Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Avokati/ja Studentor/e - profili

Avokati/ja Studentor/e

Qëllimi

Avokati/ja Studentor/e kontribuon në ruajtjen e standardeve më të larta të jetës akademike dhe jep mbështetje efektive për studentët në shqyrtimin e pavarur dhe të paanshëm të ankesave të tyre,  të cilat nuk janë zgjidhur nga departamenti apo fakulteti përkatës. Këtu, gjithashtu përfshihet puna dhe sjellja e personelit të kompanisë “Uni.com” (menaxhon me konviktet), për shërbimet që i  ofron për studentët.

Qasja

Avokati/ja Studentor/e është i / e pavarur, i/e paanshme, konfidencial/e dhe i/e ndershëm/e. Ai/ajo nuk përfaqëson studentët, universitetin në ndonjë organizatë ose grup të brendshëm apo të jashtëm dhe nuk mund të zgjidhet si përfaqësues në ndonjë organ të universitetit. Ai/ajo nuk veprojnë për çfarëdo individi. Ai/ajo punon për administrimin e drejtë dhe të barabartë të proceseve, si dhe standardet e pritshme të sjelljes profesionale dhe shërbimit. Përdorimi i shërbimeve të Avokatit Studentor nga studentët është në baza vullnetare  dhe nuk është një hap i detyrueshëm në ndonjë procedurë apo proces.

Avokati/ja Studentor/e nuk mund të hetojë ndonjë çështje në të cilën ka konflikt interesi, ose që komprometon neutralitetin e pozitës. Në këtë rast, ai/ajo kërkon mbështetje nga Sekretari i përgjithshëm dhe/ose kryetari i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor.

Autorizimet  

Avokati/ja Studentor/e mund të këshillohet me stafin dhe studentët tjerë, të inspektojë dokumentet dhe të marrë këshilla të pavarura ligjore, siç kërkohet.  

Pas hetimit formal, ai/ajo mund të bëjë rekomandime për zgjidhjen e ankesave tek Provosti  (për çështjet akademike), Sekretari i përgjithshëm (për çështjet administrative apo të përgjithshme), ose kryetari i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor. Për shkeljet shumë të rënda, mund të zgjedh që të raportoj çështjet drejtpërdrejti tek Rektori ose Kryetari i Bordit.

Avokati/ja Studentor/e gjithashtu mund të bëjë rekomandime për ndryshime në praktikat e universitetit për të parandaluar paraqitjen e sërishme  e ankesave dhe pakënaqësive të ngjashme. 

Megjithatë, Avokati/ja Studentor/e nuk mund të detyrojë universitetin apo ndonjë departament, fakultet ose njësi të Universitetit për të ndryshuar një vendim ose të miratojë një rekomandim.

Avokati/ja Studentor/e, çdo vit i raporton Bordit të Universitetit dhe Parlamentit dhe Asociacionit Studentor për llojet e ankesave dhe pakënaqësive të studentëve , për funksionimin e përgjithshëm të procedurave të ankesave ose procedurave të tjera përkatëse dhe proceset. Ai/ajo mund të thirret  të marrë pjesë personalisht për të prezantuar të zbulimet e mundshme.    

Përgjegjësitë

Avokati/ja Studentor/e do të:

  • përgatit informata të rregullta në lidhje me rolin e tij/saj për të vetëdijesuar  studentët dhe stafin  për këtë pozitë, rolin dhe vlerat e saj, në bashkëpunim me departamentet përkatëse;
  • ketë informacion aktual në lidhje me politikat dhe procedurat e Universitetit në mënyrë që të këshillojë studentët për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre në lidhje me këto procese;
  • pranojë dhe regjistrojë pakënaqësitë, ankesat apo çështjet e paraqitura nga një student ose grup studentësh në mënyrë objektive dhe konfidenciale;
  • konfirmojë dhe konstatojë se studenti ose grupi i studentëve kanë marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të zgjidhur çështjen në kuadër të fakultetit ose njësisë;
  • të bëjë hetime në mënyrë joformale për të vendosur nëse hetimi është i nevojshëm;
  • në mënyrë aktive të lehtësoj diskutimet joformale për të identifikuar mundësitë më të mira për të zgjidhur problemin dhe konstatojë kur çështjet janë përfunduar dhe se si;
  • të mbështesë funksionimin e procedurës për ankesa të studentëve, në bashkëpunim me Zyrën e Cilësisë;
  • në mënyrë të pavarur do të hetojë ankesën nëse ose realizojë veprime të mëtejshme  të nevojshme dhe të bëjë rekomandime për zgjidhjen e ankesave tek Provosti (për çështjet akademike), Sekretar i përgjithshëm (për çështjet administrative apo të përgjithshme) ose kryetari i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor;
  • informojë  rregullisht studentin ose grupin e studentëve për ecurinë e ndonjë çështje;
  • përgatit raport të përgjithshëm vjetor për punën e tij/saj;
  • marr pjesë në trajnim që është relevantë për pozitën dhe të kontribuoj me këshilla të përgjithshme dhe ide në lidhje me politikat dhe proceset e lidhura siç kërkohet ;
  • të kryejë punën në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore, Statutin e Universitetit, politikat, procedurat dhe udhëzimet dhe të ndjekë misionin e Universitetit për përsosmërisë dhe barazi

Shkathtësitë e nevojshme

  • Aftësi për të komunikuar në dy gjuhët lokale që përdoren në nivel të universitetit (shqip dhe maqedonisht); gjuha angleze gjithashtu është e dëshiruar
  • Shkathtësitë kompjuterike relevante për komunikim dhe arkivim
  • Aftësi për të negociuar pozitivisht si me studentët dhe stafin
  • Zgjidhje të problemit dhe iniciativë
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur  
  • Përpilim të raportit dhe shkathtësi bazike për analizë të të dhënave

Mbështetja

Avokati/ja Studentor/e mund të merr/pranojë mbështetje dhe këshilla nga Shërbimi juridik dhe prokurimi, Zyra për sigurimin e cilësisë, Zyra e burimeve njerëzore, dekanatet, shërbimi studentor dhe departamentet tjera ashtu siç nevojitet.

Formularët:

  • Formulari studentor për kërkesa – Avokati/ja Studentor/e
  • Formulari për të dhëna i Avokati/ja Studentor/e

Procedurat:

  • Procedurë për ankesa
  • Rregulloret akademike ashtu siç janë publikuar
  • Rregulloret administrative ashtu siç janë publikuar
  • Rregullorja për Parlamentin dhe Asociacionin Studentor
  • Procedurat e Uni.com si p.sh. Procedura për vendosje në konvikte
Google+