ-së amerikane i priti prorektorja për Hulumtim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Besa Arifi. Ajo, në emër të rektorit Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti i falënderoi mysafirët për interesimin për tu njoftuar me veprimtarinë e UEJL-së. Në vijim prorekotrja e prezantoi historikun e Universitetit, themelimin dhe nevojën e ekzistimit të tij si dhe misionin dhe strategjinë e tij.

  • Vizitë e ambasadorit francez Kristian Timonie në UEJL

    17 dhjetor 2019

    “Politika e jashtme e Francës”, ishte tema e ligjëratës, që ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut Kristian Timonie (Christian Thimonier), e mbajti sot (17 dhjetor 2019), para studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore, të cilët e ndjekin Gjuha Frënge, si lëndë zgjedhore.

  • Vizitë studimore në Regjistrin Qendror - Shkup

    17 dhjetor 2019

    Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Juridik, të hënën patën rastin që në kuadër të lëndës - E Drejta Tregtare, bashkë me asistentin Fuad Jonuzi ta vizitojnë Regjistrin Qendror në Shkup.

  • Studentët e Fakultetit të biznesit dhe ekonomisë UEJL Shkup, në mësim klinik në Bankën popullore të RMV

    16 dhjetor 2019

    Studentët e viti i dytë të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë (FBE) në UEJL - Shkup, në suaza të lëndës së Makroekonomi nën udhëheqjen e Prof. Dr. Jeton Mazllami, të premten (13 dhjetor 2019), realizuan mësimin klinik në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut (BPRM).

  • Në kuadër të programit për mësim klinik studentët e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë vizituan Shparkase Bank

    13 dhjetor 2019

    Të premten, 13 dhjetor 2019, studentët e Fakultetit te Biznesit dhe Ekonomisë, vizituan Shparkase Bank (Sparkasse Bank), dega në Tetovë, në kuadër të programit për mësim klinik, lënda Principles of Banking and Finance, programi në anglisht.

  • Studentët e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë e vizituan Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Bursën e Republikës së Maqedonisë së Veriut

    13 dhjetor 2019

    Të martën më 10 dhjetor 2019, një grup i studentëve të studimeve deridiplomike të drejtimit Financa dhe kontabilitet, si dhe të masterit, të drejtimit Financa për menaxher të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë (FBE), nën udhëheqjen e Prof. Dr. Jeton Mazllami e vizituan Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Bursën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Ligjëratë e ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi për studentët e vendit dhe ndërkombëtar

    13 dhjetor 2019

    Në kuadër të programit për mësim klinik në studimet master, në lëndën Ekonomia Menaxheriale, programi në gjuhën angleze për studentët e vendit dhe ndërkombëtar ishte i ftuar ministri i Ekonomisë se Republikës se Maqedonisë së Veriut, z. Kreshnik Bekteshi.

  • Rektori i Universitetit të Mitrovicës, Alush Musaj vizitoi UEJL-në

    12 dhjetor 2019

    Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot (12.12.2019), realizoi një takim me rektorin e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Prof. Dr. Alush Musaj, të shoqëruar nga kryetari i bordit të këtij Universiteti, Prof. Dr. Visar Idrizi.

  • Projeksion filmik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

    12 dhjetor 2019

    Në kuadër të Javës së të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Evropës Juglindore, sot (12.12.2019), u shfaq filmi "Përballja me Dragoin (Facing the Dragon)" të regjisores Sedika Mojadidi.

  • Fakulteti i Drejtësisë e shënoi Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

    11 dhjetor 2019

    "Rinia dhe të drejtat e njeriut", ishte tema e Panel Diskutimit, që u organizua sot (10 dhjetor 2019) me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe ku panelistë ishin ekspertë të njohur të fushës, studentë dhe nxënës të shkollave të mesme.

  • Profesoresha e njohur dhe me ekspertizë ndërkombëtare Vigjilenca Abazi ligjëruese në UEJL në lëndën modulare E drejta penale ndërkombëtare

    6 dhjetor 2019

    Vigjilenca Abazi, profesoreshë në Fakultetin e Drejtësisë dhe koordinatore e Qendrës për Hulumtime Evropian në Universitetin e Mastriht-it, nga e hëna (2 dhjetor 2019), po qëndron në Fakultetin e Drejtësisë të UEJL-së, si ligjëruese e lëndës modulare E drejta penale ndërkombëtare.

  • Në UEJL u mbajt punëtoria për inovacione në mësimdhënien e gjuhës angleze

    2 dhjetor 2019

    Qendra e Gjuhëve organizoi punëtorinë për Inovacionet në mësimdhënien e gjuhës angleze, që u mbajt të shtunën (30 nëntor 2019), në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Në punëtori morën pjesë rreth 200 mësues të gjuhës angleze nga shkollat e mesme të Maqedonisë së Veriut.

  • Për herë të parë në Maqedoninë e Veriut mbahet ligjërata Kleveringa

    28 nëntor 2019

    Në Universitetin e Evropës Juglindore, sot (28 nëntor 2019), për here të pare në Maqedoni u mbajt ligjëratë Kleverenga, nga Prof. Pinar Olcar, nga Universiteti Laiden. Ligjërata u organizua me nismë të ambasadës holandeze.

  • U prezantuan rezultatet e hulumtimit për sjelljen etike të të rinjve në mjedis multikulturor

    27 nëntor 2019

    “Sjellja etike e të rinjve në një mjedis multikulturor”, ishte tema e hulumtimit, rezultatet e të cilit u prezantuan në konferencën përmbyllëse, që u mbajt sot (27 nëntor 2019), në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

  • Ambasadorja britanike Sh.S. Rachel Galloway e vizitoi UEJL-in

    26 nëntor 2019

    Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Shkup, Sh.S. Rachel Galloway, sot (26 nëntor 2019), realizoi një vizitë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Ajo realizoi një takim me rektorin Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, me të cilin folën për aktivitetet rrjedhëse të Universitetit dhe për planet në të ardhmen.

  • UEJL mbushi 18-të vjet: I përkushtuar në standarde cilësie, internacionalizim e digjitalizim permanent

    21 nëntor 2019

    Universiteti i Evropës Juglindore të enjten (21 nëntor 2019), me një manifestim rasti shënoi 18 vjetorin e themelimit. Në këtë përvjetor të pranishëm ishin përfaqësues të disa universiteteve nga vendi dhe rajoni, si: rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Marjan Dema, rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, rektori i Universitetit të Shkupit “Kirili dhe Metodi”, Prof. Dr. Nikolla Jankullovski, rektori i Universitetit “Fan Noli”, Prof. Dr. Ali Jashari dhe rektori i Universitetit “Kliment Ohridski”, Prof. Dr. Sasho Korunovski. Po ashtu, në këtë manifestim mori pjesë edhe ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Dirk Jan Kop, vendi i të cilit ishte atdheu i themeluesit të Universitetit të Evropës Juglindore, Maks van der Shtul.

  • Ekipi i stafit të UEJL-së fitues i kupës në Turneun “Memoriali Arben Xhaferi”

    20 nëntor 2019

    Ekipi i stafit të Universitetit të Evropës Juglindore “SEEU”, e fitoi kupën e Turneut tradicional “Memoriali Arbën Xhaferi”, që u mbajt dje (19 nëntor 2019), në sallën e sportit të shkollës së mesme të mjekësisë. Turneu u organizua në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 18 vjetorit të themelimit të Universitetit. Pjesëmarrës në këtë turne, ishin katër ekipe, edhe atë: “SEEU”, “Komuna e Tetovës-NPK”, “Ekolog” dhe një ekip i krijuar nga profesorët e shkollave të mesme të Tetovës.

  • Profesorë nga Universiteti i Maltës dhe nga Universiteti “Haxhi Zeka” e vizituan UEJL-in

    14 nëntor 2019

    Profesorë nga Universiteti i Malta-s, së bashku me dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Menaxhmentit dhe Kontabilitetit, Prof. Frank Bezzina, sot (14.11.2019), e vizituan Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Go to page:
Google+