COVID-19 Information

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Vizioni i Alumni-t

Misioni 

Asociacioni Alumni i UEJL-së është asociacion që përkushtohet t’i shërbejë Universitetit, alumnive (të diplomuarve), studentëve dhe miqve të tij. Misioni i tij është të forcojë dhe zhvillojë UEJL-ën nëpërmjet asistimit në rekrutimin e studentëve, angazhimin në aktivitete për të rritur reputacionin e Universitetit në vend dhe jashtë, si dhe të promovojë imazhin pozitiv të Universitetit dhe të alumnive.

Qëllimet: 
1. t'i nxisë marrdhëniet e dobishme të ndërsjellta në mes Universitetit dhe alumnive të tij;
2. t'i promovojë lidhjet e përjetshme ndërmjet alumnive, studentëve, stafit universitar dhe miqve të Universitetit;
3. të inicojë bashkëpunimin me alumnit dhe organizatae të tjera në sajë të kultivimit të gadishmërisë dhe mbështetjes edhe për qytetin, nëpërmjet inicimit të programeve socialo-edukative, programeve të bamirësisë dhe programeve shërbyese;
4. të inkurajojë përfshirjen kuptimplote të të gjithë të diplomuarve dhe studentëve aktualë, për të përjetësuar kuptimin e mburrjes, të bazuar në kualitetet e qarta të Universitetit dhe arsimimit që ai ofron;
5. të jetë i hapur me të gjithë në bazë të paanësive dhe meritave pavarësisht karakterit etnik;
6. në mënyrë aktive të kërkojë bashkëpunim me asociacionet e tjera Alumni, si në Republikën e Maqedonisë poashtu edhe jashtë.

Google+