Dorëzimet e dorëshkrimeve për revistën e UEJL-ës
Revista ka për qëllim që të sigurojë një forum ndërkombëtar për hulumtime, analiza dhe debate në lëmi të ndryshme: ekonomi, drejtësi, adiministratë publike, arsim, gjuhësi, sociologji, ambientin jetësor dhe shëndetin. Revista do të pranojë dhe do të marrë në konsideratë këto lloje punimesh: punime hulumtuese, qëndrime, libra të bardhë dhe recensione.
Revista e UEJL-së (SEEU Review), kërkon të publikojë punime origjinale që demonstrojnë përdorim dhe relevancë në fushën e studimit të adresuar. Çdo punim i dorëzuar në Revistën e UEJL-së duhet të jetë origjinal dhe në mënyrë të duhur të ceken të gjitha burimet dhe citimet. Akti i dorëzimit të punimit në Revistën e UEJL-së për shqyrtim për botim do të konsiderohet si një deklaratë e autorësisë dhe origjinalitetit nga autori (ët) e punimit të dorëzuar. Punimet e dorëzuara në Revistën e UEJL-së, në të njëjtën kohë, nuk duhet të jenë nën shqyrtim nga ndonjë botues apo revistë tjetër dhe nuk duhet të jenë botuar më parë.
Të gjitha punimet për publikim do të kërkohen nëpërmjet thirrjes së hapur. Thirrja mund të jetë, krejtësisht e hapur, ose e bazuar në një temë specifike, në pajtim me vendimin e kryeredaktorit të revistës. Për të siguruar standard më të lartë për publikim, të gjitha dorëshkrimet do të referohen përmes procesit të barabartë (përbashkët) të recensionit .
Punimet në gjuhën angleze paraprakisht duhet të jenë të lekturuara nga një lektor profesionist ose nga folës amtarë i gjuhës angleze. Vërtetimi që punimi është i lekturuar duhet të dorëzohet së bashku me punimin në review@seeu.edu.mk. Certifikata e mostrës që duhet të plotësohet nga lektori i gjuhës gjendet këtu: ÇERTIFIKATA.
Autorët duhet t'i dorëzojnë artikujt e tyre (të gjitha dorëshkrimet), në formë elektronike në formatin Microsoft Word. Por, para se të dorëzohen, duhen të jenë të lekturuara. Të gjitha dorëshkrimet duhet t’i përmbahen stilit për format dhe referenca - APA (American Psychological Association), fusnotat dhe shënimet përfundimtare nuk lejohen. Dorëshkrimi nuk duhet të kalojë kufirin e 8.000 fjalëve, duke përfshirë edhe abstraktin (i cili duhet të jetë nga 200 deri 300 fjalë), referencat dhe elementet.
Formën e duhur të punimit e keni në dispozicion këtu: PAPER TEMPLATE
I gjithë dorëshkrimi, duke përfshirë abstraktin, listën e referencave dhe çdo lloj tabele, duhet të jetë në madhësi A4 me një hapësirë në mes me font 12 Times New Roman. Punimi duhet të fillojë me përmbatjen, duke përfshirë titullin e punimit, emrin (emrat) e autorit (autorëve), lidhjet me institucionet dhe adresat e korrespondencës, e-mail adresën, titulli i shkurtër i sugjeruar dhe tri deri pesë fjalë kryesore. Në faqen tjetër, duhet vendosur titulli i artikulit dhe abstrakti, pastaj duhet vazhduar me përmbatjen e artikulit. Të gjitha faqet duhet të kenë numra.
Autorët janë të dekurajuar të mos përdorin figura. Në qoftë se ka ndonjë arsye të fortë për të patur figura, autorët doemos duhet ta dorëzojnë një kopje elektonike origjinale në EPS, TIF, ose format JPG me rezolucion të lartë. Në qoftë se ka tabela, ato duhet të jenë të krijuara në Word dhe jo në Excel.
Redaktorët e revistës rezervojnë të drejtën që ta kthejnë tek autori/ët punimin, pa kaluar në recensim nga kolegët, nëse i njëjti nuk është formatuar në mënyrën e duhur.
Tarifat e përpunimit të punimit
SEEU Review aplikon tarifë botimi prej 50 euro për autorët, punimet e të cilëve pranohen për botim. Autorët do të duhet të paguajnë tarifën pas letrës së Pranimit nga bordi redaktues i SEEU Review nëpërmjet review@seeu.edu.mk. Kjo tarifë do të përdoret për të mbuluar shërbimet e botimit në platformën Sciendo të botuesit ndërkombëtar DeGruyter.
Aftësia e autorit për të paguar nuk ndikon në procesin e rishikimit nga kolegët as në mos/pranimin e dorëshkrimeve për botim.
Detajet e pagesës në denarë: | Detajet e pagesës në euro: | ||
---|---|---|---|
Pranues: | UEJL Tetovë - Public Office | Pranues: | UEJL Tetove – EUR |
Numri i llogarisë: | 200001161622619 | IBAN: | MK07200000900909026 |
Adresa: | Bul. Ilindenska Nr.335, 1200 Tetovë | SWIFT: | STOBMK2X |
Emri i bankës: | STOPANSKA BANKA AD Skopje | Adresa: | Bul. Ilindenska Nr.335, 1200 Tetovë |
Adresa e bankës: | 11 Oktomvri Nr.7, 1000 Skopje | Emri i bankës: | STOPANSKA BANKA AD Skopje |
Adresa e bankës: | 11 Oktomvri Nr.7, 1000 Skopje |
Për më shumë detaje, ju lutemi na kontaktoni:
e-mail: review@seeu.edu.mk
web:
SEEU: https://www.seeu.edu.mk/en/research/seeu-review
De Gruyter: https://content.sciendo.com/view/journals/seeur/seeur-overview.xml