Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Vlerësimi i jashtëm

Vlerësimi shtetëror

Bordi i akreditimit dhe vlerësimit

Në bazë të Ligjit për arsim të lartë, cilësia dispozitave mbikëqyret nga Bordi i Akreditimit dhe Vlerësimit
 
Bordi i Akreditimit dhe Vlerësimit është një organ i pavarur. Detyrat e tij janë për të konfirmuar se kriteret për krijimin e një institucioni të arsimit të lartë janë plotësuar dhe se kërkesat për organizimin e studimeve në të tre ciklet janë përmbushur. I analizon, aprovon, konfirmon dhe i pranon programet e reja studimore brenda kornizës së autorizimit në bazë të parimeve të profesionalizmit dhe llogaridhënies. Bordi mund të tërheq akreditimin. Ky organ, po ashtu ka përgjegjësi për monitorimin dhe vlerësimin e cilësisë së aktiviteteve të arsimit të lartë në institucionet, të cilat janë të akredituara dhe të autorizuara.
 
Aktivitetet tjera relevante dhe mekanizmat nëpërmjet të cilave zhvillohet dhe ruhet cilësia e arsimit të lartë janë të bazuara në ligj dhe në aktet e organeve të vlerësimit.
 
Të gjitha programet studimore në Universitetin e Evropës Juglindore janë përpiluar, zhvilluar dhe rishikuar duke përdorur udhëzimet në nivel të Universitetit dhe të akredituara nga Bordi i Akreditimit dhe Vlerësimit. 
 

Inspektimet nga Ministria Arsimit dhe Shkencës

Edhe një tjetër praktikë e rregullt që kontribuon ndjeshëm në përmirësimin e vazhdueshëm dhe arritjen e standardeve të larta në sigurimin e cilësisë, në lidhje me përputhjet me kërkesat e ligjit, janë inspektimet e Ministrisë.
 
Ministria i kryen këto inspektime çdo vit, zakonisht në fillim të vitit akademik, për të siguruar që universitetet kryejnë veprimtarinë në pajtim me Ligjin për arsimin e  lartë dhe politikat e tjera qeveritare dhe rregulloret.
 
Kontrollet dhe inspektimet e zakonshme të Ministrisë përqendrohen në disa aspekte:
 
kontrollin e dokumentacionit për veprimtarinë e institucionit në aspekt nëse ekziston licenca nga Ministria dhe Gjykata;
shqyrtimin e programeve studimore të akredituara dhe bashkërendimin me vendimet nga Ministria për të operuar këto programe studimore;
shqyrtimin e stafit akademik të angazhuar në të gjitha programet e studimore për të siguruar që Universiteti operon në përputhje me ligjin dhe rregulloret tjera;
numri i studentëve (të ri), të regjistruar në vitin përkatës akademik dhe në qoftë se këta numra korrespondojnë – nuk i tejkalojnë –  numrat e publikuar në konkursin zyrtar për regjistrimin e studentëve të ri.
Pas këtyre vizitave Inspektorati zakonisht përpilon raport ku vë në dukje çështjet që duhet të përmirësohen apo rregullohen. Deri më tani, këto inspektime të kryera nga Ministria e janë dëshmuar shumë të rëndësishme në përmirësimin e punës së përgjithshme të Universitetit në përputhje me kornizën ligjore të Republikës së Maqedonisë.
 
  • Rangimi i institucioneve të larta arsimore në Republikën e Maqedonisë-ShanghaiRanking

Rangimi i institucioneve të larta arsimore në Republikën e Maqedonisë bëhet me kërkesë të Ministrisë së Аrsimit dhe të Shkencës kjo iniciativë ka filluar nga viti 2011. Në rangim janë të përfshirë 20 institucione të larta arsimore. Gjatë kësaj, janë të shfrytëzuar rreth 21 indikatorë për performansa akademike dhe ato të konkurencës, të cilat i përkasin aspekteve kyçe të punës së këtyre institucioneve të larta arsimore, siç janë mësimi, hulumtimi dhe dimensioni socijal. Pritet që ky rangim do të kontriboj për rritjen e transparencës, efikasitetit dhe kualitetit të institucioneve të larta arsimore në Republikën e Maqedonisë.

Vlerësimi ndërkombërtar

Vlerësimi nga AUE

Në vitin 1993, pas dy konferencave me temë: “Cilësia dhe Vlerësimi”, të organizuara nga Komiteti i CRE (tash AUE, Asociacioni i Universiteteve Evropiane), u vendos që t’ju jepet mundësia universiteteve anëtare, (mbi 800 universitete anëtare), që të mund të vlerësohen anët e forta dhe dobësitë e tyre në fushën e menaxhimit institucional dhe sistemet e sigurimit të cilësisë. Vlerësimet e AUE janë instrumente për të ndihmuar liderët e Universitetit në përpjekjet e tyre për të përmirësuar menaxhimin e tyre dhe për të promovuar kapacitetin e universiteteve për ndryshim. Baza e vlerësimit është vetëvlerësimi i universitetit, i cili mundëson që stafi i universitetit, si një ekip, të kuptojë anët e forta dhe dobësitë e institucionit të tyre. EUA pret që numri në rritje i vlerësimeve institucionale të kontribuojë në promovimin e një kulture të cilësisë në mesin e anëtarëve të saj dhe në përhapjen e shembullit të menaxhimit efektiv strategjik në mesin e universiteteve evropiane. 
 
Programi i vlerësimit institucional i Asociacionit të Universiteteve Evropiane ka filluar para 16 viteve, ku janë vlerësuar 250 institucione të arsimit të lartë në 39 shtete. Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), është universiteti i tretë në Maqedoni që ka kërkuar të vlerësohet nga AUE. Universiteti është vlerësuar në kuadër të Programit të  Vlerësimit Institucional (IEP), në verë dhe vjeshtë të vitit 2004, kurse raporti është dorëzuar në shkurt të vitit 2005. Rivlerësimi (follow-up evaluation), është bërë në muajin maj 2009. Të dy raportet e vlerësimit të jashtëm nga AUE përmbanin rekomandime pozitive dhe mbështetje, ku të njëjtat Universiteti i ka përdorur në mënyrë aktive në zhvillimin e programeve cilësore dhe sistemet e cilësisë.
 

Sistemi për sigurimin dhe menaxhimin e cilësisë

Universiteti i Evropës Juglindore e ka zhvilluar Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë (SMC) sipas standardit ISO 9001:2008 dhe me sukses është certifikuar për tri vitet e fundit.
 
ISO 9001:2008 është standard ndërkombëtar për krijimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë pavarësisht se cila është veprimtaria, madhësia, statusi privat apo publik i organizatës. Ky është standardi i vetëm nga familja ISO, për të cilin organizatat mund të certifikohen, edhe pse certifikimi nuk është kërkesë e detyrueshme e standardit.
 
Sistemi i menaxhimit të cilësisë i Universitet auditohet njëherë në vit. Auditimi i brendshëm realizohet nga ekipi i audituesve, kurse auditimi i jashtëm nga një organizatë e pavarur për certifikimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë. Auditi i jashtëm vërteton se ne menaxhojmë proceset tona në mënyrë efektive dhe bëjmë kontrollin e aktiviteteve tona. 
 
Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO), është zhvilluesi dhe botuesi më i madh në botë i standardeve ndërkombëtare dhe ka një rrjet , ku përfshihen 161 shtete, të përfaqësuar me nga një anëtar në Sekretariatin Qendror në Gjenevë, në Zvicër, i cili koordinon sistemin. Është një organizatë joqeveritare që formon një urë lidhëse  ndërmjet sektorit publik dhe privat. 
 
Prandaj, ISO mundëson që të arrihen një konsensus për zgjidhje që i plotësojnë kërkesat e biznesit dhe i zgjerojnë nevojat e shoqërisë. Nëpërmjet këtij standardi është mundësuar që Universiteti të forcojë funksionimin e tij efikas nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm, vlerësimin dhe promovimin e një kulture të cilësisë së përgjithshme. 

Kampioni i cilësisë

‘Kampioni i cilësisë’ (KC) – së paku dy herë brenda vitit, kampioni i cilësisë bënë auditimin dhe rishikimin e proceseve të sigurimit të cilësisë (SC) dhe zhvillimet në kuadër të fakulteteve/qendrave/departamenteve, në bashkëpunim me Komisionin për sigurimin dhe menaxhimin e cilësisë (KSMC), si dhe Ekipet për sigurimin e cilësisë (ESC). Përveç kësaj, kampioni i cilësisë jep rekomandime për zhvillimet e cilësisë në të ardhmen. Kampioni i cilësisë gjithashtu ndihmon për të rritur vetëdijen për procesin e menaxhimit të cilësisë në të gjitha nivelet e institucionit. ‘Kampioni i cilësisë’ drejtpërsëdrejti i raporton KSMC dhe Ekipit ekzekutiv të menaxhmentit për sistemin e menaxhimit të cilësisë dhe lëmitë për përmirësim dhe zhvillim.
Google+