Sigurimi dhe menaxhimi i cilësisë
Në qendër të misionit të UEJL synime kryesore janë përsosmëria, barazia, transparenca dhe efikasiteti. Universiteti angazhohet për cilësi më të lartë në çdo fakultet dhe departament, si dhe përmirësimin e cilësisë e sheh si një përgjegjësi individuale dhe kolektive.
Pasi që, cilësia është në qendër të çdo procesi që ndërmerr Universiteti, ne jemi duke zhvilluar një kulturë të cilësisë,duke punuar në sigurimin dhe menaxhimin e cilësisë.
Sigurimi i cilësisë fokusohet në çështjet akademike, ku mësimdhënien dhe nxënien e lidh ngushtë me ato shërbime, të cilat drejtpërsëdrejti i përkrahin studentët, të tilla si Bibliotekën, Shërbimin për Studentë dhe Qendrën e Karrierës.
Menaxhimi i cilësisë ka për objektiv zhvillimin efektiv dhe monitorimin e politikave dhe procedurave.
Për të arritur këto synime, Universiteti fokusohet në çështjet e cilësisë në Planin strategjik dhe Rregullorja për sigurimin e cilësisë , që përbën bazën e funksionimit të strukturës së cilësisë, me role qartë të përcaktuara dhe aktivitete vlerësuese. Vlerësimi i arritjeve dhe implementimi i prioriteteve kyçe për përmirësimin dhe matjet, kryhen me anë të plan-veprimeve të fakulteteve dhe departamenteve, të aprovuara dhe të monitoruara nga menaxherët e lartë.
Të gjitha programet studimore që ofrohen nga UEJL janë të akredituara nga Bordi i Akreditimit dhe Vlerësimit të Republikës së Maqedonisë, ku cilësia e programeve tona dhe metodat e vlerësimit rishikohen rregullisht sipas procedurave tona institucionale për sigurimin e cilësisëdhe nëpërmjet ciklit të shqyrtimit të jashtëm të programeve studimore, me angazhimin e specialistëve ndërkombëtarë.
Hulumtimet dhe publikimet janë rritur për nga numri dhe fushëveprimi. Këto aktivitete të rëndësishme studimore akademike përkrahen dhe monitorohen nga Zyra për Hulumtim dhe Prorektori për hulumtim.
Universiteti synon të mbështesë performancën efektive të stafit. Për stafin akademik, kjo bëhet përmes procedurave vjetore të tilla si vëzhgimi i mësimdhënies dhe nxënies dhe konsiderimin aktiv të opinionit të studentëve nëpërmjet vlerësimit nga studentët. Të gjithë anëtarët e stafit janë të obliguar të marrin pjesë në procesin e vlerësimit vjetor të stafit dhe të gjitha këto procese janë të lidhura me procedurën e integruar procedurën për zhvillimin e stafit, ku nëpërmjet të njëjtës ofrohen mundësi të brendshme dhe të jashtme për zhvillimin profesional dhe trajnimin.
Universiteti e mirëpret dhe pozitivisht e përdor si vlerësimin kombëtar, ashtu edhe atë ndërkombëtar, si dhe akreditimin e cilësisë për përmirësimin e vazhdueshëm.Dy herë brenda vitit marrimvlerësimin dhe këshilla të vlefshme nga Kampioni i Cilësisë. Ne, gjithashtu në mënyrë aktive ju referohemizhvillimeve të fundit dhe trendeve në arsimin e lartë në Evropë të cilat janë pjesë e Procesit të Bolonjës. Universiteti, dy herë është vlerësuar pozitivisht nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane (EUA) në kuadër të programit për vlerësim të jashtëm institucional; si dhe proceset administrative dhe menaxheraile, me sukses janë certifikuar sipas Organizatës Ndërkombëtare për Standardizim (ISO 9001/2015).
Shpresojmë se kjo ueb faqe do të jetë e dobishme për ju. Nëse keni ndonjë pyetje, ose koment ju lutem na kontaktoni në quality@seeu.edu.mk