Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Jeta në kampus

Shumëllojshmëria është fjala kryesore në përshkrimin e mundësive të shumta për zbavitje që ofron qyteza e Universitetit.

Universiteti i Evropës Juglindore ofron një program të pasur të aktiviteteve, të cilët studentët mund t’i shfrytëzojnë gjatë semestrit veror, dimëror, por edhe gjatë pushimeve. Ata mund të bëhen pjesë e konferencave, vizitave studentore, punëtorive të ndryshme, debateve me tema studentore, ngjarjeve të ndryshme, aktiviteteve sportive dhe kulturore dhe shumë aktiviteteve të tjera, që organizohen nga Universiteti, por edhe nga komuniteti më i gjerë. Në kuadër të programeve studimore organizohen shumë vizita studimore të fushës, ekskursione me qëllime studimi dhe shkolla verore. Studentët mund të jenë pjesë e klubeve studentore dhe të jenë aktiv në kuadër të Parlamentit dhe Asociacionit Studentor, duke realizuar fushata të ndryshme në të mirë të komunitetit dhe me gjerë.

Universiteti aktivitetet e tij akademike i realizon në Kampusin në Tetovë dhe në degën në Shkup.

Kampusi në Tetovë është ndërtuar sipas parimit gjithçka në një vend, duke mundësuar ndërveprim gjithëpërfshirës midis studentëve të të gjitha disiplinave të studimit. Qyteza universitare ngërthen në vete hapësira të gjelbëruara dhe objekte akomodimi, përfshirë katër amfiteatro të mëdhenj me kapacitet për 200 deri në 500 studentë, më shumë se 30 klasa me kapacitet prej 30 deri 60 studentë, dy qendra kompjuterike bashkëkohore me më shumë se 650 kompjuterë, librari, konvikte për banim dhe një numër të madh të fushave për rekreacion. Pajisjet e mësimdhënies janë moderne dhe praktike, duke ofruar kushte optimale për aplikim të mësimit interaktiv.

Dega e Universitetit në Shkup nuk është aq e madhe sa Kampusi në Tetovë, por i përmban të gjitha veçoritë esenciale që e bëjnë UEJL-në një universitet unik dhe evropian dhe një vend të duhur për të fituar dije dhe diplomë. Dega universitare në Shkup gjendet në qendër të Shkupit.

Google+