Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Vlerësimi i cilësisë

Vlerësimi shtetëror

  • Bordi i akreditimit dhe vlerësimit

Në bazë të Ligjit për arsim të lartë, cilësia dispozitave mbikëqyret nga Bordi i Akreditimit dhe Vlerësimit.

Bordi i Akreditimit dhe Vlerësimit është një organ i pavarur. Detyrat e tij janë për të konfirmuar se kriteret për krijimin e një institucioni të arsimit të lartë janë plotësuar dhe se kërkesat për organizimin e studimeve në të tre ciklet janë përmbushur. I analizon, aprovon, konfirmon dhe i pranon programet e reja studimore brenda kornizës së autorizimit në bazë të parimeve të profesionalizmit dhe llogaridhënies. Bordi mund të tërheq akreditimin. Ky organ, po ashtu ka përgjegjësi për monitorimin dhe vlerësimin e cilësisë së aktiviteteve të arsimit të lartë në institucionet, të cilat janë të akredituara dhe të autorizuara.

Aktivitetet tjera relevante dhe mekanizmat nëpërmjet të cilave zhvillohet dhe ruhet cilësia e arsimit të lartë janë të bazuara në ligj dhe në aktet e organeve të vlerësimit.

Të gjitha programet studimore në Universitetin e Evropës Juglindore janë përpiluar, zhvilluar dhe rishikuar duke përdorur udhëzimet në nivel të Universitetit dhe të akredituara nga Bordi i Akreditimit dhe Vlerësimit.

  • Inspektimet nga Ministria Arsimit dhe Shkencës

Edhe një tjetër praktikë e rregullt që kontribuon ndjeshëm në përmirësimin e vazhdueshëm dhe arritjen e standardeve të larta në sigurimin e cilësisë, në lidhje me përputhjet me kërkesat e ligjit, janë inspektimet e Ministrisë.

Ministria i kryen këto inspektime çdo vit, zakonisht në fillim të vitit akademik, për të siguruar që universitetet kryejnë veprimtarinë në pajtim me Ligjin për arsimin e lartë dhe politikat e tjera qeveritare dhe rregulloret.

Kontrollet dhe inspektimet e zakonshme të Ministrisë përqendrohen në disa aspekte:

  1. kontrollin e dokumentacionit për veprimtarinë e institucionit në aspekt nëse ekziston licenca nga Ministria dhe Gjykata;
  2. shqyrtimin e programeve studimore të akredituara dhe bashkërendimin me vendimet nga Ministria për të operuar këto programe studimore;
  3. shqyrtimin e stafit akademik të angazhuar në të gjitha programet e studimore për të siguruar që Universiteti operon në përputhje me ligjin dhe rregulloret tjera; numri i studentëve (të ri), të regjistruar në vitin përkatës akademik dhe në qoftë se këta numra korrespondojnë – nuk i tejkalojnë – numrat e publikuar në konkursin zyrtar për regjistrimin e studentëve të ri.

Pas këtyre vizitave Inspektorati zakonisht përpilon raport ku vë në dukje çështjet që duhet të përmirësohen apo rregullohen. Deri më tani, këto inspektime të kryera nga Ministria e janë dëshmuar shumë të rëndësishme në përmirësimin e punës së përgjithshme të Universitetit në përputhje me kornizën ligjore të Republikës së Maqedonisë.

  • Rangimi i institucioneve të larta arsimore në Republikën e Maqedonisë-ShanghaiRanking

Rangimi i institucioneve të larta arsimore në Republikën e Maqedonisë bëhet me kërkesë të Ministrisë së Аrsimit dhe të Shkencës kjo iniciativë ka filluar nga viti 2011. Në rangim janë të përfshirë 20 institucione të larta arsimore. Gjatë kësaj, janë të shfrytëzuar rreth 21 indikatorë për performansa akademike dhe ato të konkurencës, të cilat i përkasin aspekteve kyçe të punës së këtyre institucioneve të larta arsimore, siç janë mësimi, hulumtimi dhe dimensioni socijal. Pritet që ky rangim do të kontriboj për rritjen e transparencës, efikasitetit dhe kualitetit të institucioneve të larta arsimore në Republikën e Maqedonisë.

Vlerësimi ndërkombërtar

  • Vlerësimi nga AUE

IEP Reporti i Evaluimit të Universitetit 2017/2018

Në vitin 1993, pas dy konferencave me temë: “Cilësia dhe Vlerësimi”, të organizuara nga Komiteti i CRE (tash AUE, Asociacioni i Universiteteve Evropiane), u vendos që t’ju jepet mundësia universiteteve anëtare, (mbi 800 universitete anëtare), që të mund të vlerësohen anët e forta dhe dobësitë e tyre në fushën e menaxhimit institucional dhe sistemet e sigurimit të cilësisë. Vlerësimet e AUE janë instrumente për të ndihmuar liderët e Universitetit në përpjekjet e tyre për të përmirësuar menaxhimin e tyre dhe për të promovuar kapacitetin e universiteteve për ndryshim. Baza e vlerësimit është vetëvlerësimi i universitetit, i cili mundëson që stafi i universitetit, si një ekip, të kuptojë anët e forta dhe dobësitë e institucionit të tyre. EUA pret që numri në rritje i vlerësimeve institucionale të kontribuojë në promovimin e një kulture të cilësisë në mesin e anëtarëve të saj dhe në përhapjen e shembullit të menaxhimit efektiv strategjik në mesin e universiteteve evropiane.

Programi i vlerësimit institucional i Asociacionit të Universiteteve Evropiane ka filluar para 16 viteve, ku janë vlerësuar 250 institucione të arsimit të lartë në 39 shtete. Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), është universiteti i tretë në Maqedoni që ka kërkuar të vlerësohet nga AUE. Universiteti vazhdon të vlerësohet në kuadër të Programit të Vlerësimit Institucional (IEP). IEP raportet përdoren në mënyrë aktive në zhvillimin e programeve cilësore dhe sistemet e cilësisë.

  • Sistemi për sigurimin dhe menaxhimin e cilësisë

Universiteti i Evropës Juglindore e ka zhvilluar Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë (SMC) sipas standardit ISO 9001:2008 dhe me sukses është certifikuar për tri vitet e fundit.

ISO 9001:2008 është standard ndërkombëtar për krijimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë pavarësisht se cila është veprimtaria, madhësia, statusi privat apo publik i organizatës. Ky është standardi i vetëm nga familja ISO, për të cilin organizatat mund të certifikohen, edhe pse certifikimi nuk është kërkesë e detyrueshme e standardit.

Sistemi i menaxhimit të cilësisë i Universitet auditohet njëherë në vit. Auditimi i brendshëm realizohet nga ekipi i audituesve, kurse auditimi i jashtëm nga një organizatë e pavarur për certifikimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë. Auditi i jashtëm vërteton se ne menaxhojmë proceset tona në mënyrë efektive dhe bëjmë kontrollin e aktiviteteve tona.

Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO), është zhvilluesi dhe botuesi më i madh në botë i standardeve ndërkombëtare dhe ka një rrjet , ku përfshihen 161 shtete, të përfaqësuar me nga një anëtar në Sekretariatin Qendror në Gjenevë, në Zvicër, i cili koordinon sistemin. Është një organizatë joqeveritare që formon një urë lidhëse ndërmjet sektorit publik dhe privat.

Prandaj, ISO mundëson që të arrihen një konsensus për zgjidhje që i plotësojnë kërkesat e biznesit dhe i zgjerojnë nevojat e shoqërisë. Nëpërmjet këtij standardi është mundësuar që Universiteti të forcojë funksionimin e tij efikas nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm, vlerësimin dhe promovimin e një kulture të cilësisë së përgjithshme.

  • Kampioni i cilësisë

‘Kampioni i cilësisë’ (KC) – së paku dy herë brenda vitit, kampioni i cilësisë bënë auditimin dhe rishikimin e proceseve të sigurimit të cilësisë (SC) dhe zhvillimet në kuadër të fakulteteve/qendrave/departamenteve, në bashkëpunim me Komisionin për sigurimin dhe menaxhimin e cilësisë (KSMC), si dhe Ekipet për sigurimin e cilësisë (ESC). Përveç kësaj, kampioni i cilësisë jep rekomandime për zhvillimet e cilësisë në të ardhmen. Kampioni i cilësisë gjithashtu ndihmon për të rritur vetëdijen për procesin e menaxhimit të cilësisë në të gjitha nivelet e institucionit. ‘Kampioni i cilësisë’ drejtpërsëdrejti i raporton KSMC dhe Ekipit ekzekutiv të menaxhmentit për sistemin e menaxhimit të cilësisë dhe lëmitë për përmirësim dhe zhvillim.

  • Vëzhgimi i mësimdhënies dhe nxënies

Një nga faktorët më të rëndësishëm që siguron se ne vazhdimisht përmirësojmë dhe zhvillojmë atë çfarë ofrojmë për studentët është cilësia e mësimdhënies tonë. Në nivel të universitetit mësimdhënia dhe nxënia janë në nivel të mirë. Ne kemi për qëllim të sigurojmë se e ndajmë praktikën e mirë dhe e përkrahim stafin në zhvillimin e shkathtësive dhe metodologjisë. Universiteti gjithashtu kërkon të dhëna në nivel institucional, në mënyrë të matur dhe për të përmirësuar këtë.

Prandaj, Universiteti ka një skemë të vëzhgimit vjetor në mënyrë që të:

  • të përkrah qëllim strategjik të Universitetit në përmirësimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënies dhe nxënies,
  • të sigurojë dëshmi të sigurimit të cilësisë në nivel të Universitetit dhe fakulteteve
  • të sigurojë që përvoja e studentëve për nxënien është në cilësinë më të lartë në çdo fakultet
  • të njoh praktikën e shkëlqyer dhe të lehtësoj ndarjen e praktikave të mira në çdo fakultet dhe në nivel të universitetit
  • të përkrah zhvillimin e vazhdueshëm të stafit individual - të sigurojë që nxënia dhe mësimdhënia janë gjithëpërfshirëse dhe adreson zotimin e universitetit me mundësi të barabartë.
  • të sigurojë informatë për proceset tjera relevante, veçanërisht, për procesin vjetor të vetë-vlerësimit dhe shpërndarjen e bonusit për stafit,

Çdo anëtar i stafit mësimor vëzhgohet nga vëzhgues të trajnuar nga fakulteti gjegjës ose vëzhgues nga ekipi qendror i universitetit. Anëtarët e stafit mësimor marrin këshilla para orës mësimore dhe më pas pranojnë informatë kthyese në formë të raportit. Raportet përmbledhëse qarkullohen dy herë në vit për të gjithë stafin dhe studentët. Përveç kësaj, raportet e veçanta për çdo fakultet/qendër sigurohen, si dhe mundësitë për trajnim relevante.

  • Vlerësimi nga studentët

Në mënyrë që studentëve t’ju jepet mundësi për vlerësimin e stafit akademik, lëndëve dhe efektivitetin e shërbimeve administrative dhe ngrehinave, studentët në UEJL plotësojnë anketën e vlerësimit vjetor. Kjo, implementohet në mënyrë konfidenciale dhe anonime në mënyrë që ne të marrim komente të sinqerta dhe konstruktive për të na ndihmuar në përmirësimin e më tejmë.

Rezultatet e anketës jepen për secilin anëtar të stafit akademik dhe departamentet administrative, dhe përmbledhjet janë në dispozicion për fakultetet/qendrat dhe nivel të universitetit për analizën dhe përdorimin. Rezultatet individuale përdoren si pjesë e procedurës së vlerësimit stafit. Rezultatet gjithashtu prezantohen në mbledhje të Senatit dhe Bordit të Universitetit për çdo vit dhe përfshihen në plan veprimet e departamenteve. Ekziston edhe Procedura për ankesa nga studentët, e cila mund të përdoret për çështje të menjëhershme.

  • Vlerësimi i stafit

Universiteti pranon faktin se anëtarët e stafit janë burimi kyç dhe ka për qëllim të njohë arritjet, të përkrah zhvillimin e vazhdueshëm dhe të menaxhoj performancën individuale dhe të përgjithshme. Prandaj, operon procesin e vlerësimit vjetor si për stafin akademik dhe administrativ, hap ky që i përmbush këto synime dhe jep informacion për proceset e rinovimit të kontratës dhe për promovim. Procedura e përdor mekanizmat tjerë vlerësuese dhe provat, për shembull, të dhënat për suksesin, vëzhgimin e mësimdhënies dhe vlerësimin nga studentët. Gjithashtu lidhet me politikat tjera të burimeve njerëzore, politika për masa disiplinore dhe kompetenca. Gjithashtu, pjesë e vlerësimit është përputhshmërisë me politikat dhe procedurat e Universitetit. Kriteret janë të përcaktuara në Strategjinë e burimeve njerëzore dhe kompletimi i këtij vlerësimi është i detyrueshëm.

Procesi është dizajnuar për t'u përdorur në mënyrë aktive nga fakultetet/qendrat dhe udhëheqësit e departamenteve, ku anëtarët e stafit diskutojnë performancën e tyre dhe vendosjen e objektivave, përkrahje të qëllimeve të reja dhe identifikimin e mundësive për zhvillim profesional.

Përveç kësaj, Rregullorja e Universitetit për rroga dhe rangim parashikon mundësinë e shpërblimit financiar, sipas kritereve të dakorduara për performancë të lartë individuale. Së fundi, ekziston skema vjetore për shpërblim, ku anëtarë të stafit konkurrojnë për projektin më të mirë për kontributin e dhënë në mësimdhënie dhe nxënie.

  • Auditimi i brendshëm i Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë (SMC)

Bazuar në procedurën ISO 9001:2008, pika 8.2.2, Universiteti kryen auditimin e brendshëm në baza vjetore për të përcaktuar nëse Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë (SMC), është:

  1. Në përputhje me marrëveshjen e planifikuar, me kërkesat (shih 7.1) e ISO 9001:2008 dhe me kërkesat e SMC të përpiluara nga Universiteti;
  2. Zbatohet në mënyrë efektive dhe mirëmbahet .

Procedura e dokumentuar është përpiluar, ku janë përcaktuar përgjegjësitë dhe kërkesat për planifikimin dhe kryerjen e auditimeve, përpilimi i të dhënave dhe raportimin e rezultateve. Nëse konstatohet moskonformitet drejtori/përgjegjësi i njësisë së audituar, do të ndërmerr veprimet korrigjuese të nevojshme për të cilën ata raportojnë në mbledhjet e Grupit të Cilësisë, ku dorëzojnë plan-veprimet me raportet progresive tek menaxheri i cilësisë.

  • Auditimi I mbrendshëm financiar

Shërbimi i auditimit të brendshëm në UEJL - Auditimi i brendshëm në UEJL është shërbim i pavarur, objektiv dhe jep këshilla për të shtuar vlerën dhe për të përmirësuar operacionet e Universitetit. Gjithashtu e ndihmon Universitetin për të përmbushur objektivat, duke sjellë një qasje sistematike, të disiplinuar për të vlerësuar dhe përmirësuar efektivitetin e menaxhimit të rrezikut, kontrollin dhe proceset qeverisëse.

Auditimi i brendshëm jep opinion, me qëllim që të siguroj që mjetet (asetet) e Universitetit të ruhen, operacionet të kryhen në mënyrë efektive, efikase dhe ekonomike në pajtim me politikat e Universitetit, rregulloret, ligjet. Të dhënat dhe raportet janë të besueshme dhe të sakta.

Procesi i auditimit është i ngjashëm me shumicën e angazhime dhe zakonisht përbëhet nga këto faza: planifikimi, puna në terren dhe raportimi.

  1. Planifikimi- Shërbimi i auditimit të brendshëm përpilon planin vjetor për auditimin e brendshëm që nënvizon fushat e mundshme të aktivitetit për vitin e ardhshëm. Plani vjetor i auditimit të brendshëm miratohet nga Komiteti i Universitetit për auditim dhe menaxhim të rrezikut. Auditi i brendshëm zakonisht e kontakton departamentin, i cili do të auditohet së paku shtatë ditë para datës së caktuar për fillimin e procesit të auditimit. Caktohet një takim, ku shqyrtohet dhe diskutohet qëllimi dhe koha punës së auditimit të planifikuar në mënyrën për të shkëmbyer njohuri në lidhje me lëmin që është objekt i auditimit. Kjo, është një mundësi për të siguruar të dhëna për fushëveprimin e auditimit, veçanërisht në qoftë se ka ndonjë çështje apo fusha me interes të veçantë që janë identifikuar.
  2. Puna në terren - Puna në terren përqendrohet në komunikimet formale. Kjo, ndodh gjatë fazës kur auditi përcakton nëse kontrollet e identifikuara gjatë shqyrtimit paraprak operohen sipas mënyrës së duhur të përshkruar nga ana e departamenti. Auditi, normalisht, do të përfshijnë diskutime me stafin kyç dhe do të kryej rishikim të dokumentacionit për të fituar një kuptim të qartë për sistemet dhe proceset. Puna në terren normalisht duhet të jetë e planifikuar në atë mënyrë që t’i përshtatet sa më shumë që të jetë e mundur për departamentin, ku realizohet auditimi, ndërsa në të njëjtën kohe duke lejuar auditin të përfundoj punën e planifikuar. Auditi është i hapur me stafin e departamenteve për çështjet e identifikuara gjatë punës, ashtu siç përparon procesi auditimit. Ky aspekt i auditimit është i rëndësishëm pasi drejtuesit mund të ofrojnë informata dhe të punojnë me audituesit për të përcaktuar mënyrat më të mira për zgjidhjen e çështjeve që mund të dalin si rezultat i auditimit.
  3. Raportimi - Pas punës në terren një draft raport dhe përmbledhje e rekomandimeve përgatitet dhe i dërgohet departamentit të audituar. Auditi, do të takohet me përgjegjësit e departamenteve për të diskutuar gjetjet dhe rekomandimet. Ky takim jep një mundësi për të shpjeguar çështjet që dalin nga shqyrtimi dhe të marrin në konsideratë ndonjë pyetje të pazgjidhur. Takimi gjithashtu ndihmon për të siguruar që çdo mosmarrëveshje e mundur të zgjidhet. Nëse gjatë takimit arrihet marrëveshje për ndonjë ndryshim nga draft raporti, atëherë këto ndryshime do të përfshihen në raportin përfundimtar. Nga departamenti i kontrolluar gjithashtu do të kërkohet të japë përgjigje me shkrim për ndonjërën nga rekomandimet. Këto përgjigje, do të regjistrohen zyrtarisht në përmbledhjen e rekomandimeve.

Raporti përfundimtar përgatitet dhe i dërgohet departamentit të audituar, rektorit dhe komitetit të auditimit dhe menaxhimit të rrezikut.

Google+