Senati
Senati i Universitetit është organ profesional i cili përbëhet nga:
- Rektori;
- Prorektorët;
- Dekanët e fakulteteve dhe drejtorët e njësive tjera akademike;
- Dy anëtarë të zgjedhur nga stafi akademik i çdo fakulteti të zgjedhur me votim nga këshilli mësimorë-shkencor të fakultetit.
- Përfaqësues të studentëve të zgjedhur nga Parlamenti studentor (së paku 10%, por, jo më shumë se 15% nga numri i përgjithshëm anëtarëve të Senatit);
- Një anëtar i zgjedhur nga ana e stafit jo - akademik.
Mandati i anëtarëve të senatit zgjat tre vjet me të drejtë edhe në një zgjedhje. Mandati i përfaqësuesve të studentëve zgjat një vit pa të drejtë rizgjedhje. Procedura për shkarkimin e një anëtari të zgjedhur të Senatit mund të iniciohet nga kryetari i Senatit në rast të tre mungesave të paarsyeshme të njëpasnjëshme. Senati vendos me shumicë votash për shkarkimin. Nëse shkarkohet anëtari i zgjedhur i Senatit, informohet këshilli mësimor-shkencor i caktuar, që të propozojë një anëtar të ri të Senatit. Thirrja e mbledhjeve dhe puna e Senatit rregullohen me Rregulloren për punën e Senatit.
Kompetencat e Senatit të Universitetit
- Vendos për veprimtarinë mësimore, shkencore dhe aplikative.
- Zgjedh anëtarë për Konferencën ndëruniversitare me votim të fshehtë.
- Diskuton rreth çështjeve të përgjithshme që kanë të bëjnë me punën hulumtuese-shkencore, studimin, mësimdhënien dhe lëndët mësimore në Universitetit.
- Miraton programet studimore me rekomandimin e këshillave mësimore - shkencore të fakulteteve dhe instituteve shkencore.
- Përcakton aktivitetet arsimore të Universitetit që duhen mbajtur në gjuhën shqipe, maqedonase dhe gjuhët ndërkombëtare në përputhje me dispozitat e Ligjit për arsimin e lartë dhe rekomandim nga këshillat mësimore – shkencore.
- Krijon procedura për të siguruar cilësi akademike, duke përfshirë caktimin e një Komisioni për evaluim dhe miratimin e Doracakut për evaluim në përputhje me Ligjin.
- Zbaton procedura për të siguruar reforma akademike, si dhe i miraton dhe i rishikon lëndët mësimore.
- I propozon Bordit simbolet e Universitetit.
- Propozon pagesën për shkollim dhe pagesa tjera që i bëhen Universitetit.
- I propozon Bordit themelimin e njësive të brendshme organizative.
- Me rekomandimin e Drejtorisë Rektorale, në konsultim me Bordin e Universitetit, e përcakton numrin e studentëve që regjistrohen dhe kriteret e pranimit.
- Përcakton politikat, kriteret, dhe procedurat e vlerësimit dhe kontrollit të performancës akademike të studentëve, me rekomandim të Drejtorisë Rektorale.
- Përcakton dispozitat për mësim të përjetshëm me rekomandim të Drejtorisë Rektorale.
- Përcakton procedurat për dhënien e kualifikimeve dhe titujve akademikë të nderit
- Përcakton procedurat për përjashtim të studentëve për arsye akademike dhe të tjera.
- Shqyrton politikën për mbrojtjen e pronësisë intelektuale të Universitetit dhe shfrytëzimin komercial të saj.
- Përcakton dispozitën për këshillëdhënie për çështje të tjera, për të cilat Bordi i Universitetit, Komiteti Ekzekutiv, Rektori ose Drejtoria Rektorale mund t’i drejtohen Senatit.
- Verifikon, listën e kandidatëve për pozitën e Rektorit.
- Miraton Raportin vjetor për punën e Rektorit.
- Miraton rregulloret akademike.
- Nga radhët e profesorëve ordinar të Universitetit zgjedh person të autorizuar për pranimin e fletëparaqitjeve për korrupsion.
- Shqyrton buxhetin e Universitetit.
- Shqyrton strategjinë e Universitetit.
- Zgjedh Komisionin për pranim të studentëve në Universitet.
- Formon Komision për vetëvlerësim.
- Me propozim të Parlamentit Studentor të Universitetit zgjedh Avokatin Studentor.
- Me propozim të Rektorit zgjedh dekanin nga lista prej tre kandidatëve për dekan të përcaktuar nga Këshilli mësimor-shkencor dhe vendimin për zgjedhje e dërgon për verifikim në Komitetin Ekzekutiv të Bordit të Universitetit.
- Me propozim të Rektorit zgjedh drejtor qendre dhe vendimin për zgjedhje e dërgon për verifikim në Komitetin Ekzekutiv të Bordit të Universitetit.
- Vendos për zgjedhje/rizgjedhje në thirrje mësimore - shkencore, shkencore, mësimore, mësimore-profesionale dhe bashkëpunëtori të stafit.
- Miraton Kodin etik të studentëve të Universitetit.
- Formon Këshillin profesional për studime të doktoratës.
- Si dhe vendos për çështje tjera të përcaktuara me Ligj dhe Statut.
Kryetari i Senatit
Me punën e Senatit udhëheq Kryetari i Senatit. Kryetari i Senatit zgjidhet nga senatorët me votim të fshehtë për një periudhë njëvjeçare, me të drejtën edhe për një zgjedhje. Për zgjedhjen e Kryetarit të Senatit, Senati mund të vendosë nëse së paku dy të tretat e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Senatit marrin pjesë në seancë dhe vendoset me shumicën e anëtarëve aktualë. Çdo anëtar i Senatit ka të drejtë të propozojë një kandidat për Kryetar të Senatit. Nëse në raundin e parë nuk zgjidhet kryetari, votimi përsëritet, në mënyrë që pas çdo raundi pasues bie personi që ka marrë numrin më të vogël të votave. Nëse asnjë person nuk merr shumicën e kërkuar të votave, procedura përsëritet duke propozuar një tjetër, d.m.th., persona të tjerë për kryetar.
Kryetari i Senatit thërret mbledhjet e Senatit. Kryetari i Senatit është i detyruar, me kërkesë së paku të një pestës së anëtarëve të Senatit, ose me kërkesë të Rektorit që të thërrasë mbledhje të Senatit. Nëse Kryetari i Senatit nuk vepron në pajtim me dispozitat nga paragrafët (1) dhe (2) të këtij neni, Rektori thërret mbledhjen e Senatit. Në rast të mungesës ose paaftësisë së Kryetarit të Senatit, mbledhjen e Senatit e kryeson Rektori.
Mandati i Kryetarit të Senatit mbaron përpara skadimit të periudhës për të cilën është zgjedhur në rast të mosrespektimit të ligjshmërisë dhe aspektit statutor të punës së Senatit. Senati vendos për ndërprerjen e mandatit si në mënyrën dhe procedurën për zgjedhjen e tij.