Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Dëshmi

Elida Zylbeari
kryeredaktore e portalit informativ në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, Portalb


Në UEJL kam mësuar bazat e gazetarisë dhe shkencës së komunikimit. Ishte eksperiencë shumë interesante dhe njëkohësisht shumë frytdhënëse. Jam falënderuese për njohuritë që i kam fituar në këtë universitet si në aspektin teorik ashtu edhe në atë praktik. Kur mëson thelbin e një profesioni në mënyrë të mirëfillte në universitet, është më lehtë të arrish sukses në punën që e bën. 
Edhe sot e kësaj dite mbaj kontakte të shkëlqyera si profesionale ashtu edhe shoqërore me UEJL, me ish profesorët dhe me stafin e këtij universiteti.
Pa pasur themele të shëndosha profesionale nuk mund të keni ardhmëri të suksesshme! Përkushtohuni studimeve me zell dhe vullnet, është dhurata më e çmuar që mund t’ia jepni vetes në atë moshë. Gjithçka tjetër vjen me përvojë, punë dhe përkushtim serioz!

Maja Gjorgjevska
E punësuar NLB Banka - Shkup


Falë njohurive të fituara gjatë studimeve, si dhe për shkak të personalitetit dhe aftësive intelektuale, pas diplomimit në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë, menjëherë e fillova karrierën time profesionale.
Jam duke i përfunduar studimet e masterit në drejtimin: Ndërmarrësia dhe Zhvillimi Ekonomik Lokal në UEJL – Shkup.
Universiteti i Evropës Juglindore është një zgjedhje e shkëlqyeshme për studentët e ardhshëm.

Vjosa Shaqiri
Zyrtare për komunikim, Agjencia Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ) në Prishtinë, Kosovë.


Studimet e mija kanë përfshirë ndjekjen e ligjëratave në të dy kampuset, pra në atë në Tetovë dhe në Shkup prandaj mund të them se këto dy hapësira më kanë ofruar kushte të shkëlqyera për ndjekjen e studimeve. Sigurisht se një rol të rëndësishëm për karrierën tonë kanë pasur edhe profesorët, të cilët i kanë ndarë njohuritë e tyre me ne, duke na  ndihmuar të kemi qasje sa më të lehtë në tregun e punës. Universiteti i ka klubet, në të cilët mund të bëhen pjesë  edhe studentët për të ndjekur pasionet e tyre. Për të gjithë studentët, të cilët akoma nuk e kanë bërë ende zgjedhjen e tyre ua rekomandoj Universitetin e Evropës Juglindore.

Mrika Cami Greva
Mësimdhënëse e gjuhës angleze, Shkolla fillore Muldoon -  Enkorixh, Alaskë


Përvoja ime në UEJL ishte një nga përvojat më të vlefshme në arsimimin tim. Atje i kam takuar miqtë, me të cilët ende i mbajmë kontakt. Prania e profesorëve ndërkombëtarë, më mundësoi të krijojë perspektiva të ndryshme gjatë studimit.  Ndikim të rëndësishëm në përvojën time universitare ka qenë vizita në Universitetin Indiana, së bashku me katër studentë të tjerë nga i njëjti fakultet.
Pas përfundimit të studimeve në UEJL, u zhvendosa në Enkorixh, Alaskë. Në Universitetin Alaska Pacifik, ku i vazhdova studimet master, të gjitha kreditë e mia i pranuan. Kështu, unë e vazhdova profesionin tim të mësimdhënëses. Gjatë gjithë kësaj përvoje, me plotë bindje e them se UEJL më dha themelet e nevojshme që të jem e suksesshme këtu në Alaskë.

Jovica Saveski
Inxhinier i zhvillimit të softuerit në “Hasselt”


Përvoja ime me UEJL është pozitive, udhëzuese dhe frymëzuese. Profesorët, asistentët dhe stafi i përgjithshëm në universitet janë të shkëlqyeshëm. Përparësia më e madhe e UEJL-së janë programet e mira të studimit dhe ligjëruesit, si dhe thjeshtësia e administratës dhe liria që studentët kanë në organizimin e tyre.
Universiteti i Evropës Juglindore më dha mundësinë për të takuar njerëz me të cilët e vazhdojmë miqësinë dhe bashkëpunimin edhe sot. UEJL, më pajisi me dije të mirëfillta, të nevojshme për profesionin tim. Falë përvojës dhe njohurive që fitova në UEJL arrita shpejt për të gjetur punë dhe të ushtroj profesionin që kam përvetësuar dhe që e dua.
Mos kini frikë nga sfidat, jini të hapur dhe ndihmoni njerëzit. Universiteti le të jetë një trampolinë për jetën që e parafytyroni. Jam shumë mirënjohës për ndikimin që UEJL-ja kishte mbi mua dhe jetën time profesionale.

Mentor Hamidi
Hulumtues i Tregjeve Ndërkombëtare Financiare në Insipre 11


UEJL ofron mjedis te jashtëzakonshëm për avancimin e kapaciteteve hulumtuese dhe aplikative te studenti. Krahas njohurive mbi praktika dhe dukuri të ndryshme që natyrisht luajnë rol të rëndësishëm, ajo çfarë më shumë ka ndikuar tek unë është aftësia e fituar për të identifikuar problematika specifike dhe gjetja e mënyrave për t’i zgjidhur ato.
UEJL më ka ndihmuar për t’u përshtatur shpejt në rrethana të ndryshme të punës. Në kushte, ku kërkesat në mjedisin e punës ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme, aftësia për të qenë i vlefshëm dhe efikas është vendimtare. UEJL më ka ndihmuar t’i kuptoj këto dukuri dhe të hulumtoj vazhdimisht drejt horizonteve të gjëra të dijes.
Kuptoni përparësitë tuaja komparative dhe specializohuni në fushën që mendoni se do të shfaq versionin më të mirë tuajin.

Alejna Alija
E punësuar si TI Projekt Menaxhere në Erste Group IT International


Nëse do të shikoja në të kaluarën, disa prej viteve më të mira në jetën time kanë qenë ato gjatë studimeve në UEJL. Atmosfera e Kampus-it në Shkup, edhe pse i vogël, kryesisht ka qenë përplot me përvoja të mira. Grupi im i studimit përbëhej prej vetëm 10 studentë, që e bënte bashkëpunimin mes grupit, por edhe me profesorët shumë më të lehtë dhe më efikas.
Pasi që i kam kryer studimet bachelor në UEJL, më pas kam vazhduar me studimet e masterit në Vjenë. Shpesh më pyesin për dallimin dhe se sa më rëndë është t’i kryesh studimet jashtë vendit. Unë dua të potencoj se drejtimi i Biznes Informatikës në UEJL, ishte i dizajnuar që të na mobilizoj me njohuri për shumë fusha – njohuri që nevojiten shumë në fushën e TI-së. Por, mbi te gjitha ky drejtim më ka mobilizuar të jem e aftë dhe të përshtatem në mjedis ndërkombëtar. Më përvojën dhe njohuritë përgjatë 3 viteve në Biznes Informatikë unë isha më se e përgatitur dhe më lehtësi të madhe të përshtatem në studimet e mëtutjeshme të masterit, por edhe në jetën profesionale si TI Projekt Menaxhere.
Do t’i kisha këshilluar të gjithë studentët e tanishëm, por edhe të ardhshëm, që së pari të shfrytëzojnë dhe përfitojnë nga mosha e re dhe ta përdorin kohën e lirë në mënyrë më produktive, duke u përfshirë më shumë në studime, por edhe qe të interesohen për mundësitë shtesë që ofron universiteti.

Tane Dimovski
Udhëheqës i Departamentit për marrëdhënie me publikun dhe marketing komunikim, Agjencia për Rini dhe Sport - Qeveria e RM


Kur u regjistrova në programin e magjistraturës--Marrëdhënie me publikun dhe marketing komunikim në Universitetin e Evropës Juglindore, u befasova nga perceptimi i punonjësve dhe profesorëve. Energjia pozitive mund të ndihej nga kafiteria studentore, përgjatë Shërbimit studentor dhe deri te kabinetet e profesorëve. Disponueshmëria e profesorëve në çdo kohë ishte një nga përfitimet më të mëdha. Me bashkërendimin për tema të caktuara shkencore, si dhe çështje në fushën e zhvillimit profesional, profesorët gjithmonë kanë qenë këtu për mua.
Mesazhi im për studentët e ardhshëm të UEJL-së është që pa menduar të zgjedhin universitetin më të mirë në Maqedoni, ku duke studiuar në këtë universitet, ata do të kenë mundësinë për të fituar njohuri si në një nga universitetet evropiane, kurse studentëve actual unë do t’u rekomandoja që vazhdimisht të punojnë dhe të kërkojnë njohuritë sepse arsimi është rruga e lirisë suaj dhe dija është mjeti më i fortë me të cilin mund ta ndryshoni jetën tuaj.

Dardan Bekteshi
I punësuar në Moodagent në Kopenhagë si Software Developer


Kam studiuar në UEJL, në degën Inxhinieri Kompjuterike, në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore (FSHTB), nga viti 2013 deri në vitin 2016. Gjatë tërë periudhës së studimeve kam pasur bursë meritore, të cilën e ndante universiteti. Momentalisht jetoj në Danimarkë, ku kam mbaruar studimet Master në degën Sofware Development (me specializim në Business Analytics), në IT University of Copenhagen. Gjatë studimeve në UEJL kam kryer punë praktike 3-mujore në kompaninë “Ecolog International”, në Tetovë. Në semestrin e fundit u angazhova si Lab Tutor në fakultetin amë, FSHTB. Në UEJL, do të keni mundësi të punoni në laboratorë me pajisje moderne, të përfshiheni në projekte, ku do të keni mundësi të përdorni teknologji të ndryshme dhe do të merrni këshilla nga profesorë, që janë ekspertë të lëmive përkatëse.

Dr. Kushtrim Istrefi
Ligjërues i të Drejtës Ndërkombëtare dhe Evropiane në Universitetin e Amsterdamit dhe ligjërues vizitor i të Drejtave të Njeriut në Riga Graduate School of Law


UEJL mbetet universitet lider në rajon për programin e avancuar të studimeve, diversitetin etnik dhe kulturor, infrastrukturën mbresëlënëse dhe qasjen profesionale të stafit akademik dhe administrativ ndaj studentëve.

Shqipe Zendeli
Mësimdhënëse e Gjuhës Gjermane, Mentore për inkuadrim pune, Trajnuese shtetërore-docente, Klubschule Migros Zürich, Zvicër


Njohuritë që i kam fituar në këtë universitet më kanë shërbyer shumë në profesionin, të cilin sot e ushtroj. Në veçanti njohuritë e përfituara në lëndën e metodologjisë, që kanë standard të lartë evropian, më kanë ndihmuar në përgatitjen time profesionale. Përvojën e parë si mësimdhënëse e gjuhës gjermane e kam fituar gjatë studimeve, ku më është dhënë mundësia të bëj praktikë në shkollat fillore të Zvicrës, si dhe të ndjek ligjëratat në Shkollën e Lartë Pedagogjike në kantonin Zug. Kjo, mua mu mundësua si rrjedhojë e bashkëpunimit mes Universitetit të Evropës Juglindore dhe Shkollës së Lartë Pedagogjike në Zvicër.

Aleksandar Sotirovski
I punësuar në Leoron Events JLT, Dubai, UEA


Universiteti i Evropës Juglindore më pajisi me arsimim të klasit të parë, por me shpalljen time student i gjeneratës edhe Qendra e Karrierës më ka ndihmuar të gjejë një punë shumë fitimprurëse në “Leoron Group”, një kompani ndërkombëtare me seli në Dubai. Jam shumë i kënaqur me përkrahjen që e pata nga universiteti dhe secilit që kërkon arsimim cilësor dhe sukses në karrierë do t’i rekomandoja ta zgjedhë UEJL-në.

Vlora Bajrami
Mësimdhënëse e Gjuhës Gjermane dhe mentore në Klubschule Migros Zürich, Zvicër


Kam studiuar në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Gjermane, ku përpos studimeve themelore kam kryer edhe magjistraturën në po të njëjtin Universitet.
Eksperienca ime në UEJL ka qen shume pozitive, sepse më ka ndihmuar në formimin tim intelektual. Gërshetimi i programit të Gjuhës Gjermane me profesorë vendor dhe ndërkombëtar ka ndikuar që të përfitoj njohuri të mjaftueshme për punën të cilën sot e ushtroj.
Përpos studimit cilësorë më është dhënë mundësia, që si studente e dalluar të bëjë praktik në shkollat fillore në Zvicër, si dhe ndjekjen e ligjëratave në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Luzernit.

Dr. Rozeta Trajan
Sekretare e Përgjithshme, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit


Për mua UEJL është një përvojë e mrekullueshme, që lidhet me kujtime të bukura të arsimimit dhe edukimit tim. Në Fakultetin e Drejtësisë kam fituar njohuritë që ishin të dobishme në rrjedhën e mëtejshme të zhvillimit tim personal dhe avancimit të karrierës. Gjatë studimit kam mësuar edhe gjuhën shqipe dhe u takova me kultura të ndryshme. Kam pasur mundësinë të jem pjesë e shkollave dimërore dhe verore të organizuara nga sponsorët ndërkombëtarë, si dhe të fitojë bursa. Mësimdhënia interaktive, stafi mësimor dhe administrata më ndihmuan shumë në studimet e mia. Me një fjalë, kjo është një eksperiencë e paharrueshme.
Studimi në UEJL ma ka hapur rrugën për të vazhduar me shkencën, por edhe për angazhimin tim profesional. E them me bindje se njohuritë që kam fituar janë konkurruese në vendin tonë dhe jashtë. Për një periudhë kam qenë e angazhuar si asistente e re në Fakultetin e Drejtësisë të UEJL-së. Po ashtu, kam qenë e angazhuar në punën gjyqësore dhe në administratën shtetërore në një institucion publik, si dhe kam punuar në një organ parandalues të pavarur për luftën kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesave.
Unë ende i mbaj kontaktet me universitetin tim dhe jam e  lumtur për çdo sukses të tij. Profesorët dhe kolegët e mi tani janë shokë dhe bashkëpunëtorë të mi në punë. Jam krenar për stafin që punon, por edhe kuadrot që kanë dalë nga UEJL.
Besoni dhe punoni me veten tuaj. Studioni në një vend si UEJL. Dallimet janë përparësi dhe motivim i madh.

Google+