Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Informacione me karakter publik

E drejta e informacioneve me karakter publik realizohet në bazë të Ligjit për Qasje të Lirë të Informacioneve me Karakter Publik 

Ligji për Qasje të Lirë të Informacioneve me Karakter Publik 

Me këtë ligj sigurohet publiciteti dhe transparenca në punën e poseduesve të informatave dhe u mundësohet personave fizikë dhe juridikë ta realizojnë të drejtën e qasjes së lirë te informatat me karakter publik. Në bazë të nenit 9 të Ligjit për qasje të lirë te informacioneve me karakter publik (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut numër 101/2019), poseduesit e informatave janë të detyruar rregullisht të mbajnë dhe ta azhurnojnë listën e informatave me të cilat ato disponojnë dhe t’i publikojnë në mënyrë të arritshme për publikun (internet faqe, tabela e shpalljeve etj.).

E drejta për qasje të lirë të informatave me karakter publik realizohet, duke dorëzuar kërkesë deri te personi zyrtar për qasje të lirë në informacione me karakter publik i Universitetit të Evropës Juglindore. 

Personi zyrtar për qasje të lirë në informacione me karakter publik

Besnik Xheladini

Email: b.xheladini@seeu.edu.mk

Tel. 044 356 094


Kërkesa për qasje të lirë në informata me karakter publik mund të dorëzohet në format vijuese: 

  1. Kërkesë me gojë 
  2. Kërkesë me shkrim
  3. Kërkesë me shkresë elektronike

Poseduesi i informatës është i detyruar të përgjigjet më së voni në afat prej 20 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës me mundësi vazhdimi deri në 30 ditë (neni 21 dhe 22 i Ligjit për qasje të lirë te informacioneve me karakter publik).


Formularë

Word file - Kërkesë për qasje të lirë të informacioneve me karakter publik

PDF file - Kërkesë për qasje të lirë të informacioneve me karakter publik

Lista e Informacioneve me karakter publik

Raporte vjetore për qasje të lirë në informata me karakter publik

Google+