COVID-19 Information

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Strategjia e Burimeve Njerëzore për Hulumtuesit (HRS4R)

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) është i vendosur që t’u përgjigjet mundësive të reja për hulumtim, studim dhe zhvillim. Një nga misionet e parapara në Planin Strategjik 2017-2020 është të ruajë origjinalitetin, rëndësinë dhe ashpërsinë në hulumtim brenda një kornize të standardeve të larta të infrastrukturës, trajnimit dhe integritetit. Hulumtimi përbën konceptin kyç strategjik të UEJL-së.       

‘Deklarata për përkushtimin ndaj Kartës evropiane të hulumtuesve dhe Kodit të sjelljes për rekrutimin e hulumtuesve’ është nënshkruar nga UEJL në tetor të viti 2011. Parimet e Kartës dhe të Kodit, si dhe implementimi i tyre duhet të realizohet nga institucionet hulumtuese nëpërmjet procedurës - hapi i urtë – “Strategjia e burimeve njerëzore për hulumtuesit (Human Resources Strategy for Researchers (HRS4R).”

Që nga korriku i vitit 2015, UEJL ka marrë shpërblimin për “Përsosmëri në burimet njerëzore në hulumtim”, duke qenë universiteti i parë dhe i vetëm në vend që mban këtë logo dhe që e bën atë të përshtatshëm për të aplikuar projektet HORIZON 2020.

HRS4R është një  “PATJETËR” për financimin të hulumtime nga BE sipas nenit 32 të HORIZON 2020.

UEJL mbetet e përkushtuar në përmbushjen e këtij procesi  nëpërmjet implementimit të Strategjisë së burimeve njerëzore për hulumtuesit (HRS4R) dhe Planin e veprimit.   

“Strategjia e burimeve njerëzore për hulumtuesit” përkrahë institucionet hulumtuese dhe organizatat financuese në implementimin e Kartës dhe Kodit në politikat dhe praktikat e tyre. Implementimi konkret i Kartës dhe Kodit nga institucionet hulumtuese do t’i bëjë ato më tërheqëse për hulumtuesit në kërkim të një punëdhënësi të ri ose të një nikoqiri për projektin e tyre hulumtues. Organizatat financuese që implementojnë parimet e Kartës dhe Kodit, do të kontribuojnë në atraktivitetin e sistemeve të tyre hulumtuese kombëtare dhe në atraktivitetin e Hapësirës evropiane të hulumtimit në përgjithësi. Logoja për “Përsosmëri në burimet njerëzore në hulumtim” do të identifikojë institucionet dhe organizatat si ofrues dhe mbështetës të një mjedisi pune stimulues dhe të favorshëm për hulumtuesit.

Shpërblimi për "Përsosmëri në burimet njerëzore në hulumtim" u jep njohje publike institucioneve hulumtuese që kanë bërë progres në përafrimin e politikave të tyre të burimeve njerëzore me parimet e përcaktuara në "Kartën dhe Kodin". Institucionet që kanë fituar të drejtën e përdorimit të logos mund ta përdorin atë për të theksuar angazhimin e tyre për të zbatuar procedura të drejta dhe transparente të rekrutimit dhe vlerësimit për hulumtuesit.

Që nga miratimi i Rekomandimit të Komisionit për Kartën dhe Kodin, në vitin 2005, 355 organizata  kanë fituar logon e Komisionit për  “Përsosmëri në burimet njerëzore në hulumtim ".

Për më shumë hollësi, ju lutemi vizitoni: https://euraxess.ec.europa.eu/jobs/hrs4r#hrs4r-acknowledged-institutions

Google+