Ky udhëzues ofron udhëzime dhe standarde specifike, të hartuara si një mjet referimi për përdorimin e drejtë të brendit/markës së Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL). I konfirmuar dhe miratuar nga Menaxhmenti i Universitetit në dhjetor 2019, Identiteti vizual u zhvillua nga Zyra për Marketing dhe Promovim, në përputhshmëri me standardet për brendim dhe në konsultime me fakultetet, stafin, studentët dhe alumnin.
Udhëzuesi mund të shkarkohet në linkun në vazhdim Udhëzues i stilit të identitetit, ndërsa informatat më të hollësishme në lidhje me përdorimin e drejtë të elementëve të brendit ose të identitetit vizual të UEJL-së, mund të merren në Zyrën për Marketing dhe Promovim: proffice@seeu.edu.mk.
Universiteti i Evropës Juglindore, si shenjë vizuale të saj, ka miratuar disa versione të logos: logon primare, sekondare dhe atë terciare.
Logoja primare është e përbërë nga rrethi me shenjën dhe nga teksti i pozicionuar në të djathtë të shenjës.
Logoja primare nuk duhet të jetë më e vogël se 50 mm me 10 mm.
Ngjyra e sfondit duhet të jetë vetëm e bardhë.
Rrethi me shenjën nuk duhet të përdoret si grafik i pavarur.
Gjatë ndryshimit të madhësisë së logos, duhet t’i kushtohet kujdes ruajtjes së proporcionalitetit të përmasave.
Shkarko logon primare
Shkarko logon primare transparente
Shkarko logon primare vektoriale
Logoja sekondare është e përbërë nga rrethi me shenjën dhe nga teksti i pozicionuar nën to.
Logoja sekondare nuk duhet të jetë më e vogël se 40 mm me 20 mm.
Ngjyra e sfondit duhet të jetë vetëm e bardhë.
Rrethi me shenjën nuk duhet të përdoret si grafik i pavarur.
Gjatë ndryshimit të madhësisë së logos, duhet t’i kushtohet kujdes ruajtjes së proporcionalitetit të përmasave.
Shkarko logon sekondare
Shkarko logon sekondare transparente
Shkarko logon sekondare vektoriale
Logoja terciare përbëhet nga rrethi dhe akronimet e Universitetit, brenda rrethit.
Standardet e përdorimit të logos terciare janë të njëjta si ato të logos primare dhe sekondare.
Logoja terciare duhet të përdoret vetëm kur:
- është e kufizuar hapësira për vendosjen e logos
- versioni primar dhe ai sekondar i logos nuk janë të përshtatshëm për disa lloje specifike të shtypit, siç janë: shtypi në tekstil, mbishkrime me shkronja të vogla me vinil, pozicione të papërshtatshme për logot kryesore në web, TV etj.
Logoja terciare nuk duhet të shfaqet më e vogël se 10 mm me 10 mm.
Opsionale: Nëse përdoret logoja terciare, sa herë që të jetë e mundur duhet të përfshihet identifikuesi (Universiteti i Evropës Juglindore).
Vërejtje: Gjithmonë të merret parasysh se logoja terciare përdoret vetëm në raste të pamundësisë së përdorimit të logos primare dhe sekondare.
Shkarko logon terciare
Shkarko logon terciare transparente
Shkarko logon terciare vektoriale
Kopertina e punimeve të magjistraturës
Ngjyra e kopertinës duhet të jetë e kaltër e errët, shkronjat duhet të jenë me ngjyrë argjendi dhe font “Calibri”, si dhe duhet të shtypen në teknikën "sito".
Shkarko kopërtinën e punimeve të magjistraturës
Kopertina e punimeve të doktoratës
Ngjyra e kopertinës duhet të jetë bordo, shkronjat duhet të jenë me ngjyrë argjendi dhe font “Calibri”, si dhe duhet të shtypen në teknikën "sito".