Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Eko Kampus

Qyteza e UEJL-ës është e vetmja në Maqedoni, por edhe më gjerë, në të cilën që nga faza e projektimit dhe e ndërtimit i është kushtuar kujdes mbrojtjes nga ndotja e mjedisit jetësor.

I projektuar që nga fillimi si qytezë e gjelbër dhe ekologjike, Universiteti vazhdimisht investon në ruajtjen e mjedisit jetësor: materiale ekologjike të ndërtimit, kujdesi ndaj hapësirave të gjelbra, filtrimi dhe ripërdorimi i ujit, përzgjedhja dhe riciklimi i mbeturinave, si dhe investime të shumta në prodhimin e energjisë ripërtëritëse dhe rritjen e efikasitetit energjetik.

Një hapësirë e madhe e qytezës, afër 25.000 m2 është e mbjellë me gjelbërim. Afër 60% të materialeve të përdorura në fazën e ndërtimit janë me karakteristika ekologjike.

Universiteti përdor ujë nga burimet e veta, i cili më vone filtrohet dhe është me cilësi të lartë dhe mundësi për përdorim të mëtutjeshëm. Rëndësi e posaçme i kushtohet edhe përzgjedhjes dhe riciklimit të mbeturinave, kështu që bëhet ndarja e letrës dhe mbeturinave të tjera, të cilat më vonë dërgohen për riciklim në fabrika përkatëse.

UEJL investon në mënyrë të vazhdueshme në teknologjitë që rrisin efiçencën e energjisë së përdorur elektrike, me çka kursehen sasi të mëdha të energjisë elektrike.

Universiteti konsiderohet si oazë ekologjike pasi përveç investimit në panele solare për prodhimin e energjisë elektrike funksionon edhe sistemi qendror i ngrohjes, ku emetimi i dyoksidit të karbonit është zero.  

Google+