COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë

Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë ofron programe të akredituara në tre ciklet e studimit: deridiplomike, master dhe doktoraturë. Krahas programeve akademike, Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë në bashkëpunim me komunitetin e biznesit ofron edhe studime të specializuara, për të zgjeruar kapacitetet e sistemit në shërbim të nevojave të tregut regjional dhe atij ndërkombëtar.

Aktualisht, fakulteti ofron programe të reja studimore, në përputhje me programet e universiteteve ndërkombëtare të përshtatura, për nevojat e tregut të ri të punës.

Studentët e diplomuar, do të kenë mundësi që njohuritë dhe shkathtësitë e fituara gjatë studimeve në FBE,  t’i zbatojnë në praktikë në vendin e punës.

Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë, studentin e ka në qendër të vëmendjes, ku krahas mësimdhënies në klasë, në mënyrë të vazhdueshme e përkrah atë përmes shërbimeve online (MySEEU, Webmail, Classroom, Library). Për secilin prej studentëve, përveç mbështetjes së  këshilltarit studentor, fakulteti cakton edhe një tutor (profesor), i cili do t’i këshillojë në lidhje me progresin e tyre akademik dhe mundësitë e fillimit dhe në karrierën e studentit.

Studentët, të cilët zgjedhin të ndjekin studimet në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë kanë mundësi që t’i ndjekin ligjëratat në tre gjuhë: shqipe, maqedonase dhe angleze. Ata kanë mundësi të përfitojnë nga kuadri mësimdhënës me përvojë dhe të kualifikuar nga universitetet më prestigjioze lokale dhe ndërkombëtare.

Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë në bashkëpunim me Universitetet ndërkombëtare, sektorin publik dhe atë privat në mënyrë të vazhdueshme bënë harmonizimin dhe përpilimin e programeve studimore, zhvillimin e stafit akademik dhe rritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Google+