Zyra për Planifikim Akademik (ZPA)
Zyra për Planifikim Akademik është njësi organizative në kuadër të Universitetit. Kjo zyrë është përgjegjëse për organizimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e proceseve akademike nën drejtimin e prorektorit për Planifikim Akademik dhe Digjitalizim.
Zyra për Planifikim Akademik e organizon dhe e mbështet realizimin e procesit të mësimdhënies përmes menaxhimit të kujdesshëm të resurseve të universitetit, duke filluar nga procesi i akreditimit të programeve studimore, deri në realizimin e orarit të ligjëratave/provimeve, për t'i ndihmuar studentët në arritjen e synimeve të tyre akademike dhe suksesin personal.
Prorektori për Planifikim Akademik dhe Digjitalizim
Udhëheq dhe menaxhon, në nivel strategjik, më tepër departamente dhe procese universitare në fusha të caktuara për të siguruar që qëllimet strategjike dhe efektshmëria operacionale e Universitetit të zhvillohen, zbatohen dhe arrihen.
Ofron këshilla dhe udhëheqje strategjike në fushat e përcaktuara nga rektori dhe prezanton vizionin e Universitetit.
Udhëheq zhvillimin e çështjeve akademike, sipas politikave të Universitetit, duke i dhënë prioritet sferës së digjitalizimit me qëllim të përshpejtimit të arritjeve në nivele sa më të larta.
Koordinatori për Çështje Akademike
Aktivitetet dhe përgjegjësitë kryesore:
- Koordinon politikat, rregulloret dhe procedurat akademike nëpër fakultete për të siguruar koherencë dhe përputhshmëri institucionale.
- Asiston në përgatitjen, rishikimin dhe akreditimin e programeve studimore në bashkëpunim me njësitë akademike.
- Lehtëson proceset e qeverisjes akademike duke organizuar dhe dokumentuar mbledhjet, përgatitur materialet dhe mirëmbajtur regjistrat zyrtarë për Drejtorinë Rektoriale dhe Senatin e universitetit, sipas nevojës.
- Ofron udhëzime për fakultetet dhe studentët lidhur me rregulloret akademike, kurrikulat dhe menaxhimin e lëndëve.
- Siguron përputhshmëri me standardet kombëtare të arsimit të lartë dhe me politikat institucionale të sigurimit të cilësisë.
- Përgatit raporte, analiza dhe të dhëna statistikore për mbështetjen e planifikimit dhe vendimmarrjes akademike.
- Bashkëpunon me zyrat administrative dhe partnerët e jashtëm për të mbështetur operacionet akademike dhe zhvillimin e programeve.
- Kontribuon në nisma që përmirësojnë digjitalizimin, koordinimin dhe komunikimin brenda proceseve akademike.
Koordinatori për Planifikimin e Orarit
Bën koordinimin e planifikimit të orarit, duke përfshirë operimin dhe zbatimin efektiv të administrimit të orarit të ligjëratave dhe provimeve sipas cikleve të studimit, bashkëpunimin efektiv me prorektorin për Planifikim Akademik dhe Digjitalizim, koordinatorin për Çështje Akademike, dekanatet, fakultetet/qendrat, Shërbimin Studentor, këshillimin dhe mbështetjen e stafit dhe studentëve në lidhje me këto çështje.
Prof. Dr. Florije Ismaili
Këshilltare për planifikim akademik dhe digjitalizim
Tel: +389 44 356 284
еmail:f.ismaili@seeu.edu.mk
Ema Murtezani, MA
Koordinatore për Çështje Akademike
Tel: +389 44 356 031
еmail:ema.murtezani@seeu.edu.mk
Burim Ismaili, MA
Koordinator për Planifikimin e Orarit
Tel: +389 44 356 050
еmail:b.ismaili@seeu.edu.mk
