KONKURSI PËR ZGJEDHJE DHE EMËRIM TË REKTORIT
Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) (www.seeu.edu.mk) është Universitet privat-publik jofitimprurës me rreth 4000 studentë, me shtatë fakultete (Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë, Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, Fakulteti i Shkencave Shëndetësore dhe Fakulteti i Shkencave Teknike), me kampusin e tij kryesor në Tetovë dhe qendrën tjetër në Shkup. Universiteti ka tri gjuhë pune: shqip, maqedonisht dhe anglisht.
Pasi që mandati i Rektorit aktual përfundon në gusht të këtij viti, UEJL e fillon procedurën për zgjedhjen dhe emërimin e rektorit të ri. Kjo procedurë do të realizohet në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë nacional dhe Statutin e Universitetit.
Rektori është shefi ekzekutiv i Universitetit, i cili udhëheq ekipin menaxhues dhe i raporton Bordit të Universitetit, të përbërë nga anëtarë ndërkombëtarë dhe kombëtarë, i cili është edhe organi i emërimit.
Kërkesat thelbësore për pozitën janë:
- thirrje mësimore-shkencore profesor ordinar të njohur në Republikën e Maqedonisë së Veriut,
- përvojë në menaxhim - mundësisht të fituar në mjedis universitar,
- entuziazëm për zhvillimin e misionit të veçantë të UEJL-së.
Njohja e mirë e gjuhëve të punës së universitetit është e një rëndësie të veçantë, me një zotërim solid të gjuhës angleze që është thelbësor për shkak të karakterit ndërkombëtar të universitetit.
UEJL fton të gjithë kandidatët e kualifikuar që plotësojnë kriteret e mësipërme të aplikojnë.
Mandati i emërimit është tre vjet, duke filluar nga 1 shtatori 2025. Materialet e nevojshme për aplikim, si dhe detaje të mëtejshme për pozitën dhe procedurën mund të merren nga Sekretari i Përgjithshëm, Dr. Xhevair Memedi (x.memedi@seeu.edu.mk). Aplikimet që do të jenë (vetëm) sipas formularit të përshkruar, do të pranohen nëpërmjet e-mailit nga Sekretari i Përgjithshëm, deri më 03 prill 2025. Pyetje joformale mund t’i drejtohen Kryetarit të Bordit të Universitetit, Dr. Klaus Tochtermann (kw.tochtermann@seeu.edu.mk).