COVID-19 Information

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Biblioteka “Max van der Stoel”

Biblioteka “Maks van der Shtul” është bibliotekë institucionale që shërben për qëllime studimore dhe arsimore në Universitetin e Evropës Juglindore. Biblioteka qendrore është e vendosur në lokacion të përshtatshëm në ndërtesën 702, në kampusin e UEJL-së në Tetovë dhe është emëruar sipas marrësit të parë të Doktoratës së Nderit,  ish-komisionerit të lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare - Maks van der Shtul.

Ishte vizioni i tij themelimi i Universitetit, i cili edhe tani vazhdon me punë. Brenda UEJL-së ka edhe degë të bibliotekës në fakultete dhe në kampusin e UEJL-së në Shkup. Përdoruesit e bibliotekës kanë qasje në koleksionin e bibliotekës, online databazat, burimet elektronike dhe kompjuterët me qasje në internet, si dhe sallat e leximit, që i plotësojnë kërkesat dhe nevojat e çdo studenti. Biblioteka “Maks van der Shtul” është e hapur edhe për komunitetin gjithashtu.  

Orari i punës
08:00-21:00 E hënë- E premte
10:00-14:00 E shtunë

Max van der Stoel - Biblioteka
Universiteti i Evropës Juglindore
Tel: +389 44 356 205
email: library@seeu.edu.mk
Ueb faqja: https://library.seeu.edu.mk/

Google+