COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Buletini nr. 36

  • Në UEJL hapet ekspozitë me punimet një semestrale të studentëve të Arkitekturës dhe Dizajnit

    Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, sot (12 shkurt 2021), e shpalli të hapur Ekspozitën me punimet e studentëve të Arkitekturës dhe Dizajnit. Është hera e parë që në Maqedoninë e Veriut organizohet ekspozitë me punime të studentëve të këtij drejtimi që në semestrin e parë.

  • Zyrtarisht hapet Qendra Rinore për Resurse – Projekt që implementohet nga UEJL

    Me një ceremoni rasti, sot (18.02.2021), në Gostivar zyrtarisht u shpall e hapur Qendra Rinore për Resurse. Hapja e kësaj qendre mbështet përmes projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), i kofinancuar edhe nga Komuna e Gostivarit. Projekti implementohet nga Universiteti i Evropës Juglindore.

  • Universiteti i Evropës Juglindore i dyti në Maqedoninë e Veriut sipas Webometrics

    Ueb faqja e njohur ndërkombëtare Weometrics, në listën e fundit të publikuar në fund të muajit janar, Universitetin e Evropës Juglindore e ka renditur në vendin e dytë, në mesin e universiteteve më të mira në Maqedoninë e Veriut, menjëherë pas Universitetit të Shkupit “Shën Cirili dhe Metodi”. Performanca akademike dhe shkencore e UEJL-së po dëshmohet edhe në rang rajonal, ku është renditur i treti menjëherë pas Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Prishtinës dhe i pari nga të gjitha universitetet shqiptare me status të ngjashëm dhe atyre private.

  • Thellohet bashkëpunimi mes UEJL-it dhe Ambasadës Italiane

    Një delegacion i Ambasadës së Italisë në Maqedoninë e Veriut, i udhëhequr nga Ambasadori i ri SH.T. Andrea Silvestri, e vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Delegacioni u takua me Rektorin, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe me Prorektoren për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Hulumtime, Prof. Dr. Besa Arifi.

  • UEJL dhuron mjete shkollore për Gjimnazin e Gostivarit dhe Qendrën Edukative Korrigjuese të Tetovës

    Në kuadër të misionit të tij dhe përgjegjësisë shoqërore Universiteti i Evropës Juglindore, ka dhuruar mjete shkollore për Qendrën Edukative Korrigjuese – Tetovë dhe Shkollën e Mesme Komunale “Gostivar”, në Gostivar.

Google+