Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Shërbimi studentor

Universiteti i Evropës Juglindore ofron një sërë shërbimesh në mbështetje dhe udhëzim të studentëve që nga pranimi, përkrahja financiare, regjistrimi, gjatë studimeve dhe pas diplomimit.

Të gjitha shërbimet për studentët e UEJL-ës kanë për qëllim që të përkthejnë misionin dhe politikat e Universitetit në programe dhe përkrahje efektive dhe konzistente për studentët. 

Si pikë kyçe e ndërveprimit në mes të pritjeve dhe nevojave institucionale të studentëve, shërbimet për mbështetjen e studentëve në UEJL, kontribuojnë në përvojën e përgjithshme të studentëve, si pjesë integrale e procesit mësimor.

Drejtor i Shërbimit studentor

Drejtori i Shërbimit studentor (DSS) koordinon në mënyrë efektive projektet dhe operacionet e shërbimeve për studentë, për të siguruar cilësi të shërbimeve, mbikëqyr të gjitha aktivitetet dhe shërbimet e ofruara brënda strukturës së Shërbimit studentor dhe shërben si ndërlidhje e pranimit të studentëve dhe të çështjeve akademike me Pro-Rektorët, Sekretarin Gjeneral dhe Fakultetet. 

Në përgjegjësitë e veçanta përfshihen hulumtimi institucional dhe të këshilluarit e studentëve. 

Google+