Lajmet e fundit
-
U mbajt tryezë e rrumbullakët për reklamimin politik me pagesë në internet gjatë fushatave zgjedhore
29 janar 2025Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, në bashkëpunim me Fondacionin Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES), organizoi sot (29 janar 2025), në Universitetin e Evropës Juglindore tryezën e rrumbullakët me temë "Reklamimi politik me pagesë në portalet e internetit gjatë fushatave zgjedhore".
-
UEJL dhe Fondacioni Maarif Diskutojnë Mundësitë për Bashkëpunim
27 janar 2025Sot, në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), u zhvillua një takim midis Rektorit të UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe përfaqësuesit të Fondacionit Maarif në Maqedoninë e Veriut, z. Osman Demirgyl, i shoqëruar nga përfaqësues të Shkollës Ndërkombëtare “Maarif” në Tetovë.
-
UEJL përmbyll vitin me risi dhe suksese – Konferenca për media e Rektorit Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti
20 dhjetor 2024Tetovë, 20 dhjetor 2024 – Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, mbajti sot konferencën tradicionale për media në përmbyllje të vitit, duke ndarë arritjet kryesore të universitetit dhe planet për të ardhmen.
-
Agron Muharemi zgjidhet kryetar i ri i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor të UEJL-së
19 dhjetor 2024Anëtarët e Parlamentit Studentor, në mbledhjen e parë, me përbërjen e re, të mbajtur të enjten (19 dhjetor 2024), në UEJL Tetovë, votuan që Agron Muharemi të jetë kryetar i ri dhe Driant Rashidi nënkryetar i këtij asociacioni.
-
Takim mes Universitetit të Evropës Juglindore dhe Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”
18 dhjetor 2024Mundësia e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, ishte tema kryesore e takimit që Rektorit i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti e realizoi të martën (17 dhjetor 2024), me një delegacion të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, të udhëhequr nga Zëvendësrektori për Kërkimin Shkencor, Prof. Dr. Skënder Topi.
-
Ambasadorja e SHBA-së Angela P. Aggeler viziton UEJL-në, dialog me studentët mbi arsimin dhe sfidat globale
17 dhjetor 2024Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Sh.S. Angela P. Aggeler, sot (17.12.2024), mbajti një ligjëratë për studentët e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të përpjekjeve për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet SHBA-ve dhe të rinjve në vend.
-
Në Universitetin e Evropës Juglindore u hap “700 Accelerator Hub”
13 dhjetor 2024Sot, në Universitetin e Evropës Juglindore (SEEU) në Tetovë, u mbajt ceremonia e hapjes së "700 Accelerator Hub", një projekt që synon nxitjen e inovacionit dhe zhvillimit ekonomik në rajon. Ngjarja mblodhi figura të rëndësishme nga akademia, politika dhe sektori privat.
-
Akademik Taki Fiti mbajti ligjëratë për studentët e UEJL-së
13 dhjetor 2024Në organizim të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, sot (13 dhjetor 2024), ligjëratë për studentët mbajti akademiku i mirënjohur në sferën e ekonomisë, Taki Fiti, me temë: “Nobelistët e ekonomisë 1969-2024, me theks nobelistët e fundit, Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson. Në ligjëratë, ishte i pranishëm edhe kryetari i ASHAM-it, Zhivko Popov dhe akademikë të tjerë.
-
U mbajt panel diskutim për Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
11 dhjetor 2024Më 10 dhjetor 2024, në Kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore (SEEU) në Shkup, u mbajt një diskutim panel me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Ngjarja mblodhi akademikë të shquar, përfaqësues institucionalë dhe ekspertë për të diskutuar mbi rëndësinë e të drejtave të njeriut nga perspektiva ligjore dhe praktike.
-
QS Global Rankings 2025: UEJL - universiteti më i mirë shqipfolës dhe i treti në Maqedoninë e Veriut
10 dhjetor 2024Universiteti i Evropës Juglindore(UEJL), është i renditur i treti në Maqedoninë e Veriut në listën më të fundit globale të rangimit të universiteteve për vitin 2025, të publikuar nga Instituti “Kvakareli Simons”- QS, në të cilën janë përfshirë edhe tre universitete të tjerë nga Maqedonia e Veriut.
-
Arkitekti Gëzim Paçarizi ligjëron për studentët e Universitetit të Evropës Juglindore
28 nëntor 2024Studentët e Universitetit të Evropës Juglindore patën kënaqësinë të marrin pjesë në një ligjëratë frymëzuese të mbajtur nga arkitekti i njohur ndërkombëtarisht, Gëzim Paçarizi, themelues i Paçarizi Studio. Ligjërata, e cila u zhvillua të enjten (28 nëntor 2024), u përqendrua në temën “Ideja Arkitektonike”, duke i ofruar studentëve një pasqyrë të thellë mbi procesin krijues që qëndron pas ndërtimit të projekteve arkitekturore.
-
Stabiliteti Ekonomik në Fokus: Ekspertët Diskutojnë për Reforma Fiskale në Maqedoninë e Veriut
22 nëntor 2024“Politikat fiskale në udhëkryq: Rruga drejt stabilitetit dhe financa publike të qëndrueshme” ishte tema e debatit të mbajtur të premten (22 nëntor), në Shkup, i organizuar nga Këshilli Fiskal i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Institutin Finance Think.
-
UEJL festoi 23 vjetorin e themelimit
21 nëntor 2024Universiteti i Evropës Juglindore, në praninë e korit diplomatik, përfaqësuesve të pushtetit vendor rektorëve të universiteteve publike, bordeve të akreditimit, stafit dhe studentëve, sot (21 nëntor 2024), shënoi 23 vjetorin e themelimit.
-
U mbajt turneu tradicional “Memoriali Arbën Xhaferi”
20 nëntor 2024Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 23 vjetorit të themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore, sot (e martë, 19.11.2024) nën organizim të Departamentit të Sportit dhe Parlamentit dhe Asociacionit Studentor të UEJL në sallën e sportit të shkollës së mesme të mjekësisë u mbajt turneu tradicional në Futsal „MEMORIALI ARBËN XHAFERI“.
-
Rektori Bexheti: Përvoja e UEJL-së në Fokus në Konferencën për Reformat në Arsimin e Lartë
18 nëntor 2024Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot (18 nëntor 2024), mori pjesë si panelist në Konferencën e organizuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit "Kirili dhe Metodi" në Shkup. Tema qendrore e konferencës ishte "Reformat në arsimin e lartë – qasje interdisiplinare".
-
Fakulteti Juridik promovoi Doracakun e ri për procedurën penale në gjuhën shqipe
15 nëntor 2024Më 14 nëntor 2024, Fakulteti Juridik i Universitetit të Evropës Juglindore organizoi promovimin e librit “Format e shkresave sipas Ligjit mbi Procedurën Penale, Ligjit për Bashkëpunim Ndërkombëtar nga Materja Penale, Ligjit për Drejtësi për Fëmijët dhe Ligjit për Kundravajtje”.
-
Takim me Stafin e Universitetit të Evropës Juglindore në Kuadër të Programit IVLP
8 nëntor 2024Përgjegjësi për Programin IVLP (The International Visitor Leadership Program), Danial Orange, i shoqëruar nga Gazmend Iljazi, koordinator i Këmbimit dhe Alumnit në Ambasadën e SHBA-ve, zhvilluan sot (8 nëntor 2024) një takim me anëtarë të stafit të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) që kanë qenë përfitues të mundësive të ndryshme të ofruara nga Ambasada e SHBA-ve.
-
Promovohet opusi i veprimtarisë letrare të Fahri Musliut publicisit të njohur shqiptar në Beograd
29 tetor 2024Gazetari dhe publicisti i njohur shqiptar në Beograd, Fahri Musliu, sot në Bibliotekën Universitare “Maks van der Shtul”, promovoi opusin e krijimtarisë së tij letrare.
-
U mbajt diskutim Town Hall për shkrim leximin mediatik
28 tetor 2024Në organizim të Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkohore, sot (28.10.2024) u mbajt diskutim Town Hall, me temë boshte shkrim – leximi mediatik.
-
Tribunë për ndërgjegjësimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit
17 tetor 2024Fakulteti i Shkencave Shëndetësore i mbështetur nga Klubi Rotarian i Tetovës, në kuadër të muajit ndërkombëtar të parandalimit të kancerit të gjirit, sot (17.10.2024), organizoi tribunën me temë: “Preventiva dhe ndërgjegjësimi ndaj kancerit të gjirit”.