Rektori
Rektori është organ udhëheqës që përfaqëson Universitetin, brenda dhe jashtë vendit. Rektori zgjidhet nga radha e profesorëve ordinar me publikimin e njoftimit publik. Rektori zgjidhet nga Bordi i Universitetit nga lista e shkurtër nga tre kandidatë të verifikuar në Senat. Procedura për zgjedhjen e rektorit përcaktohet nga Bordi i Universitetit. Zgjedhja bëhet për periudhë tre vjeçare, me mundësi zgjedhje edhe për një mandat.
Kompetencat e Rektorit të Universitetit përfshijnë:
- Prezantimin e propozimeve para Bordit të Universitetit sa i takon karakterit arsimor dhe misionit të Universitetit, duke marrë parasysh rekomandimet dhe mendimet e Senatit dhe Drejtorisë Rektorale.
- Realizimin e vendimeve dhe përfundimeve të Bordit, Komitetit Ekzekutiv dhe Senatit të Universitetit.
- Organizimin, udhëheqjen dhe menaxhimin e Universitetit dhe stafit.
- Përgatitjen e vlerësimeve vjetore të të ardhurave dhe shpenzimeve, që do të rishikohen nga Bordi i Universitetit, si dhe menaxhimin e buxhetit dhe burimeve brenda vlerësimeve që do t’i aprovojë Bordi i Universitetit
- Harmonizimin e veprimtarisë shkencore - hulumtuese dhe aplikative të arsimit të lartë, dhe punë të tjera të Universitetit.
- Parashtrimin para Bordit të Universitetit, Senatit dhe Drejtorisë Rektorale të propozimeve dhe vendimeve për çështje për të cilat shqyrtimi dhe vendimmarrja është në kompetencë të tyre.
- Vendosjen për çështjet financiare të cilat nuk janë në kompetencë të Bordit të Universitetit.
- Promovimin e doktorëve të shkencave dhe ndarjet e çmimeve.
- Si dhe punë të tjera të përcaktuara me Ligjin dhe Statutin.
Rektori është i obliguar që deri te Senati dhe Bordi i Universitetit një herë në vit të dorëzojë raport për punën e vet dhe punën e Universitetit.
Rektori kujdeset dhe ka përgjegjësi për ligjshmërinë e punës së Universitetit dhe njësive të Universitetit. Rektori mund ta suspendojë dekanin, ose drejtorin për ushtrimin e paligjshëm të detyrës së tij dhe të emërojë ushtrues detyre dekan, përkatësisht drejtor. Kundër vendimit të Rektorit mund të parashtrohet ankesë deri tek Bordi i Universitetit. Vendim i Bordit lidhur me ankesën është përfundimtar. Rektori, i përgjigjet Bordit të Universitetit për punën efikase dhe rendin në Universitet, si dhe për menaxhimin e Universitetit sipas politikave të përcaktuara nga Bordi i Universitetit. Kryerja e funksionit të Rektorit është e papërputhshme me ushtrimin e një funksioni publik, apo funksioni në një parti politike.