Zyra për Marketing dhe Promovim
Zyra për Marketing dhe Promovim (ZMP), është njësi e administratës së Universitetit, e cila i përgjigjet dhe merr udhëzime drejtpërdrejt nga Sekretari i përgjithshëm.
Funksionimi i zyrës realizohet nëpërmjet gjashtë (6) seksioneve profesionale, të cilët janë: marketingu dhe promovimi, marrëdhëniet me publikun,informimi i jashtëm dhe i brendshëm,dizajni dhe multimedia, ueb faqja dhe shërbimi i përkthyesve.
Ajo është përgjegjëse për menaxhimin e profilit të jashtëm dhe të brendshëm të Universitetit, duke u fokusuar në promovimin dhe ruajtjen e reputacionit të tij, nëpërmjet medieve elektronike dhe të shtypura, portaleve, rrjeteve sociale, ueb faqes së universitetit dhe format tjera të komunikimit me publikun.
Nëpërmjet marketingut zyra kujdeset për zbatimin dhe promovimin e brendit të Universitetit. Duke patur si synim kryesor misionin dhe qëllimet strategjike, ajo prodhon një gamë të gjerë të materialeve të printuara, si broshura, fletëpalosje, bilborde,buletine informative, video materiale dhe materiale tjera të marketingut.
Zyra përpilon dhe zbaton fushatën kryesore të Universitetit për njohjen e ofertës studimore dhe profilin e Universitetit nga studentët potencial për të tre ciklet e studimit.
Zyra merret me organizimin e ngjarjeve publike si ceremoninë e absolventëve, përvjetorit dhe ngjarjeve të tjera madhore të Universitetit. Ajo ndihmon në mbarëvajtjen vizitave të zyrtarëve dhe autoriteteve të rëndësishme që i bëjnë Universitetit.
UDHËZUES I STILIT TË IDENTITETIT
Udhëzues i stilit të identitetit
Shemsedin Ibraimi
Përgjegjës i ZMP
Tel: +389 44 356 071
еmail:shemsedin.ibrahimi@seeu.edu.mk