Lajmet e fundit
-
Vizita e delegacionit të Western Carolina University (SHBA) në UEJL
1 korrik 2026Sot, në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) qëndroi për vizitë zyrtare një delegacion nga Western Carolina University (WCU) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zgjerimit të partneriteteve akademike. Delegacioni i lartë u prit nga Prof. Dr. Veland Ramadani, Prorektor për Hulumtime, Planifikim dhe Ndërmarrësi, i shoqëruar nga dekanët e fakulteteve dhe drejtuesit e instituteve të UEJL-së.
-
Fakulteti i Shkencave Teknike në UEJL hapi Ekspozitën XII të Projekteve Studentore në Arkitekturë dhe Dizajn
26 qershor 2026Në Universitetin e Evropës Juglindore, në praninë e studentëve, familjarëve të tyre, stafit dhe mysafirëve të shumtë, u hap sot Ekspozita e XII-të e Projekteve Studentore, e organizuar nga Fakulteti i Shkencave Teknike, ku u prezantuan punimet dhe projektet më të mira të studentëve të programeve studimore Arkitekturë dhe Dizajn dhe Dizajn i Brendshëm.
-
Delegacioni i Universitetit Mid Sweden viziton UEJL-në: Diskutohen programe të përbashkëta studimi dhe mundësi të reja mobiliteti
24 qershor 2026Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) priti delegacionin nga Mid Sweden University (MIUN), Suedi, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit akademik dhe aktiviteteve të aleancës evropiane ChallengeEU.
-
Biblioteka "Maks van der Shtul" në Simpoziumin Ndërkombëtar në Oslo
24 qershor 2026Përfaqësues të Universitetit të Evropës Juglindore morën pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar "Ndërtimi i kapaciteteve në bibliotekarinë digjitale dhe shkencën e hapur", të mbajtur në Kristiania University College of Applied Sciences, Oslo, Norvegji, në kuadër të projektit Erasmus+ KA210 – "Fuqizimi i profesionistëve të informacionit përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të kompetencave digjitale".
-
Në UEJL u promovua projekti ndërkufitar “Green Schools Initiative”
19 qershor 2026Sot, në në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), u mbajt ceremonia e fillimit të projektit “Green Schools Initiative (GSI) – Enhancing Energy Efficiency, Renewable Heating, and Sustainability in Education”, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit IPA III për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë – Maqedonia e Veriut.
-
Delegacioni i Universitetit të Shkencave të Aplikuara dhe Arteve të Zvicrës Veriperëndimore (FHNW) e vizitoi UEJL-në
16 qershor 2026Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) mirëpriti një delegacion nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara dhe Arteve të Zvicrës Veriperëndimore, FHNW (University of Applied Sciences and Arts Northwestern Switzerland), i udhëhequr nga Presidenti (Rektori), Prof. Dr. Crispino Bergamaschi.
-
UEJL renditet i treti në Maqedoninë e Veriut sipas ndikimit shkencor
16 qershor 2026Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) është renditur i treti në Maqedoninë e Veriut dhe i 33-ti në Ballkan sipas rangimit më të ri Academic Ranking of Balkan Universities (ARBU).
-
Nënshkruhet Memorandum Trepalësh për Ekonomi Qarkulluese – UEJL, Komuna e Tetovës dhe Saubermacher forcojnë bashkëpunimin për mjedisin
15 qershor 2026Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i Universiteti i Evropës Juglindore, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe nga përfaqësuesit e Saubermacher, Arsim Fidani dhe Vullnet Sela.
-
Inovacioni, Ndërmarrësia dhe Konkurrueshmëria Digjitale në fokus të ISCBE 2026 në Valenci
12 qershor 2026Konferenca e 9-të Shkencore Ndërkombëtare për Biznes dhe Ekonomi (ISCBE 2026), e zhvilluar nën temën “Ekonomitë e Gatshme për të Ardhmen: Inovacioni, Ndërmarrësia dhe Konkurrueshmëria Digjitale”, u mbajt nga data 11 deri më 12 qershor 2026 në Universitetin Evropian të Valencias, Spanjë. Konferenca u organizua nga Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), duke bërë bashkë akademikë, studiues dhe profesionistë nga mbarë bota për të diskutuar mbi të ardhmen e biznesit, inovacionit dhe transformimit digjital.
-
UEJL shkëlqen në Tiranë: Fakulteti i Drejtësisë rrëmben vendin e tretë në “University Law Competition 2026”
9 qershor 2026Sot, në ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimeve në Tiranë, Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) pranoi shpërblimin për vendin e tretë të fituar në garat mbarëkombëtare të gjykimit të simuluar “University Law Competition 2026”, duke u renditur kështu në mesin e tre skuadrave më të mira të këtij kompeticioni prestigjioz juridik.
-
UEJL në Samitin Evropian EDIH 2026 në Bruksel
9 qershor 2026Bruksel, 9–10 qershor 2026 — Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) po merr pjesë në Samitin EDIH 2026: "Forcimi i Ekosistemit të Inovacionit të Inteligjencës Artificiale (IA)", i cili po mbahet në Qendrën e Konventave "The SQUARE" në Bruksel, si pjesë e Qendrës Evropiane të Inovacionit Digjital "DigitMak" (EDIH). UEJL-ja përfaqësohet nga Prof. Dr. Florije Ismaili, Prof. Dr. Blerta Abazi Çaushi dhe Prof. Dr. Agron Çaushi.
-
Gjenerata e 22-të e UEJL-së festoi suksesin në Ceremoninë e Absolventëve
7 qershor 2026Universiteti i Evropës Juglindore organizoi të shtunën (6 qershor 2026) Ceremoninë solemne të Absolventëve të Gjeneratës së 22-të, një ngjarje tradicionale që mblodhi studentë, familjarë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, partnerë, ish-rektorë dhe mysafirë të shumtë.
-
UEJL promovoi platformën vetanake të inteligjencës artificiale AI@SEEU
21 maj 2026Universiteti i Evropës Juglindore, sot organizoi promovimin e platformës vetanake të inteligjencës artificiale AI@SEEU.
-
Delegacioni i INOVA-s vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore dhe TechPark-un
21 maj 2026Universiteti i Evropës Juglindore mirëpriti një delegacion nga Agjencia për Inovacione, Zhvillim Shkencor-Teknologjik dhe Ndërmarrësi (INOVA), i cili realizoi një vizitë zyrtare pune në kampusin e universitetit dhe në hapësirat e TechPark-ut.
-
UEJL konfirmohet si universiteti më i vlerësuar nga Maqedonia e Veriut në Times Higher Education Impact Rankings 2025
19 maj 2026Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) vazhdon të forcojë profilin e tij ndërkombëtar, duke u renditur si universiteti më i vlerësuar nga Maqedonia e Veriut në Times Higher Education Impact Rankings 2025, një nga rangimet më të rëndësishme globale që vlerëson kontributin e universiteteve ndaj Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.
-
Fakulteti i Drejtësisë i UEJL-së në top tre skuadrat më të mira në Garat Mbarëkombëtare të Gjykimit të Simuluar në Tiranë
18 maj 2026Skuadra e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), e përbërë nga studentet e vitit të katërt Flutura Xhemaili, Amina Ademi dhe Remzije Abazi, nën udhëheqjen dhe mentorimin e Prof. Dr. Vedije Ratkocerit, ka arritur të fitojë vendin e tretë në garat mbarëkombëtare të gjykimit të simuluar “University Law Competition 2026”, të mbajtura më 16 dhe 17 maj në Tiranë.
-
Profesori amerikan Jim Lofton vizitoi UEJL-në
13 maj 2026Universiteti i Evropës Juglindore mirëpriti në vizitë profesorin amerikan Jim Lofton nga Washington and Lee University, një personalitet me përvojë të gjatë në sistemin juridik federal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
-
UEJL merr pjesë në Konferencën e Parë Vjetore të Aleancës ChallengeEU në Poloni: "Bridging Regions – Connecting Universities"
12 maj 2026Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) mori pjesë në Konferencën e Parë Vjetore të Aleancës ChallengeEU, e cila u mbajt më 6–7 maj 2026 në Universitetin e Warmia-s dhe Mazury-t në Olsztyn, Poloni. Konferenca bëri bashkë përfaqësues nga universitetet partnere, kërkues shkencorë, staf akademik, studentë dhe palë të interesit nga mbarë Evropa, nën moton “Bridging Regions – Connecting Universities” (Ura mes rajoneve – Lidhja e universiteteve).
-
UEJL organizoi prezantim për mundësitë e karrierës në NATO
7 maj 2026Universiteti i Evropës Juglindore mirëpriti dy përfaqësues nga Selia e NATO-s në Bruksel, Blagoj Delipetrov dhe Dorka Balla–Johnson, në një sesion informues me temë “Mundësitë e Karrierës në NATO”. Qëllimi i ngjarjes ishte informimi i studentëve dhe stafit akademik mbi mundësitë e shumta të karrierës në organizatën më të madhe ushtarako-politike në botë.
-
UEJL nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale
7 maj 2026Memorandumi synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunitetit akademik dhe komunave, përmes lidhjes së ekspertizës universitare me nevojat reale të zhvillimit lokal.