Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Konviktet

Një veçori unike e UEJL-ës është mundësia e akomodimit në qytezë,e cila posedon  7 konvikte, me kapacitet strehimi për 450 studentë. Objektet e konviktit janë të ndara në objekte për meshkujt dhe objekte për femra. Për të gjitha kërkesat dhe problemet, që mund të kenë studentët, kujdeset kujdestari i konvikteve. Siguria e studentëve është pjesa e veçantë dhe për këtë qëllim, në tërë kampusin, bëjnë kujdestari ekipet e sigurimit të universitetit. Pas orarit të përcaktuar me rregulloren e brendshme të universitetit, çdo hyrje dhe  dalje nga kampusi evidentohet. Siguria e studentëve është në nivelin maksimal.

Kushtet

Objektet e konvikteve janë moderne, kurse dhomat janë të pajisura me inventarin e nevojshëm. Karakteristikë është se në kuadër të dhomave janë edhe kuzhinat, të cilët janë të pajisura me aparaturën e nevojshme. Të gjitha konviktet kanë qasje në rrjetin e universitetit (internet) dhe janë të dizajnuar për të përmbushur standardet e konvikteve moderne, duke u ofruar banuesve mundësinë e një vendi adekuat për studime. Të gjithë të interesuarit për vendosje në qytezë duhet, për shkak të kërkesës së madhe, të aplikojnë në afat sa më të shkurtër. Prioritet kanë studentët që vijnë nga qytetet që janë më larg.

Apliko duke përdorur formuarin (për studentët brenda në Maqedoni): FORMULAR

Apliko duke përdorur formuarin (për studentët ndërkombëtar): FORMULAR

Per kontakt shfrytezoni emailin: dormitory@seeu.edu.mk

Google+