COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

PROGRAMI PËR KOMPLETIM AKADEMIK

Duke pasur paraszsh përvojën në jetë, punë dhe karrierë për kompletimin e programit akademik

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) ka zhvillim të dukshëm, si në aspektin e zhvillimit programeve akademike, ashtu dhe ofertës, organizimit operacional dhe pozicionimit në shoqëri. Pas një periudhe të rritjes konstante dhe të ndjeshme të numrit të studentëve jemi në periudhën e një numri mjaft të qëndrueshëm të studentëve të regjistruar. Kjo ofron një mundësi për përmirësimin e performancës institucionale në shumë fusha të identifikuara me potencial për të ardhmen e institucionit. Përveç cilësisë, shumëllojshmërisë së ofertës akademike, zhvillimit dhe mbështetjes në karrierë dhe disa drejtimeve të tjera, është evidentuar se ka një numër të konsiderueshëm studentësh aktualë dhe të mëparshëm të regjistruar, që nuk i kanë përfunduar/kompletuar studimet e tyre. Ky program synon të ofrojë strukturë dhe procedura institucionale për të mbështetur marrjen e gradës akademike të kësaj kategorie studentësh.

Proceset janë në përputhje me rregulloret dhe procedurat ekzistuese të Universitetit të EJL-së. Studenti duhet të kërkojë të që rasti i tij/saj të shqyrtohet sipas programit për kompletim akademik. Kjo praktikisht do të thotë që studenti duhet të plotësojë një formular kërkese (R03) dhe ta dorëzojë atë në fakultetin përkatës.

Këshilltari studentor dhe dekani/prodekani, do të plotësojnë më tej formularët e nevojshëm dhe do të ofrojnë udhërrëfyes akademik për studentin.

Ju lutemi kontaktoni adminisitratën e fakultetit tuaj për inicim të kompletimit akademik.

Google+