Përkrahje financiare

Afatet:
Afati i parë për aplikim (I):
10.05.2022 deri më 17.09.2022
Rezultatet preliminare:
20.09.2022
Shpallja e rezultateve përfundimtare:
22.09.2022
Konfirmimi i bursës
(Award Letter):
26.09.2022 – 07.10.2022
Programi i bursave meritore të UEJL-së (MBS)
UEJL përmes programit të bursave meritore [MBS] mundëson përkrahje financiare për studentët e rinj që do të regjistrohen në vitin akademik 2022/23 në ciklin e parë të studimeve - në studime të rregullta.
Ky program ka për qëllim t’i përkrahë financiarisht studentët e ardhshëm që dëshirojnë të marrin dije profesionale dhe shkathtësi cilësore përmes vijimit të programeve studimore në UEJL.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët - shtetas të RMV-së - që kanë arritur sukses të shkëlqyeshëm gjatë shkollimit të mesëm dhe që regjistrohen si student të rregullt, në njërin nga programet e studimit (tre ose katër vjeçare), në fakultetet:
- Biznes dhe Ekonomi (FBE)
- Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore (FSHTB)
- Drejtësi (FD)
- Shkencat Shoqërore Bashkëkohore (FSHSHB)
- Gjuhë, Kulturë dhe Komunikim (FGJKK)
Bursa meritore (MBS) akordohet në fillim të studimeve në UEJL, në bazë të suksesit të arritur gjatë shkollimit të mesëm (notë mesatare 4.50 - 5.00).
Të drejtë aplikimi kanë edhe studentë që transferohen nga institucione tjera, në vit të dytë të studimeve derdiplomike.
Në varësi të notës mesatare nga shkollimi i mesëm, përcaktohet lartësia e bursës në vitin e parë të studimeve. Në kalkulimin e notës së përgjithshme mesatare, llogaritet nota mesatare për çdo vit (viti I, II, III dhe IV) pa notat e maturës shtetërore.
Kandidatët që kanë kryrer shkollimin e mesëm në shtete tjera, notat e tyre ekuivalentohen në sistemin e notimit të RMV-së.
Lartësia e bursës, sipas kategorisë:
- Grupi A = 60% e shkollimit vjetor [notë mesatare 5.00]
- Grupi B = 40% e shkollimit vjetor [notë mesatare 4.50 - 4.99]
Varësisht nga kategoria e bursës që fiton, bursisti paguan dallimin si participim në pagesë vjetore për shkollim.
Kandidati që transferohet nga institucion tjetë i arsimit të lartë, përveç notës mesatar nga shkollimi i mesëm (4.50 - 5.00), duhet të ketë notë mesatare në studime 9.0. Lartësia e bursës në vitin akademik që transferohet në UEJL, përcaktohet në bazë të notës mesatare nga shkollimi i mesëm.
FAKULTETI |
||
---|---|---|
[Grupi A]
60%
|
[Grupi B]
40%
|
|
Biznes dhe Ekonomi (BE) (i) | 1080 EUR | 720 EUR |
Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore (ShTB) (ii) | 1080 EUR | 720 EUR |
Drejtësi | 780 EUR | 520 EUR |
Shkencat Shoqërore Bashkëkohore (ShShB) | 780 EUR | 520 EUR |
Gjuhë, Kulturë dhe Komunikim (GjKK) | 780 EUR | 520 EUR |
- Në programet e studimit që ofrohen në gjuhën angleze, bursa vjetore në Grupin A është 1200 EUR, ndërsa në Grupin B është 800 EUR.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë:
- aplikacion për bursë meritore (MBS Application Form AY 2022-23);
- kopje të deftesave për kryerjen e vitit të parë, dytë, tretë dhe katërt;
- kopje të letërnjoftimit.
Studentët që bëjnë transferim, dorëzojnë edhe pasqyrën e notave nga institucioni i lartë arsimorë.
Bursa meritore ripërtrihet çdo vit akademik në bazë të performancës akademike. Me ripërtrirjen vjetore, bursistit i mundësohet që të kalojnë nga grupi B në grupin A dhe anasjelltas - elementi kompetitiv. Gjithashtu akumulimi në kohë i 60 ECTS kredive, është një tjetër kusht për bursistin që e motivon të diplomojë në kohë të paraparë për përfundimin e studimeve (graduation on time).
Kushtet për vazhdim të bursës (pas vitit të parë, të dytë apo të tretë) janë si në vijim:
- 60 ECTS kredi të fituara në fund të çdo viti akademik;
- note mesatare (kumulative) së paku 8.50 për grupin e bursës B dhe për kategorinë e bursës A notë mesatare (kumulative) së paku 9.00
Lartësia e bursës dhe kushtet për vazhdim konfirmohen në Letrën e akordimit (Scholarship Award Letter) në fillim të çdo viti akademik. Arritja akademike e bursistit rishikohet në fund të çdo viti akademik. Në bazë notës mesatare (kushtet e sipërshënuara për vazhdim të bursës), Zyra për Ndihma financiare konfirmon ripërtrirjen ose ndërprerjen e bursës për vitin e ardhshëm.
Lartësia e bursës meritore (pas vitit të parë)
Vazhdimi i bursave (përtëritja) do të bëhet pas çdo viti akademik dhe varësisht nga nota mesatare e arritur, studentit do t’i akordohet bursa e kategorisë gjegjëse.
Kategoria e bursës | Grupi A | Grupi B |
---|---|---|
Nota mesatare pas çdo viti | 9.00 | 8.50 |
Lartësia e bursës vjetore në fakultetet BE, ShTB | 1080 EUR | 720 EUR |
Lartësia e bursës në fakultetet Drejtësi, APShP dhe GjKK | 780 EUR | 520 EUR |
- Në programet e studimit që ofrohen në gjuhën angleze, bursa vjetore në Grupin A është 1200 EUR, ndërsa në Grupin B është 800 EUR.
Afatet:
Afati i parë për aplikim (I):10.05.2022 deri 17.09.2022
Intervista me kandidatët:
20.09-30.09.2022
Shpallja e rezultateve përfundimtare:
05.10.2022
Konfirmimi i bursës
(Award Letter):
10.10.2022 – 20.10.2022
Programi i bursave sociale të UEJL-së(Merit + need-based Scholarship Program) - NBS
UEJL përmes programit të bursave sociale [NBS] mundëson përkrahje financiare për studentët e rinj që do të regjistrohen në vitin akademik 2022-23 në ciklin e parë të studimeve - në studime të rregullta.
Bursa sociale (NBS) mbulon tërë periudhën e studimeve deridiplomike (3 gjegjësisht 4 vite studimi), të paraparë me program studimor që regjistron studenti. Ndahet në fillim të studimeve dhe ripërtrihet (vazhdohet) çdo vit akademik.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët - shtetas të RMV-së - që kanë arritur sukses të shkëlqyeshëm (notë mesatare 4.50 - 5.00) gjatë shkollimit të mesëm dhe që regjistrohen si student të rregullt, në njërin nga programt e studimit (tre ose katër vjeçare), në fakultetet:
- Biznes dhe Ekonomi (FBE)
- Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore (FSHTB)
- Drejtësi (FD)
- Shkencat Shoqërore Bashkëkohore (FSHSHB)
- Gjuhë, Kulturë dhe Komunikim (FGJKK)
Bursa sociale (NBS) është e vazhdueshme - ripërtrihet çdo vit akademik për tërë periudhën e studimeve deridiplomike (3 gjegjësisht 4 vite studimi), përderisa studenti arrinë të plotësojë kushtet akademike (notë mesatare të lartë gjatë studimeve).
Të drejtë aplikimi kanë edhe studentë që transferohen nga institucione tjera, në vit të dytë të studimeve derdiplomike
Do të akordohen (ndahen) gjithsej 25 bursa sociale (në nivel Universiteti);
Bursa sociale ndahet për pagesë të shkollimit në UEJL dhe mbulon 80% të pagesës vjetore, të programit studimor përkatës;
Studenti participon me 20% pagesën për shkollim (kontribut personal).
Numri i bursave sociale dhe lartësia e bursës vjetore, sipas fakultetit/programit studimor, janë të përcaktuara si në vijim:
Fakulteti |
|||
---|---|---|---|
Numri i
bursave
|
Lartësia e bursës
NBS
|
Participimi i
studentit
|
|
Biznes dhe Ekonomi (BE) (i) | 5 | 1440 EUR | 360 EUR |
Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore (CST) (ii) | 5 | 1440 EUR | 360 EUR |
Drejtësi | 5 | 1040 EUR | 260 EUR |
Shkencat Bashkëkohore Sociale (CSS) | 5 | 1040 EUR | 260 EUR |
Gjuhë, Kulturë dhe Komunikim (LCC) | 5 | 1040 EUR | 260 EUR |
- Në programet e studimit që ofrohen në gjuhën angleze, bursa vjetore është 1600 EUR, ndërsa participimi i studentit 400 EUR në vit.
Komisioni për bursa në fakultetin gjegjës do të shqyrtojë vetëm aplikacionet e kompletuara. Në plotësimin e kushteve të përgjithshme, fillimisht do të aplikohet përmbushja e kriterit meritor në bazë të notës mesatare. Kandidatët që nuk e plotësojnë këtë kusht s’kualifikohen për vlerësim të mëtejshëm.
Nevoja për ndihmë financiare (need) do të vlerësohet nga dokumentacioni i dorëzuar dhe verifikimi përkatës i të dhënave.
Për akordimin e bursave në këtë program, Komisioni gjegjës do të mbajë intervista me aplikuesit në bazë të së cilës do të bëjë vlerësim të kandidatëve në aspekt meritor dhe verifikim përkatës të nevojës për ndihmë financiare.
Komisioni përkatës do të bëjë përzgjedhjen e aplikuesve në bazë të kriterit meritor dhe nevojës për ndihmë financiare dhe do të akordojë numrin e paraparë të bursave (20% për kandidatët që studjojnë në gjuhën maqedonase) dhe lartësinë e paraparë të bursës vjetore.
Gjatë përzgjedhjes përparësi du jepet kandidatëve me nevojë të veçanta.
Kandidatët që nuk akordohen me bursë sociale (NBS), mbajnë të drejtë të akordohen me bursë meritore sipas kushteve dhe kritereve të Programit të bursave meritore (MBS) për vitin 2022-23.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë:
- aplikacion për bursë sociale (NBS Application Form AY 2022-23);
- dokumentacion përcjellës, të shënuar në formularin për aplikim.
Afati për aplikim: 17.09.2022
Dokumentacioni i paraparë për aplikim dorëzohen në Zyrën për Ndihma Financiare në Tetovë.
Bursa sociale ripërtrihet çdo fillim viti akademik me dokumentacionin përkatës. Për vazhdim të bursës sociale pas vitit të parë, të dytë apo të tretë, studenti duhet arrijë progres akademik, sipas kushteve në vijim:
- 60 ECTS kredi të fituara në fund të çdo viti akademik;
- note mesatare (kumulative) së paku 9.00.
Komponenta sociale (nevoja për ndihmë financiare) rishikohet çdo vit me dokumentacion përkatës. Lartësia e bursës dhe kushtet për vazhdim, konfirmohen në Letrën e akordimit (Scholarship Award Letter) në fillim të çdo viti akademik.
Nëse bursisti nuk arrinë sukses të dalluar akademik (notë mesatare të paktën 9.00) në fund të çdo viti akademik dhe nuk dëshmon nevojën për ndihmë finaciare, humb të drejtën për vazhdim të bursës sociale në vitin e ardhshëm akademik.
Afatet:
Afati aplikimit:
01.09.2022 – 16.09.2022
Intervista me kandidatët:
27.09.2022 – 07.10.2022
QËLLIMI I PROGRAMIT
Me programin “Punë dhe studime”, UEJL u mundëson studentëve përkrahje financiare gjatë studimeve dhe mundësi për të marrë përvojë pune. Në vitin akademik 2022/2023 nga ky program do të përfitojnë rreth 100 studentë.
KUSHTET E PËRGJITHSHME
- Studentët mund të angazhohen deri në 12 orë pune në javë dhe studentit i lejohet që gjatë studimeve të angazhohet më së shumti deri në pagesën e shkollimit për një vit akademik.
- Të drejtë aplikimi në programin “Work and study” kanë të gjithë studentët, por në përzgjedhjen e kandidatëve përparësi do të kenë studentët që kanë nevojë financiare dhe që do të dëshmojnë shkathtësi për vendin e punës.
MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT
Të interesuarit që dëshirojnë të përfitojnë nga ky program duhet të dorëzojnë:
- Aplikacion për programin "Work and study" dhe
- Dokumentacionin e nevojshëm për gjendjen sociale dhe ekonomike të studentit.
AFATI PËR APLIKIM
Nga data 01 deri 16 shtator 2022 (studentët që do të regjistrohen në vitin e parë)
Aplikacionin për programin "Punë dhe studime" mund ta shkarkoni këtu Formular për Aplikim, ose mund të merret prej te Zyra për Ndihmë Financiare (Tetovë), ndërtesa 801.
Afatet:
Afati Aplikimit:
01.12.2022 – 28.02.2023
Lehtësimi financiar vlen vetëm për studentët të cilët nuk kanë përfitime ose bursë nga programet tjera për financim, të financuara nga UEJL ose nga institucione tjera.
Lehtësimi financiar
(studenti i dytë dhe i tretë prej një familje)
Zyra për ndihma financiare е UEJL-së shpall dhe administron aplikimet për lehtësimin financiar në pagesë të shkollimit për studentin e dytë dhe të tretë të një familjeje (vetëm anëtarë të familjes së ngushtë - bërthamë).
Lehtësimi financiar aplikohet për studentë aktiv të regjistruar në UEJL në vitin akademik 2022/23 në ciklin e parë ose të dytë të studimeve.
QËLLIMI PROGRAMIT
Lehtësimi financiar në pagesë të shkollimit për dy apo më tepër studentë të një familje (vetëm anëtare të familjes së ngushtë vëlla apo motër) që studiojnë në UEJL do të bëhet sipas skemës në vijim:
Për vitin akademit 2022/23 rreth 25.000 Euro do të ndahen për këtë program.
Lartësia e lehtësimit financiar (zbritjes):
- Studenti i parë i familjes paguan 100% të shkollimit
- Studenti i dytë i familjes paguan 85% të shkollimit (15 % zbritje)
- Studenti i tretë i familjes paguan 75% të shkollimit (25% zbritje)
Kushtet e aplikimit të lehtësimit financiar:
- Të drejtë aplikimi për lehtësim financiar (zbritje nga shuma vjetore e shkollimit) kanë anëtarët e një familjeje të ngushtë të regjistruar në vitin akademik 2022/23
- Aplikuesit duhet të kenë ngarkesë financiare për vitin akademik 2022/23
- Zbritja e shkollimit aplikohet tek studenti i dytë dhe i tretë i familjes
-
Lehtësimi financiar (zbritja) nuk mundësohet:
- nëse ndonjëri nga studentët – anëtar të familjes së ngushtë - gjatë vitit akademik 2022/23 është akorduar me bursë ose ndihmë financiare nga fondet që administrohen në UEJL ose fonde tjera të jashtme
- nëse ndonjëri nga studentët – anëtar të familjes së ngushtë - është i angazhuar në programin „Work-study“.
- nëse ndonjëri nga studentët – anëtar të familjes së ngushtë - në vitin akademik 2022/23 ka ngarkesë financiare në lartësi më pak se 50 % e shumës së një semestri.
Shënim: Nëse ndonjëri nga aplikuesit ka ngarkesë financiare më tepër se 50% e shumës së një semestri por më pak se shuma e plotë për një vit akademik, atëherë i mundësohet gjysma zbritjes së paraparë.
Dokumentacioni i nevojshëm
- Formulari për aplikim
- Çertifikatë të lindjes (fotokopje), vetëm për studentët që aplikojnë për zbritje financiare për herë të pare.
Dokumentacioni i nevojshëm dorëzohet në Zyrën për Ndihmë Financiare, kampusi UEJL në Tetovë, ndërtesa nr.801.
Të gatshëm për t’ju ofruar ndihmë
Zyra për Ndihmë Financiare jep informacione dhe asistencë për studentët gjatë gjithë vitit akademik, edhe pse shumica e studentëve mendojnë për ndihmë financiare vetëm një herë në vit.
Hapur, ora 8:00 deri 16:00 (e Hënë deri të Premten)
financialaid@seeu.edu.mk
P: +389 (044) 356 044