Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Struktura

Quality Chart

Bordi i Universitetit miraton planin strategjik dhe e ka përgjegjësinë përfundimtare, ku sigurimi i cilësisë është pjesë e rëndësishme.

Rektori i Universitetit drejton procesin e sigurimit të cilësisë dhe është përgjegjës ndaj Bordit të Universitetit.

Komisioni për sigurimin dhe menaxhimin e cilësisë (KSMC)- udhëhiqet nga Rektori, ku anëtarë janë Ekipi ekzekutiv i Rektorit.Komisioni zhvillon dhe monitoron zbatimin e proceseve kyçe të sigurimit të cilësisë dhe proceset e menaxhimit, si dhe i raporton Senatit dhe Bordit të Universitetit.

Këshilltar ekzekutiv për sigurimin e cilësisë – mbikëqyr dhe këshillon për procedurat  kryesore për cilësinë dhe iniciativat, si dhe përkrah kulturën e përgjithshme të cilësisë.

Zyrtari për sigurimin  e cilësisë (ZSC) – punon nga afër me këshilltarin ekzekutiv me qëllim që të koordinojë veprimin e aktiviteteve të sigurimit të cilësisë.

Ekipet e sigurimit të cilësisë (ESC) – në nivel të çdo fakulteti ekzistojnë Ekipet e sigurimit të cilësisë (ESC), të cilat përbëhennga anëtarët e fakultetit/qendrës, këshilltari studentor, përfaqësuesit aktualë të studentëve dhe stejkholderët e jashtëm nga lëmi (të) të konfirmuar nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit/qendrës.  Ekipi e bënë implementimin e planit të sigurimit të cilësisë në kuadër të fakultetit.

Kolegiumi i stafit administrativ-përbëhet nga drejtorët dhe përgjegjësit, mbanë mbledhje të rregullta ku diskutohen çështjet e cilësisë për stafin administrativ.

Google+