Lëndët
KURSET
Aftësitë themelore të gjuhës Angleze
Ky është programi më i madh i Qendrës. Mësimdhënia është e ndarë në disa nivele ( nga niveli 1 ose fillestar , deri në nivelin 6, të avansuar) ; ligjëratat janë nga dy deri në tetë orë në javë, ashtu që nivelet më të ulëta kanë numrin më të madh të orëve brenda javës. çdo nivel përfshin një semestër të plotë të mësimdhënies. Këto kurse janë kurse themelore për Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin Administrim Biznesi, Administrim Publik dhe Shkenca Politike, Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore dhe Fakultetin për Gjuhë, Kulurë dhe Komunikim. Sipas ciklit studimor tre vjeçar të Universitetit, të gjithë studentët duhet që të ndjekin së paku dy nivele të BSE. Mësimdhënia është dizajnuar në mënyrë të tillë, që studentët mund të marrin nivelet nga A1 deri në C1, sipas Kornizës së Përbashkët Evropiane për njohjen e gjuhes Angleze.
Gjuha Angleze për Qëllime të veçanta (ESP)
Studentët nga të gjitha fakultetet (përveç të Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Angleze) janë të obliguar të ndjekin Gjuhën Angleze të specializuar për lëminë e tyre. Studentët fillojnë t’i ndjekin këto kurse në semestrin e tretë. Qendra e Gjuhëve i siguron sillabuset, materialet dhe zakonisht edhe ligjëruesit për këto kurse.
Gjuhë Shqipe dhe Gjuhe Maqedone
Gjuha Shqipe dhe Gjuha Maqedone janë lëndë të obligueshme në dy semestrat e pare për ata që e kanë Gjuhën Shqipe dhe atë Maqedone gjuhë amëtare. Mësimi i këtyre dy gjuhëve kontribuon në qëllimin e përgjithshëm të kultivimit të mirëkuptimit kulturor. Kjo përshtatet edhe me kontekstin multi -lingual dhe multi- kulturor të vet Universitetit.
Gjuhë të huaja zgjedhore
Perveç gjuhës Angleze, Qendra e Gjuhëve në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit ofron edhe kurse në tre gjuhë tjera të huaja: në gjuhën Frenge, Gjermane dhe Italiane. Studentët e të gjitha fakulteteve kanë mundësi të zgjedhin për të ndjekur një gjuhë të huaj si kurs zgjedhor. Kurset sillen prej nivelit fillestar deri në nivelin e avancuar, të specializuar të studimit të gjuhës.
Kurse të gjuhës për fakultetet dhe personelin
Qendra e Gjuhëve gjithashtu ofron kurse falas të Gjuhës Angleze për të punësuarit e UEJL-së. Në këto kurse ofrohen tre nivele (niveli fillestar, mesatar dhe i avancuar) prej ku, secili nivel përfshin nga dy orë në javë. Varësisht nga kërkesa, Qendra poashtu ofron kurse të tilla në gjuhën Frenge, Gjermane dhe Italiane, në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit.
Kurse të gjuhës për komunitetin
Duke filluar nga vera e vitit 2007, Qendra e Gjuhëve filloi për herë të parë të ofrojë kurse private për gjuhë për komunitetin lokal. Këto kurse janë në gjuhën Angleze dhe varësisht nga kërkesa, edhe në gjuhë të tjera të huaja.
Përkrahje për MA në programet studimore të Gjuhës Angleze.
Në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, Qendra e Gjuhëve ka marrë dhe rol përkrahës për studimet master në programin ELT.
Studimet Part- time
Të gjitha kurset e Qendrës së Gjuhës që ofrohen për studimet e rregullta, poashtu ofrohen edhe për Part-Time studimet.