Vlerësimi i mbrendshëm
- Vëzhgimi i mësimdhënies dhe nxënies
Një nga faktorët më të rëndësishëm që siguron se ne vazhdimisht përmirësojmë dhe zhvillojmë atë çfarë ofrojmë për studentët është cilësia e mësimdhënies tonë. Në nivel të universitetit mësimdhënia dhe nxënia janë në nivel të mirë. Ne kemi për qëllim të sigurojmë se e ndajmë praktikën e mirë dhe e përkrahim stafin në zhvillimin e shkathtësive dhe metodologjisë. Universiteti gjithashtu kërkon të dhëna në nivel institucional, në mënyrë të matur dhe për të përmirësuar këtë.
Prandaj, Universiteti ka një skemë të vëzhgimit vjetor në mënyrë që të:
- të përkrah qëllim strategjik të Universitetit në përmirësimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënies dhe nxënies,
- të sigurojë dëshmi të sigurimit të cilësisë në nivel të Universitetit dhe fakulteteve
- të sigurojë që përvoja e studentëve për nxënien është në cilësinë më të lartë në çdo fakultet
- të njoh praktikën e shkëlqyer dhe të lehtësoj ndarjen e praktikave të mira në çdo fakultet dhe në nivel të universitetit
- të përkrah zhvillimin e vazhdueshëm të stafit individual - të sigurojë që nxënia dhe mësimdhënia janë gjithëpërfshirëse dhe adreson zotimin e universitetit me mundësi të barabartë.
- të sigurojë informatë për proceset tjera relevante, veçanërisht, për procesin vjetor të vetë-vlerësimit dhe shpërndarjen e bonusit për stafit,
Çdo anëtar i stafit mësimor vëzhgohet nga vëzhgues të trajnuar nga fakulteti gjegjës ose vëzhgues nga ekipi qendror i universitetit. Anëtarët e stafit mësimor marrin këshilla para orës mësimore dhe më pas pranojnë informatë kthyese në formë të raportit. Raportet përmbledhëse qarkullohen dy herë në vit për të gjithë stafin dhe studentët. Përveç kësaj, raportet e veçanta për çdo fakultet/qendër sigurohen, si dhe mundësitë për trajnim relevante.
- Vlerësimi nga studentët
Në mënyrë që studentëve t’ju jepet mundësi për vlerësimin e stafit akademik, lëndëve dhe efektivitetin e shërbimeve administrative dhe ngrehinave, studentët në UEJL plotësojnë anketën e vlerësimit vjetor. Kjo, implementohet në mënyrë konfidenciale dhe anonime në mënyrë që ne të marrim komente të sinqerta dhe konstruktive për të na ndihmuar në përmirësimin e më tejmë.
Rezultatet e anketës jepen për secilin anëtar të stafit akademik dhe departamentet administrative, dhe përmbledhjet janë në dispozicion për fakultetet/qendrat dhe nivel të universitetit për analizën dhe përdorimin. Rezultatet individuale përdoren si pjesë e procedurës së vlerësimit stafit. Rezultatet gjithashtu prezantohen në mbledhje të Senatit dhe Bordit të Universitetit për çdo vit dhe përfshihen në plan veprimet e departamenteve. Ekziston edhe Procedura për ankesa nga studentët, e cila mund të përdoret për çështje të menjëhershme.
- Vlerësimi i stafit
Universiteti pranon faktin se anëtarët e stafit janë burimi kyç dhe ka për qëllim të njohë arritjet, të përkrah zhvillimin e vazhdueshëm dhe të menaxhoj performancën individuale dhe të përgjithshme. Prandaj, operon procesin e vlerësimit vjetor si për stafin akademik dhe administrativ, hap ky që i përmbush këto synime dhe jep informacion për proceset e rinovimit të kontratës dhe për promovim. Procedura e përdor mekanizmat tjerë vlerësuese dhe provat, për shembull, të dhënat për suksesin, vëzhgimin e mësimdhënies dhe vlerësimin nga studentët. Gjithashtu lidhet me politikat tjera të burimeve njerëzore, politika për masa disiplinore dhe kompetenca. Gjithashtu, pjesë e vlerësimit është përputhshmërisë me politikat dhe procedurat e Universitetit. Kriteret janë të përcaktuara në Strategjinë e burimeve njerëzore dhe kompletimi i këtij vlerësimi është i detyrueshëm.
Procesi është dizajnuar për t'u përdorur në mënyrë aktive nga fakultetet/qendrat dhe udhëheqësit e departamenteve, ku anëtarët e stafit diskutojnë performancën e tyre dhe vendosjen e objektivave, përkrahje të qëllimeve të reja dhe identifikimin e mundësive për zhvillim profesional.
Përveç kësaj, Rregullorja e Universitetit për rroga dhe rangim parashikon mundësinë e shpërblimit financiar, sipas kritereve të dakorduara për performancë të lartë individuale. Së fundi, ekziston skema vjetore për shpërblim, ku anëtarë të stafit konkurrojnë për projektin më të mirë për kontributin e dhënë në mësimdhënie dhe nxënie.
- Auditimi i brendshëm i Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë (SMC)
Universiteti, bazuar në ISO 9001: 2015, pika 9.2, çdo vit bën auditime të brendshme për të përcaktuar nëse Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë (SMC):
a) Përputhet me:
- Kërkesat e vet Universitetit për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë
- Kërkesat e këtij Standardi Ndërkombëtar
b) Zbatohet dhe mirëmbahet në mënyrë efektive Gjithashtu, sipas pikës 9.2.2 të ISO 9001: 2015, Universiteti vepron si në vijim:
- Planifikon, krijon, zbaton dhe mirëmban një program auditimi
- Përcakton kriteret dhe qëllimin e auditimit për secilin auditim;
- Zgjedh auditorët dhe kryen auditime për të siguruar objektivitetin dhe paanshmërinë e procesit të auditimit;
- Siguron që rezultatet e auditimeve t'i raportohen menaxhmentit përkatës.
- Auditimi I mbrendshëm financiar
Shërbimi i auditimit të brendshëm në UEJL - Auditimi i brendshëm në UEJL është shërbim i pavarur, objektiv dhe jep këshilla për të shtuar vlerën dhe për të përmirësuar operacionet e Universitetit. Gjithashtu e ndihmon Universitetin për të përmbushur objektivat, duke sjellë një qasje sistematike, të disiplinuar për të vlerësuar dhe përmirësuar efektivitetin e menaxhimit të rrezikut, kontrollin dhe proceset qeverisëse.
Auditimi i brendshëm jep opinion, me qëllim që të siguroj që mjetet (asetet) e Universitetit të ruhen, operacionet të kryhen në mënyrë efektive, efikase dhe ekonomike në pajtim me politikat e Universitetit, rregulloret, ligjet. Të dhënat dhe raportet janë të besueshme dhe të sakta.
Procesi i auditimit është i ngjashëm me shumicën e angazhime dhe zakonisht përbëhet nga këto faza: planifikimi, puna në terren dhe raportimi.
- Planifikimi- Shërbimi i auditimit të brendshëm përpilon planin vjetor për auditimin e brendshëm që nënvizon fushat e mundshme të aktivitetit për vitin e ardhshëm. Plani vjetor i auditimit të brendshëm miratohet nga Komiteti i Universitetit për auditim dhe menaxhim të rrezikut. Auditi i brendshëm zakonisht e kontakton departamentin, i cili do të auditohet së paku shtatë ditë para datës së caktuar për fillimin e procesit të auditimit. Caktohet një takim, ku shqyrtohet dhe diskutohet qëllimi dhe koha punës së auditimit të planifikuar në mënyrën për të shkëmbyer njohuri në lidhje me lëmin që është objekt i auditimit. Kjo, është një mundësi për të siguruar të dhëna për fushëveprimin e auditimit, veçanërisht në qoftë se ka ndonjë çështje apo fusha me interes të veçantë që janë identifikuar.
- Puna në terren - Puna në terren përqendrohet në komunikimet formale. Kjo, ndodh gjatë fazës kur auditi përcakton nëse kontrollet e identifikuara gjatë shqyrtimit paraprak operohen sipas mënyrës së duhur të përshkruar nga ana e departamenti. Auditi, normalisht, do të përfshijnë diskutime me stafin kyç dhe do të kryej rishikim të dokumentacionit për të fituar një kuptim të qartë për sistemet dhe proceset. Puna në terren normalisht duhet të jetë e planifikuar në atë mënyrë që t’i përshtatet sa më shumë që të jetë e mundur për departamentin, ku realizohet auditimi, ndërsa në të njëjtën kohe duke lejuar auditin të përfundoj punën e planifikuar. Auditi është i hapur me stafin e departamenteve për çështjet e identifikuara gjatë punës, ashtu siç përparon procesi auditimit. Ky aspekt i auditimit është i rëndësishëm pasi drejtuesit mund të ofrojnë informata dhe të punojnë me audituesit për të përcaktuar mënyrat më të mira për zgjidhjen e çështjeve që mund të dalin si rezultat i auditimit.
- Raportimi - Pas punës në terren një draft raport dhe përmbledhje e rekomandimeve përgatitet dhe i dërgohet departamentit të audituar. Auditi, do të takohet me përgjegjësit e departamenteve për të diskutuar gjetjet dhe rekomandimet. Ky takim jep një mundësi për të shpjeguar çështjet që dalin nga shqyrtimi dhe të marrin në konsideratë ndonjë pyetje të pazgjidhur. Takimi gjithashtu ndihmon për të siguruar që çdo mosmarrëveshje e mundur të zgjidhet. Nëse gjatë takimit arrihet marrëveshje për ndonjë ndryshim nga draft raporti, atëherë këto ndryshime do të përfshihen në raportin përfundimtar. Nga departamenti i kontrolluar gjithashtu do të kërkohet të japë përgjigje me shkrim për ndonjërën nga rekomandimet. Këto përgjigje, do të regjistrohen zyrtarisht në përmbledhjen e rekomandimeve.
Raporti përfundimtar përgatitet dhe i dërgohet departamentit të audituar, rektorit dhe komitetit të auditimit dhe menaxhimit të rrezikut.