Kampusi në Tetovë
Tetovë
Ilindenska nr.335
1200 Tetovë
Tel: +389 44 356 000
Faks: +389 44 356 001
Universiteti i Evropës Juglindore gjendet në jug-perëndim të qytetit të Tetovës, në afërsi të magjistrales Shkup – Gostivar. Kampusi universitar është i lidhur me akset kryesore të komunikacionit.
Drejtimet rrugore deri në UEJL
Nga qendra e Shkupit
Me veturë:
-
Nga qendra e qytetit deri në UEJL udhëtimi zgjat 45-60 minuta.
Me autobus:
-
Nga stacioni i autobusëve në Shkup deri në stacionin e autobusëve në Tetovë ju nevojitet një orë udhëtim. Nga stacioni në Tetovë deri në UEJL ju duhen edhe 10-15 minuta, nëse shfrytëzoni transportin urban. Bileta e autobusit Shkup-Tetovë kushton 120 denarë ( 2 euro).
Nga Qendra e Tetovës
Në këmbë:
-
Nga qendra e qytetit për të arritur në UEJL ju nevojiten afërsisht 20 minuta, kurse nëse niseni nga stacioni i autobusëve ju duhen 25 minuta
Me veturë:
-
Udhëtimi zgjat 5-10 minuta dhe kjo varet nga ngarkesa e trafikut.
Me taksi:
-
Nga qendra e qytetit deri në UEJL udhëtimi kushton 100 denarë (1,75 euro).
Autobus/minibus:
-
Nga qendra e qytetit deri në UEJL udhëtimi kushton 10 denarë (0,15 euro).
|
Kampusi në Shkup
Arhiepiskop Angelarij, nr.1
1000 Shkup
Tel: +389 44 356 398
Tel: +389 44 356 397
Universiteti i Evropës Juglindore – kampusi Shkup gjendet në qendër të qytetit të Shkupit (Çarshia e Vjetër).
Drejtimet rrugore deri në UEJL- Shkup
Me veturë:
-
Nga qendra e qytetit të Tetovës deri në UEJL- Shkup udhëtimi zgjat 45-60 minuta.
-
Nga qendra e qytetit të Prishtinës deri në UEJL-Shkup udhëtimi zgjat 1 orë e gjysmë
-
Nga qendra e qytetit të Preshevës deri në UEJL – Shkup udhëtimi zgjat 40 minuta
Me autobus:
-
Nga stacioni i autobusëve në Tetovë deri në stacionin e autobusëve në Shkup ju nevojitet një orë udhëtim dhe bileta kushton 120 denarë (2 euro).
-
Nga stacioni I autobusëve në Preshevë deri në stacionin e autobusëve në Shkup ju nevojitet dy orë dhe bileta kushton 100 denarë.
-
Nga stacioni I autobusëve në Prishtinë deri në stacionin e autobusëve në Shkup ju nevojitet dy orë dhe bileta kushton 320 denarë
Nga stacioni në Shkup deri në UEJL-Shkup ju duhen edhe 10-15 minuta, nëse shfrytëzoni transportin urban.
Në këmbë:
-
Nga stacioni I autobusëve Shkup për të arritur në UEJL-Shkup ju nevojiten afërsisht 20 minuta. Kurse nga qendra afër 5 minuta.
Me taksi:
-
Nga çdo pjesë e Shkupit fillimi është 40 denarë.
|