SEEU Review
Thirrje për punime shkencore:
SEEU Review Vëllimi 19 Numri 2
Afati i fundit për doëzimin e punimeve është 30 shtator 2024.
SEEU Review është revistë shkencore ndërkombëtare - online, e recensuar nga kolegët, me qasje të hapur, të cilën e publikon Universiteti i Evropës Juglindore në publikuesin ndërkombëtar akademik De Gruyter.
Revista synon të sigurojë një forum ndërkombëtar aktiv për analizë, hulumtim dhe debat në një varg të gjerë fushash. Fushat kryesore të mbuluara nga SEEU Review janë shkencat sociale dhe humane, duke përfshirë drejtësinë, ekonominë, administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare, shkencat politike, gjuhët, letërsinë, komunikimin dhe studimet e mjedisit.
Revista synon të nxisë publikimin e punimeve origjinale, të cilat demonstrojnë aktualitet dhe relevancë në fushën e studimit. Artikujt e dorëzuar do të redaktohen dy herë nga recensentë anonim të fushave specifike të përfshira në revistë. Revista do të pranojë dhe marrë në konsideratë këto lloje punimesh: punime hulumtuese, qëndrime, libri i bardhë dhe recensione.
SEEU Review botohet dy herë në vit.
Ju lutemi lexoni Udhëzimet për dorëzimin e dorëshkrimeve para se ta dërgoni punimin tuaj.