Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Studime Deridiplomike

Me kërkesë të studentit deri te fakulteti gjegjës lejohet transferim nga një program studimi në tjetrin, brenda fakultetit, ose nga ndonjë fakultet tjetër i Universitetit.

Mundësia për transferim varet nga afërsia e programit të studimit. Dekani i fakultetit vendos për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave për pranim dhe transferim.

Me aktvendim caktohen:

  • lëndët që transferohen nga programi i studimit paraprak dhe ekuivalenti i tyre me kredi kundrejt programit studimor të ri në të cilin transferohet (përfshirë edhe lëndët e papërfunduara);
  • viti i studimit dhe lëndët që duhet t’i regjistrojë studenti në semestrat përkatës.

Studenti paguan shumë të plotë për lëndët (SETK kreditë), me të cilat servisohet për herë të parë në programin e studimit në të cilin transferohet.

Lëndët e papërfunduara që janë transferuar kundrejt programit të ri studimor, servisohen në sesionet plotësuese të provimeve.

Aktvendimi procedohet në Sistemin Elektronik të Universitetit (UMS) nga fakulteti përkatës, ndërsa regjistrimi i lëndëve në orar dhe pagesa e shkollimit në koordinim me shërbimet tjera përkatëse.

Studenti ka të drejtë transferimi nga një institucion tjetër i arsimit të lartë dhe mund të regjistrohet me status studenti i rregullt, ose me korrespondencë. Paraprakisht, duhet të ketë regjistruar së paku një semestër në universitet tjetër.

Numri maksimal i SETK kredive që mund të transferohen nga institucione tjera në program me tre vite studimi është 90 SETK kredi, ndërsa në program me katër vite është 120 SETK kredi.

Me aktvendim, fakulteti cakton kushtet e pranimit dhe vazhdimin e studimeve:

  • Lëndët që transferohen nga institucioni tjetër i arsimit të lartë dhe ekuivalenti i tij me kreditë SETK kundrejt programit studimor në të cilin transferohet;
  • Viti i studimit dhe lëndët që duhet t’i regjistrojë studenti në semestrat përkatës.

Studenti me transferim paguan shumë të plotë për të gjitha lëndët (SETK kreditë), me të cilat servisohet në Universitet, sipas tarifës së programit përkatës.

Aktvendimi procedohet në sistemin elektronik të Universitetit nga fakulteti përkatës, ndërsa regjistrimi i lëndëve në orar dhe pagesa e shkollimit në koordinim më shërbimet tjera përkatëse.


Studime Pasdiplomike

Me kërkesë të studentit deri te fakulteti gjegjës, lejohet transferim nga një program studimi në tjetrin, brenda fakultetit ose nga ndonjë fakultet tjetër i Universitetit.

Mundësia për transferim varet nga afërsia e programit të studimit. Dekani i fakultetit vendos për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave për pranim dhe transferim.

Me aktvendim caktohen:

  • lëndët që transferohen nga programi i studimit paraprak dhe ekuivalenti i tyre me kredi kundrejt programit studimor të ri në të cilin transferohet (përfshirë edhe lëndët e papërfunduara);
  • viti i studimit dhe lëndët që duhet t’i regjistrojë studenti në semestrat përkatës.

Studenti paguan shumë të plotë për lëndët (SETK kreditë), me të cilat servisohet për herë të parë në programin e studimit në të cilin transferohet.

Aktvendimi procedohet në sistemin elektronik të Universitetit “UMS” nga fakulteti përkatës, ndërsa regjistrimi i lëndëve në orar dhe pagesa e shkollimit,në koordinim me shërbimet tjera përkatëse.

Studenti ka të drejtë transferimi nga një institucion tjetër i arsimit të lartë. Paraprakisht duhet të ketë regjistruar së paku një semestër në universitet tjetër, në ciklin e dytë të studimeve.

Numri maksimal i SETK kredive që mund të transferohen nga institucione tjera në program me një vit studimi është 30 SETK kredi, ndërsa në program me dy vite studimi është 60 SETK kredi.

Me aktvendim, fakulteti i cakton kushtet e pranimit dhe vazhdimin e studimeve:

  • lëndët që transferohen nga institucioni tjetër i arsimit të lartë dhe ekuivalenti i tyre me kreditë SETK, në përputhshmëri (kundrejt) me programin e studimit në të cilin transferohet;
  • viti i studimit dhe lëndët që duhet t’i regjistrojë studenti në semestrat përkatës.

Studenti me transferim paguan shumë të plotë për SETK kreditë me të cilat servisohet në Universitet, sipas tarifës së programit përkatës.

Aktvendimi procedohet në sistemin elektronik të Universitetit nga fakulteti përkatës, ndërsa regjistrimi i lëndëve në orar dhe pagesa e shkollimit, në koordinim më shërbimet tjera përkatëse.

Google+