Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Zyra e pranimit - Pyetjet Më të Shpeshta

Zyra e pranimit │Admissions Office

PMSh (Pyetjet Më të Shpeshta)

Kur është afati për regjistrim në UEJL?

Afatet e aplikimit, shpallja e rezultateve, si dhe regjistrimi i vitit zyrtarisht shpallen në konkurs për regjistrim të studentëve dhe mund t’i gjeni në linkun: https://drive.google.com/file/d/1SEPjkpgqVKYOxCdraXU0bExxRYckRSuA/view

Si të aplikoj?

Për të kompletuar aplikimin, ju lutemi që të ndiqni hapat në vijim:
Hapi 1: Plotësoni formularin për aplikim Online!
Hapi 2: Bëni pagesën e taksës së aplikimit në shumë prej 1.500 mkd, në xhiro-llogarinë e UEJL-së numër: 200-0008775390-10, deponues: Stopanska Banka [për pagesë nga jashtë, shuma 25 Euro, detajet për pagesë janë të shënuara në konkurs].
Hapi 3: Dorëzoni dokumentacionin e nevojshëm në Zyrën e pranimit në Tetovë, ose në Shkup.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim që kandidati duhet t’i dorëzojë?

Lista e dokumentacionit të nevojshëm për aplikim për secilin cikël të studimit në veçanti është e përcaktuar me konkursin për regjistrimin e studentëve dhe mund ta gjeni në linkun https://drive.google.com/file/d/1SEPjkpgqVKYOxCdraXU0bExxRYckRSuA/view

Kushtet e pranimit (regjistrimit) në UEJL?

Kushtet dhe kriteret për regjistrim në ciklin dhe programin studimor gjegjës janë të përcaktuara me konkursin për regjistrimin e studentëvë në UEJL.

Si mund ta ndryshoj programin studimor,kampusin ose gjuhën e studimit gjatë fazës së aplikimit?

Nëse kandidati vendos që ta ndryshojë programin studimor, kampusin, ose gjuhën e studimit gjatë periudhës së aplikimit, duhet ta plotësoj kërkesën për ndryshim në Zyrën e pranimit, ose ta dërgoj me postë elekronike nëadmissions@seeu.edu.mk

Si do të informohem për rezultatet e aplikimit?

Lista e kandidatëve të pranuar publikohet në ueb faqen e universitetit https://www.seeu.edu.mk/sq/future-students/student-info
Rezultatet e pranimit u dërgohen kandidatëve edhe me postë elektronike (e-mail), në të cilin jepen udhëzime të mëtejshme për procesin e regjistrimit, ose arsyet për refuzim të aplikacionit.

A duhet të aplikoj sërish nëse nuk pranohem në afatin e parë?

Kandidati,  i cili nuk pranohet në afatin e parë dhe dëshiron të merret në konsideratë për tu pranuar në afatin e dytë, apo të tretë të studimeve,  nuk duhet  ta ridërgoj formularin online, ose të bëjë pagesë për aplikim, por do duhet eventualisht ta përditësoj (kompletoj) aplikacionin, me dokumentet bazë, që do t’i kërkohen nga Zyra e pranimit.

Kur duhet të bëj pagesën e semestrit të parë?

Pagesa e semestrit të parë bëhet gjatë periudhës së regjistrimit. Kandidatët e pranuar, për periudhën e regjistrimit informohen përmes postës elektronike dhe njoftimeve në ueb faqen e universitetit

https://www.seeu.edu.mk/sq/future-students/student-info

A duhet të dorëzoj dëshmi për njohje të gjuhës angleze për programet në gjuhën angleze?

Për ciklin e parë dhe të dytë të studimeve
Për programet me mësim në gjuhën angleze, kriteret minimale janë: Niveli B1 (përdorues i pavarur) në bazë të Kornizës evropiane për njohjen e gjuhëve (CEFR), të dëshmuar me certifikatë të njohur ndërkombëtarisht, ose rezultat ekuivalent në testin institucional për njohje të gjuhës angleze të organizuar nga Qendra e gjuhëve e UEJL-së.

Për ciklin e tretë të studimeve
Të gjithë kandidatët do t’i nënshtrohen testit institucional për njohje të gjuhës angleze të organizuar nga Qendra e gjuhëve e UEJL-së.

A ofron UEJL-ja akomodim (banim) për studentët nga viset e largëta?

UEJL-ja posedon 7 konvikte, me kapacitet strehimi për 450 studentë. Objektet e konviktit janë të ndara në objekte për meshkujt dhe objekte për femra. Siguria e studentëve është pjesa e veçantë dhe për këtë qëllim, në tërë kampusin, bëjnë kujdestari ekipet e sigurimit të universitetit.
Për aplikim shfrytëzojeni emailin: dormitory@seeu.edu.mk

Sa është pagesa për shkollim?

Lartësia e pagesës për secilin program studimor në veçanti, përcaktohet me konkurs për aplikimin dhe regjistrim të studentëve në UEJL: https://drive.google.com/file/d/1SEPjkpgqVKYOxCdraXU0bExxRYckRSuA/view

Google+