COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Apliko!

Kushtet dhe kriteret e pranimit dhe regjistrimit

Pranimi i studentëve në Universitetin e Evropës Juglindore bëhet në bazë të konkursit të aprovuar nga Senati i Universitetit, i cili shpallet çdo vit, në ueb faqen e Universitetit dhe në shtypin ditor.


STUDIME DERIDIPLOMIKE
Aplikoni Online për Studime Deridiplomike
Programet Deridiplomike
 

Në ciklin e parë të studimeve akademike mund të regjitrohen kandidatët të cilët e kanë kaluar maturën shtetërore apo maturën ndërkombëtare apo të cilët e kanë mbaruar arsimin e mesëm katërvjeçar sipas rregullave në fuqi para vendosjes së maturës shtetërore dhe kandidatët, shtetas të huaj që kanë mbaruar arsimin e mesëm adekuat jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm katërvjeçar ose arsimin gjegjës me të para vitit 2008, kanë të drejtë të regjistrohen vetëm në bazë të suksesit të shkollës së mesme.

Kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm katërvjeçar ose arsimin gjegjës me të jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, kanë të drejtë të regjistrohen, vetëm në bazë të suksesit të shkollës së mesme.

Shënim: NOSTRIFIKIMI I DIPLOMËS

Kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm katërvjeçar ose arsimin gjegjës me të jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas Ligjit për arsim të lartë, janë të detyruar që na afat prej një viti të bëjnë nostrifikimin e diplomës së shkollës së mesme në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut , ku do të kenë edhe ndihmën e Shërbimit studentor të universitetit.

Klikoni linkun për procedurën e nostrifikimit të diplomës: KËTU!

Të gjithë kandidatët do t’i nënshtrohen testimit për shkallën e njohjes së gjuhës angleze. Ky testim nuk ka karakter eliminues, por nevojitet për ta përcaktuar nivelin e njohjes së gjuhës angleze, me qëllim për të siguruar përmirësimin e duhur të të njëjtës. Kandidatët do të njoftohen në kohë për datat e testimit.

Për programet me mësim në gjuhën angleze, kriteret minimale janë: Niveli B1 (përdorues i pavarur) në bazë të Kornizës evropiane për njohjen e gjuhëve (CEFR) të dëshmuar me certifikatë të njohur ndërkombëtarisht ose rezultat ekuivalent në testin institucional për njohje të gjuhës angleze organizuar nga Qendra e gjuhëve e UEJL. Kandidatët njoftohen në kohë për datat e testimit.

Vlerësimi i suksesit nga shkolla e mesme dhe matura shtetërore bëhet me anë të pikëve dhe atë 80% nga suksesi në katër vitet e shkollimit të mesëm dhe 20% nga matura shtetërore. Në bazë të këtyre pikëve bëhet rangimi i kandidatëve.

Të gjithë kandidatët të cilët aplikojnë në vitin akademik duhët ta dorëzojnë dokumentacionin e poshtëpërmendur:

  1. Formulari i plotësuar Online https://apply.seeu.edu.mk/
  2. Fletëpagesën në shumë prej 1500 MKD (25 Euro)

    Detaje për pagesën në denar:
    Pranuesi:
    UEJL
    Emri i bankes:
    STOPANSKA BANKA
    Zhiro llogaria:
    200-0008775390-10
    Detaje për pagesën në Euro:
    Pranuesi:
    UEJL
    Emri i bankes:
    STOPANSKA BANKA
    Bank address:
    Bul. M.Tito bb, Tetovo 1200, Republic of North Macedonia
    Zhiro llogaria:
    0009009090
    IBAN:
    MK07200000900909026
    SWIFT
    STOBMK2X
  3. Biografia e shkurtër/letër motivimi e cila do të përmbajë më së paku 500 fjalë. Në këtë ese duhet të përmenden arsyet pse studenti aplikon në Universitetin e EJL.
  4. Dëftesat origjinale ose kopje të noterizura për të gjitha vitet e shkollës së mesme (nëse shkolla e mesme është e kryer sipas modelit 9+3, kandidatët duhet të dorëzojnë edhe dëftesën e klasës së 9-të).
  5. Diploma origjinale ose kopje e noterizuar për mbarim të shkollës së mesme me rezultatet nga matura shtetërore.
  6. Çertifikatë e lindjes
  7. Fotokopje e letërnjoftimit ose e pasaportës
SHËNIM

Kandidatët të cilët aplikojnë për transferim në UEJL përveç dokumenteve të lartshënuara duhet të dorëzojnë edhe certifikatë të notave nga institucioni i mëparshëm i arsimit të lartë.

STUDIME TË MAGJISTRATURËS (Master)
Apliko Online për Studime të Magjistraturës
Programet e Magjistraturës
 

Të drejtë regjistrimi në studimet e ciklit të dytë (pasdiplomike), sipas modelit 3+2 (dyvjeçare, 120 ECTS) kanë kandidatët që kanë diplomë (të nostrifikuar) universiteti (të ciklit të parë), diplomë gjegjëse nga studimet trevjeçare (180 ECTS kredi) ose katërvjeçare (240 ECTS).

Të drejtë regjistrimi në studime e ciklit të dytë (pasdiplomike), sipas modelit 4+1 (dysemestrale, 60 ECTS), kanë kandidatët që kanë diplomë (të nostrifikuar) universiteti (të ciklit të parë), diplomë gjegjëse nga studimet katërvjeçare (240 ECTS kredi).

Të drejtë regjistrimi në studimet profesionale (dysemestrale, 60 ECTS), kanë kandidatët që kanë diplomë (të nostrifikuar) universiteti (të ciklit të parë), diplomë gjegjëse nga studimet katërvjeçare (240 ECTS kredi).

Lëndët do të jenë të rregullta ose modulare sipas sistemit: 50% nga planprogrami mësimor i fakultetit përkatës do të ofrohet në formë të rregullt, ndërsa pjesa tjetër e programit do të mund të kryhet me studime të pavarura (të udhëzuara nga mësimdhënësit). Lëndët e rregullta do të ofrohen në çdo të dytën javë, edhe atë të enjten dhe të premten pas orës 16:00 dhe të shtunën nga ora 8:00, me qëllim që t’u përshtaten edhe kandidatëve që janë në marrëdhënie të rregullt pune. Për lëndët modulare (me profesorë të huaj), ligjëratat do të jenë intensive.

Përparësi do të kenë studentët të cilët gjatë studimeve të ciklit të parë kanë arritur notën mesatare 8.00 e më lartë.

Në qoftë se në programin përkatës studimor nuk paraqitet numër i mjaftueshëm i kandidatëve, atëherë programi mund të ofrohet me sistem mentorimi apo me ligjërata një herë në muaj.

Në rastin kur kandidati e ka mbaruar ciklin e parë të studimeve në një lëmi që nuk është adekuate me programin studimor në të cilin konkurron, atëherë komisioni i fakultetit përkatës do t’i caktojë kushtet për kriteret plotësuese me qëllim të plotësimit të diturive paraprake për t’u regjistruar në programin e ri studimor të ciklit të dytë.

Shënim: NOSTRIFIKIMI I DIPLOMËS

Kandidatët që kanë diplomuar në universitetet jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas Ligjit për arsim të lartë, janë të detyruar ta bëjnë nostrifikimin e diplomës (të ciklit të parë) në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së RM, ku do të kenë edhe ndihmën e Shërbimit studentor të Universitetit. Afati për dorëzimin e vendimit të nostrifikimit të diplomës është si vijon: për aplikantët në programet studimore sipas modelit 3+2 afati është një vit, për aplikantët në programet studimore sipas modelit 4+1 dhe në studimet profesionale, afati është gjashtë muaj.
Me rëndësi: Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut nostrifikon vetëm diplomë të fituar nga program i akredituar.

Klikoni linkun për procedurën e nostrifikimit të diplomës: KËTU!


Të gjitha programet studimore të ciklit të dytë (pasdiplomike)ofrohen në gjuhën shqipe, në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën angleze. Megjithatë, pa marrë parasysh gjuhën e programit, Universiteti ka të drejtë të ofrojë një pjesë ligjëratash apo lëndësh në gjuhën angleze, prandaj njohja e gjuhës shqipe, maqedonase dhe angleze është e nevojshme, kurse njohja e së paku dy nga këto gjuhë të përmendura në nivel akademik, është e domosdoshme.

Për programet me mësim në gjuhën angleze, kriteret minimale janë: Niveli B1 (përdorues i pavarur) në bazë të Kornizës evropiane për njohjen e gjuhëve (CEFR) të dëshmuar me çertifikatë të njohur ndërkombëtarisht ose rezultat ekuivalent në testin institucional për njohje të gjuhës angleze organizuar nga Qendra e gjuhëve, UEJL. Kandidatët do të njoftohen në kohë për datat e testimit.

Të gjithë kandidatët të cilët aplikojnë në vitin akademik duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e poshtëshënuar:

  1. Formulari i plotësuar online https://apply.seeu.edu.mk/?type=sao02
  2. Fletëpagesën në shumë prej 1500 MKD (25 Euro)

    Detaje për pagesën në denar:
    Pranuesi:
    UEJL
    Emri i bankes:
    STOPANSKA BANKA
    Zhiro llogaria:
    200-0008775390-10
    Detaje për pagesën në Euro:
    Pranuesi:
    UEJL
    Emri i bankes:
    STOPANSKA BANKA
    Bank address:
    Bul. M.Tito bb, Tetovo 1200, Republic of North Macedonia
    Zhiro llogaria:
    0009009090
    IBAN:
    MK07200000900909026
    SWIFT
    STOBMK2X
  3. Biografia e shkurtër/letër motivimi e cila do të përmbajë më së paku 500 fjalë. Në këtë ese duhet të përmenden arsyet pse studenti aplikon në Universitetin e EJL.
  4. Diploma origjinale universitare (e nostrifikuar) dhe të gjitha transkriptet origjinale (diploma shtesë, nëse ka) nga cikli i parë i studimeve ose kopje të noterizuara.
  5. Çertifikatë e lindjes
  6. Fotokopje e letërnjoftimit ose e pasaportës.
SHËNIM

Kandidatët të cilët aplikojnë për transfer në UEJL, përveç dokumenteve të lartshënuara duhet të dorëzojnë edhe çertifikatë të notave nga institucioni i mëparshëm i arsimit të lartë.

STUDIME TË DOKTORATËS
Apliko Onkine për Studimet të Doktoratës
Programet e Doktoratës
 

Të drejtë regjistrimi kanë kandidatët që kanë akumuluar minimum 300 ECTS dhe që janë nga lëmi përkatës, që kanë publikuar punime shkencore dhe që kanë njohje adekuate të gjuhëve të huaja.

Në rastin kur aplikanti ka përfunduar ciklin parë apo ciklin e dytë në një lëmi që nuk është adekuate me fushën në të cilën paraqitet për marrjen e titullit shkencor të ciklit të tretë në të cilin konkurron, atëherë për kushtet eventuale plotësuese të përshtatjes së njohurive paraprake për regjistrim në programin studimor, do të vendosë komisioni i formuar nga fakulteti përkatës.

Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet nën pikën 1 dhe 2, në rast të numrit më të madh të kandidatëve të paraparë me konkurs, do të radhiten sipas kritereve në vijim:

  • 30% nga nota mesatare (sipas metodës së ponderimit të shpallur në Rregulloren për regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2021/2022);
  • 20% nga publikimet shkencore
  • 20% nga njohja e gjuhëve;
  • 30% nga marrja e kandidatëve në intervistë;

Nota mesatare për kandidatët që ciklin e parë dhe të dytë të studimeve e kanë kryer në universitete në vend, do të vlerësohet sipas rangimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqdonisë së Veriut. Pesë universitetet e para do të marrin 100% të pikëve, ndërsa secili universitet në vijim do rangohet me - 5%.

Nota mesatare për kandidatët që ciklin e parë dhe të dytë të studimeve e kanë kryer në universitete nga vendet e rajonit do të vlerësohet si vijon:
- universitetet shtetërore marrin 100% të pikëve nga suksesi;
- universitetet private marrin 80% të pikëve nga suksesi;

Nota mesatare për kandidatët që ciklin e parë dhe të dytë të studimeve e kanë kryer në universitete të ranguara lartë, në fusha përkatëse, sipas rangimit të Universitetit të Shangait, do të vlerësohet paraprakisht nga Këshilli i Shkollës së Doktoratës.

Shënim: NOSTRIFIKIMI I DIPLOMËS

Kandidatët që janë diplomuar në universitetet jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas Ligjit për arsim të lartë, janë të detyruar që na afat prej një viti të bëjnë nostrifikimin e diplomës (të ciklit të parë dhe të dytë) në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut , ku do të kenë edhe ndihmën e Shërbimit studentor të universitetit.
Me rëndësi: Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut nostrifikon vetëm diplomë të fituar nga program i akredituar.

Klikoni linkun për procedurën e nostrifikimit të diplomës: KËTU!


Prioritet për pranim në programet e ofruara do të ketë njohja e gjuhës angleze.

Të gjithë aplikantët do t’i nënshtrohen testit institucional për njohje të gjuhës angleze organizuar nga Qendra e gjuhëve, UEJL. Kandidatët do të njoftohen në kohë për datat e testimit.

Të gjithë aplikantët duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm për vitin akademik:

  1. Formulari i plotësuar Online https://apply.seeu.edu.mk/?type=sao03
  2. Fletëpagesën në shumë prej 1500 MKD (25 Euro)

    Detaje për pagesën në denar:
    Pranuesi:
    UEJL
    Emri i bankes:
    STOPANSKA BANKA
    Zhiro llogaria:
    200-0008775390-10
    Detaje për pagesën në Euro:
    Pranuesi:
    UEJL
    Emri i bankes:
    STOPANSKA BANKA
    Bank address:
    Bul. M.Tito bb, Tetovo 1200, Republic of North Macedonia
    Zhiro llogaria:
    0009009090
    IBAN:
    MK07200000900909026
    SWIFT
    STOBMK2X
  3. Biografia, duke përfshirë listën e punimeve të publikuara të kandidatit.
  4. Kërkesa që duhet të përmbajë fushën e studimeve ku do të bëhen hulumtime për disertacionin dhe të dhëna për qëllimet e hulumtimit.
  5. Letër motivimi;
  6. Çertifikatë për rezultatet e njohjes së gjuhës angleze;
  7. Çertifikata e lindjes.
  8. Fotokopje e letërnjoftimit ose e pasaportës.
  9. Diploma origjinale ose kopje të noterizuar nga cikli i parë dhe cikli i dytë i studimeve (vendimi i nostrifikimit për diplomat jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut).
  10. Transkripti origjinal nga cikli i parë dhe i dytë i studimeve ose kopje të noterizuara.
  CIKLI I PARË I STUDIMEVE (DERIDIPLOMIK) CIKLI I DYTË I STUDIMEVE (MASTER) CIKLI I TRETË I STUDIMEVE (DOKTORATË)
AFATI KOHOR I PRANIMIT
AFATI I PARË I REGJISTRIMIT
Afati i fundit 03 maj - 18 shtator 2021 03 maj - 18 shtator 2021 03 maj - 18 shtator 2021
Rezultatet përfundimtare 20 shtator 2021 27 shtator 2021  
AFATI I DYTË I REGJISTRIMIT
Afati i fundit 20 shtator -02 tetor 2021 20 shtator -12 tetor 2021  
Rezultatet përfundimtare 04 tetor 2021 18 tetor 2021  
AFATI I TRETË I REGJISTRIMIT
Afati i fundit 04 -09 tetor 2021 13 tetor -12 nëntor 2021  
Rezultatet përfundimtare 12 tetor 2021 17 nëntor 2021  
PAGESA E SEMESTRIT & REGJISTRIMI I SEMESTRIT
Pagesa e semestrit për studentët e pranuar në afatin e parë të regjistrimit 20 shtator -01 tetor 2021 27 shtator -08 tetor 2021  
Pagesa e semestrit për studentët e pranuar në afatin e dytë të regjistrimit 04 -09 tetor 2021 18 -25 tetor 2021  
TESTI I CAKTIMIT TË NIVELIT TË NJOHJES SË GJUHËS ANGLEZE
Testi i caktimit të nivelit të njohjes së gjuhës angleze dhe gjuhës maqedonase (Kampusi TETOVË)

22 shtator 2021

Ora: 10:00-12:00 dhe 13:00-15:00
   
Testi i caktimit të nivelit të njohjes së gjuhës angleze dhe gjuhës maqedonase (Kampusi SHKUP)

22 shtator 2021

Ora: 10:00-12:00 dhe 13:00-15:00
   
REGJISTRIMI I LËNDËVE
Regjistrimi i lëndëve 20 shtator -09 tetor 2021 27 shtator -22 tetor 2021  
Regjistrim / çregjistrim i orëve 20 shtator -09 tetor 2021 27 shtator -22 tetor 2021  
JAVA E ORIENTIMIT (MIRËSEARDHJE)
Programi - Java e orientimit (Tetovë) 20 - 30 shtator 2021 07 tetor 2021  
Programi - Java e orientimit (Shkup) 20 - 30 shtator 2021 14 tetor 2021  
AFATI KOHOR PËR AKOMODIM NË KONVIKT
Aplikim për akomodim në konvikt në Kampusin e UEJL-së në Tetovë 01 - 30 shtator 2021 24 shtator -23 tetor 2021  

Aplikimi i kandidatëve

Të drejtë paraqitjeje kanë të gjithë kandidatët që i plotësojnë kushtet dhe kriteret e parapara në Konkurs. Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet e listuara në Kushtet e pranimit, për secilin cikël të studimi veç e veç, në ndërtesën e 802, në qytezën universitare ose nëpërmjet postës, në adresën:


Universiteti i Evropës Juglindore,
Bul. Ilindenska, Nr. 335,
1200 Tetovë, Maqedoni e Veriut

Zyra për pranim Të gatshëm për t’ju ofruar ndihmë

Ne ju asistojmë gjatë gjithë procesit të aplikimit, ju informojmë për rezultatet e aplikimit dhe ju udhëzojmë për fillimin e vitit akademik.


8:00 deri 16:00 (e Hënë deri ditën e Premte)
admissions@seeu.edu.mk
 
Kampusi në Tetovë
T: +389 44 356 188
T: +389 44 356 091
Kampusi në Shkup
T: +389 44 356 396
T: +389 44 356 397
Google+