Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Konferencat dhe revistat: karakteristikat themelore

Për t’ju ardhur në ndihmë stafit dhe studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore, Zyra e hulumtimit e UEJL-së ka përgatitur këtë listë të karakteristikave themelore të konferencave dhe revistave të mira dhe të këqija. Asnjëra nga këto nuk duhet të merret si përfundimtare. Kjo listë ka për qëllim t’ju ndihmojë gjatë shqyrtimit të mundësive ku e prezantoni ose e botoni punimin tuaj.

Karakteristikat e një reviste të keqe:

  • Ka tarifa të larta botimi
  • Ka emërtim të përgjithësuar ose të paqartë
  • Boton punime pothuajse në çdo fushë të hulumtimit
  • E pranon punimin shpejt dhe menjëherë   
  • Nuk ka adresë të saktë të vendndodhjes së botuesit, ose ka adresë të papërshtatshme (p.sh., një revistë amerikane e gjuhësisë nuk do të duhej të publikohej në Bangalore, India)
  • Ka Bord redaktues të përbërë nga një numër i madh i anëtarëve të panjohur nga e gjithë bota
  • Përdor gjuhë të varfër gjatë korrespodencës
  • Ju kontakton direkt dhe në mënyrë të pashpjegueshme (pa ju njohur)
  • Botohet më shumë se 4 herë në vit
  • E-mail adresa e saj është private dhe nuk është e lidhur me ndonjë institucion përkatës
  • Pronari i shtëpisë botuese njëkohësisht është edhe redaktor i një numri të madh i revistave të tjera të botuara
  • Nuk ka procedurë të qartë të botimit
  • Jep tregues të rrejshëm të Faktorit të ndikimit, ose ofron faktorë të posaçëm të ndikimit
  • Mashtron, kur e deklaron indeksimin (p.sh. në bazën e të dhënave të indekseve që nuk ekzistojnë ose citojnë përfshirjen e tyre në bazat e të dhënave legjitime dhe prestigjioze të indekseve, ku ajo nuk mund të bënë pjesë)
  • Botuesi ka ueb faqe tërheqëse pa ndonjë bazë reale (p.sh. në katalogë prezantohet si "Botues me emër", por ka përvojë të paktë në botime)

Karakteristikat e një reviste të mirë:

  • Është e njohur në fushën përkatëse
  • Është e përqendruar dhe ka temë të qartë
  • Bashkëpunon me botues të caktuar, universitet ose institucion
  • Nuk ka tarifë publikimi, ose ajo është minimale (për autorin)
  • Bordi redaktues i saj përbëhet nga individë të njohur në fushën përkatëse
  • Kohën e përgjigjes për shqyrtimin e botimit e ka më të gjatë
  • Hedh poshtë ose parashtron kërkesa shtesë për përmirësime
  • Jep këshilla të qarta dhe informative të shqyrtuesve, me referenca specifike të lëmisë
  • Shpall thirrje për punime, por nuk ju kontakton personalisht që të aplikoni në këtë shpallje
  • Punimet e botuara përmbajnë numër DOI

Karakteristikat e një konference të keqe:

  • Mbahet në ndonjë hapësirë të hotelit, ose të marrë me qira, jo në një universitet apo institucion tjetër intelektual
  • Ka një temë të paqartë, e cila përfshin shumë disiplina
  • I promovon seancat paralele për të akomoduar një numër të madh të aplikuesve
  • Në komitetin organizativ përfshihen njerëz nga e gjithë bota, por jo individë nga vendi ku mbahet konferenca
  • Ofrohen akomodime turistike ose SPA
  • Ju premtojnë se do të botoj punime që do të “dërgohen” për indeksim ose rangim  
  • Kostoja e regjistrimit është në mënyrë jo proporcionale e lartë nëse mund të krahasohet me atë që merr pjesëmarrësi (ushqim, përmbledhje të abstrakteve, etj.)
  • Përdoret gjuhë e varfër në Thirrjen publike ose korrespondencë pasuese
  • I nxitë prezantimet 'virtuale'

Karakteristikat e një konference të mirë:

  • Ka temë të caktuar dhe të qartë
  • Mbahet në një universitet, ose institucion tjetër lidhur me punën akademike apo hulumtimin
  • Ka një komitet organizativ të njohur, ose të paktën shihet qartë lidhja me institucionin ose vendndodhjen
  • Ka shpjegim të qartë dhe të arsyeshëm të asaj se çfarë mbulon dhe përfshinë tarifa e konferencës  
  • Shpjegon qartë se çfarë marrëveshje botimi, nëse ka, do kenë punimet e prezantuara
  • U jep përparësi prezantimeve me prani fizike

Aksesorët për vlerësimin e botuesve

Shini gjithashtu artikujt:

Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me cilësinë e revistës ose botuesit, ju lutem kontaktoni:

Zyrën për hulumtime të UEJL-së 

Google+