Zyra e Shërbimit juridik dhe Shërbimit të prokurimit
Zyra e Shërbimit juridik dhe Shërbimit të prokurimitsi pjesë e Sekretariatit synon të përmbushë misionin e Universitetit të Evropës Juglindore:
Shërbimi juridik angazhohet që të ofrojë këshilla juridike lidhur me dispozitat ligjore nga lëmia e arsimit të lartë dhe lëmenjve tjerë. Ky shërbim, po ashtu ofron këshilla juridike lidhur me statutin, rregulloret dhe procedurat e universitetit, në kohë dhe në mënyrë cilësore për stafin dhe studentët.
Shërbimi i prokurimit angazhohet që nëpërmjet një procesi transparent, të drejtë dhe konkurrues, në pajtueshmëri me ligjet, rregulloret dhe procedurat e universitetit të ofrojë shërbime në kohë dhe cilësore stafit të universitetit, studentëve dhe konsumatorëve të jashtëm.
Arkivi nëpërmjet sistematizimit dhe arkivimit elektronik kujdeset për një nga pasuritë më të vlefshme të universitetit si që janë dokumentet lidhur me historinë e universitetit, dokumentet mbështetëse gjatë procesit të vendimmarrjes dhe dokumenteve tjera, duke i shërbyer në mënyrë cilësore dhe transparente stafit të universitetit, studentëve dhe klientëve të jashtëm.
Besnik Xheladini
Përgjegjës i shërbimit juridik dhe prokurimit
Tel: +389 44 356 094
еmail:b.xheladini@seeu.edu.mk
Hava Spahiu
Nëpunëse për shërbime juridike dhe prokurim
Tel: +389 44 356 103
еmail:h.qamili@seeu.edu.mk