Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL dhe UShAF konkretizojnë bashkëpunimin akademik

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) po forcon rolin e tij si një institucion lider në bashkëpunimin ndëruniversitar në rajon.

Një delegacion i lartë nga UEJL vizitoi sot Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar mes dy institucioneve.

Delegacioni i UEJL, i përbërë nga Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, Prof. Dr. Florije Ismaili, Doc. Mr. Rakib Amdiu dhe Prof. Dr. Mentor Hamiti, diskutoi me drejtuesit e UShAF për hapa konkretë të bashkëpunimit në fusha kyçe si: mobiliteti i studentëve dhe stafit, projekte të përbashkëta kërkimore, angazhimi i përbashkët në mësimdhënie dhe mbikëqyrje akademike, si dhe zhvillimi i programeve të përbashkëta studimore.

UEJL dhe UShAF synojnë që përmes kësaj marrëveshjeje të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë në të ty vendet, por edhe dhe më gjerë në rajon.

Google+