Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Qendra e Gjuhëve

Qendra e Gjuhëve është themeluar në vitin 2001 dhe ishte njësia e parë e pavarur, që filloi me dhënien e instruksioneve nnë kuadër të Universitetit të Evropës Juglindore. Ajo ofron shërbime gjuhësore për të gjithë studentët e fakulteteve të ndryshme. 20 mësojtoret e saja të pajisura mirë dhe Qendra e resurseve të gjuhës (QRGj) janë dizajnuar në atë mënyrë që t’i plotësojnë nevojat e studentëve, personelit dhe komunitetit, si dhe të krijojnë një mjedis, i cili është i favorshëm për të mësuar.

Studimi i gjuhëve, qoftë  si lëndë obligative ose si kurs zgjedhor opcional, paraqet pjesë kryesore të karrierës akademike të çdo studenti  në UEJL.pjesë e misionit të Universitetit është promovimi i qasjes multilinguale të mësuarit, duke theksuar në këtë mënyrë rëndësinë e gjuhëve lokale si dhe të atyre ndërkombëtare. Qendra e Gjuhëve ka rolin kryesor në arritjen e këtij qëllimi. Funksioni primar i Qendrës është ofrimi  kurseve, të përcaktuar sipas kurikulumeve të pesë Fakulteteve të Universitetit. Për shkak të këtyre kërkesave dhe interesit të studentëve, Qendra e Gjuhëve është qendra më e madhe mësimdhënëse në këtë Universitet, në të cilën më se tre të katërtat e studenteve i ndjekin ligjëratat e ofruara në çdo kohë.

Biblioteka e Qendrës së Gjuhëve (LaRC)

Kjo bibliotekë paraqet një qendër për resurse dhe trajnim të studentëve dhe mësimdhënësve të gjuhëve të huaja.

LaRC përmban një koleksion të gjërë të librave, disa kompjutorë , televizor si dhe video dhe DVD. Në të janë të angazhuar studentë dhe është e hapur gjatë tërë javës. Mësimdhënësit e Qendrës së Gjuhëve, poashtu kalojnë një pjesë të orëve të tyre konsultative në këtë bibliotekë dhe në këtë mënyrë e kalojnë pjesën më të madhe të kohës, duke punuar individualisht me studentë.

Zyra për informim

Zyra për informim është vendi ku studentët mund të sigurojnë informatat rreth orarëve, mësojtoreve dhe çështjet studentore.

Google+