COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Klubet studentore

Klubi i Debatit
Përshkrimi: Trajnime dhe debate duke diskutuar për çështje që janë problematike nga fusha të ndryshme.
Aktivitete: Debate me studentët dhe debate me figura të ndryshme, konferenca të ndryshme me mysafir dhetrajnime.
Kontakti:spa@seeu.edu.mk

Klubi i Bamirësisë
Përshkrimi: Klub që do të zhvillojë aktivitete të ndryshme humane dhe tu ofrojë ndihmë personave, që kanë nevojë për mbështetje.
Aktivitete: Ngritja e moralit dhe motivimi i nxënësve dhe studenteve me aftësi të veçanta, ndihmë financiare skamnorëve, etj.
Kontakt: spa@seeu.edu.mk

Klubi i Alpinizmit
Përshkrimi: Eksplorimi i bukurive natyrore dhe organizimi i kampeve të ndryshme.
Aktivitete: Shëtitje të ndryshme rekreative, ushtrime në alpinizëm, ngjitje në majat malore, etj.
Kontakt: spa@seeu.edu.mk

Klubi i Sportit
Përshkrimi: Nëpërmjet këtij klubi, do të mundohemi që të organizojmë aktivitete të ndryshme sportive dhe të organizojmë gara të ndryshme në sport.
Aktivitete: Gara në futboll, basketboll, ping-pong, shah, gara në not, etj.
Kontakt: spa@seeu.edu.mk

Klubi i Kulturës dhe Kinemasë
Përshkrimi: Klubi, do të zhvillojë aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me transmetimin e filmave dhe aktiviteteve kulturore.
Atktivitete: Transmetimi i filmave, diskutim rreth kinematografisë botërore, etj.
Kontakt:spa@seeu.edu.mk

Klubi i Diplomatëve
Përshkrimi: Klubi, do të zhvillojë aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me vizita institucionale dhe aktivitete të ndryshme me ambasada, si dhe rritjen e interesit të studentëve në fushën e diplomacisë.
Aktivitete: vizita institucionale, në ambasada, vizita jashtë shtetit, etj.
Kontakt: spa@seeu.edu.mk

Klubi i Juristëve
Përshkrimi: Ky klub synon që nëpërmjet aktiviteteve të promovojë interesat dhe qëllimet e tyre dhe të mundohet që nëpërmjet konferencave, trajnimeve t’i përgatisë studentët si juristë të së ardhmes.
Aktivitete: Trajnim, konferenca, vizita studimore, etj.
Kontakt: spa@seeu.edu.mk

Klubi i Arkitekturës
Përshkrimi: Klubi synon që nëpërmjet aktiviteteve të promovojë interesat dhe qëllimet e tyre dhe të mundohet që nëpërmjet aktiviteteve me maketa, ekspozitave, etj., të promovojë punën e tyre brenda dhe jashtë kampusit.
Aktivitete: ekspozita, punime me maketa, vizita për përvoja shtesë, etj.
Kontakt: spa@seeu.edu.mk

Klubi i Fotografimit
Përshkrimi: Klubi ka për qëllim përkrahjen e të gjitha ngjarjeve me fotografi dhe videoregjistrime të aktiviteteve të klubeve studentore.
Kontakt: spa@seeu.edu.mk

Klubi i Sigurisë Kibernetike
Përshkrimi: Klubi ka për qëllim që të risë vetëdijen për problematikat dhe rreziqet në hapësirat kibernetike. Pjesëtarët e klubit marrin pjesë edhe nëpër aktivitete tjera që janë në lidhje me sigurinë kibernetike dhe hakimin etik.
Aktivitete: trajnime nga fusha  e sigurise kibernetike, organizime të ndryshme me të rinj, etj.
Kontakt: spa@seeu.edu.mk

Klubi i Inovacionit 
Përshkrimi:  Klubi synon që nëpërmjet aktiviteteve të promovojë interesat dhe qëllimet e tyre dhe të mundohet që nëpërmjet ideve, ngjarjeve të reja të punojë në zgjidhjen e tyre.
Aktivitete: ngjarje, start-up, evente të ndryshme inovative.
Kontakt: spa@seeu.edu.mk

Klubi i Social
Përshkrimi: Klubi synon që nëpërmjet aktiviteteve të promovojë interesat e target grupeve të veçanta, sië janë, personat me aftësi të kufizuara.
Kontakt: spa@seeu.edu.mk

Klubi Internacional
Përshkrimi: Klubi synon që nëpërmjet aktiviteteve të promovojë interesat dhe idetë  e studenteve ndërkombëtarë në UEJL, si dhe bashkëpunimin me studentet e vendit.
Aktivitete: ngjarje, inovacione, evente të ndryshme, bashkëpunim me gjitha klubet studentore.
Kontakt: spa@seeu.edu.mk

Google+