Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Instituti "Max van der Stoel"

Instituti “Maks van der Shtul” (Max van der Stoel-MVDSI), është institut shkencor, i cili funksionon në kuadër të Universitetit të Evropës Juglindore. Puna e tij përqendrohet në fushat ndërdisiplinore të informacionit dhe teknologjive të komunikimit, shkencave sociale dhe ekonomisë. 

I themeluar në mars të vitit 2012, si njësi shkencore-akademike e universitetit, Instituti Shkencor “Maks van der Shtul” u emërua sipas ish-komisionerit të lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare Max van der Stoel (1924-2011), i cili dikur ishte shumë aktiv në rajon me përpjekjet e tij diplomatike për parandalimin e konflikteve dhe si njëri nga iniciatorët kryesorë për themelimin e Universitetit të Evropës Juglindore.

Aktiviteti kryesor i Institutit është hulumtimi (zhvillimi dhe implementimi i projekteve hulumtuese). Instituti përfshin këto grupe hulumtuese: Grupi i Sistemeve të Shpërndara dhe të Dhënave Shkencore (Distributed Systems and Data Science Group -DSG), Grupi i Shkencave Shoqërore (Social Sciences Group -SSG) dhe Grupi i Mjedisit Jetësor dhe Shëndetit (Environment and Health Group -EHG).

Për më shumë informata: https://mvdsi.seeu.edu.mk

Google+