Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Bufetë dhe ushqimi

Në kuadër të Universitetit të Evropës Juglindore, funksionojnë disa bufe të cilat frekuentohen nga studentët, gjatë pushimeve mes ligjëratave dhe në kohën e lirë. Për ushqim brenda kampusit, studentët kanë mundësi të zgjedhin mensën, e cila funksionon në kuadër të kampusit të UEJL-ës, por kanë zgjedhje edhe në restorantet e shumta, të cilët gjenden në afërsi të kampusit.

Ushqimi është i llojllojshëm dhe nuk është i shtrenjtë. Në mensë servohet sipas parimit të mensës klasike, ku servohet ushqim i freskët. Janë disa bufe, që funksionojnë brenda kampusit. Stafi akademik dhe ai administrativ shfrytëzojnë bufenë, e cila gjendet në objektin e rektoratit. Po ashtu, në kuadër të kampusit funksionon edhe një supermarket, ku studentët mund të furnizohen me lloje të ndryshme të produkteve ushqimore dhe produkte të tjera.

Google+