Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Joint Research Centre (JRC) of the European Commission

Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Evropian (JRC) ofron praktikë shkencore të paguar për praktikantë shkencorë.
Për periudhën që fillon në mars 2026, JRC do të pranojë rreth 50 praktikantë shkencorë në fusha të ndryshme tematike me rëndësi për organizatën.

Fushat tematike përfshijnë:
bujqësinë dhe sigurinë ushqimore, shëndetësinë, industrinë dhe hapësirën, energjinë, burimet natyrore, mobilitetin, kreativitetin dhe shoqërinë gjithëpërfshirëse, sigurinë civile për shoqërinë, mjedisin dhe ndryshimet klimatike, sigurinë dhe mbrojtjen bërthamore, menaxhimin e krizave, dinamikën e popullsisë dhe migrimin, transformimin digjital dhe të dhënat, sigurinë kibernetike, inteligjencën artificiale, si dhe inovacionin dhe rritjen.

Për më shumë informacion, përshkrime të projekteve dhe profilet e kandidatëve të kërkuar, ju lutemi shikoni Aneksin I në linkun e aplikimit:
 https://recruitment.jrc.ec.europa.eu/graduate-trainees

Vendet e praktikës mund të jenë në një nga lokacionet e mëposhtme të JRC-së:
Geel (Belgjikë), Ispra (Itali), Karlsruhe (Gjermani), Petten (Holandë) ose Sevilje (Spanjë).

Të gjithë studiuesit nga Maqedonia e Veriut që i plotësojnë kriteret sipas thirrjes, nxiten të aplikojnë për këtë thirrje të hapur për praktikë të paguar.

Google+