Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Këshilli i Rektorit

Kompetencat e Këshillit të Rektorit janë:

- të veprojë si kanal komunikimi i rregullt dhe frekuentues ndërmjet anëtarëve të tij dhe Senatit, rektorit dhe Bordit të Universitetit bashkë me Komitetin Ekzekutiv të tij;
- të marrë vendime mbi çështjet akademike që i janë deleguar nga Senati dhe për të njëjtat  t’i dorëzojë raport Senatit ;
- të marrë vendime mbi çështjet urgjente akademike dhe t’i raportojë Senatit për të njëjtat;
- me propozim të rektorit të miratojë datat e sesioneve, periudhave të regjistrimit, pushimeve, dhe afateve të provimeve;
- me rekomandim të Këshillave të fakulteteve të aprovojë caktimin e detyrave të mësimdhënies për stafin akademik;
- me rekomandim të Këshillave të fakulteteve të emërojë dhe shkarkojë vlerësuesit;
- të veprojë si forum për planifikim, rregullim dhe sigurimin e burimeve për qëllime akademike;
- të përgatitë çështjet për shqyrtim nga Senati, Bordi i Universitetit ose Komiteti Ekzekutiv;
- të përgatisë komente mbi propozimet e bëra nga rektori e që duhen shqyrtuar nga Senati, Bordi i Universitetit ose Komiteti Ekzekutiv.
- t’i realizojë të gjitha funksionet tjera të Këshillit të rektorit të përcaktuara me statut.

Anëtarët e Këshillit të Rektorit:

- Rektori,

- Prorektorët,

- Sekretari i përgjithshëm,

- Dekanët e fakulteteve,

- Drejtori i Institutit të mjedisit dhe shëndetit,

- Drejtori i Qendrës së gjuhëve,

- Drejtori i Qendrës për e-Learning,

- Presidenti i Parlamentit të studentëve (anëtar pa të drejtë vote)

Google+