Parlamenti dhe Asociacioni Studentor
Ne synojmë që ti mbrojmë interesat e studentëve dhe mundohemi që ndaj studentëve të mos ketë padrejtësi, pra qëllimi kryesor i SPA është që të përfaqësojë dhe të mbroj interesat e studentëve, por edhe të ndikoj pozitivisht dhe në mënyrë konstruktive në përvojën studentore.

Parlamenti i Studentëve(SPA), vepron si një organizatë e pavarur brenda UEJL-së, i udhëhequr nga vet studentët.
Kryetar: Agron Demiri
Nënkryetar: Adem Sopa
Sekretare gjenerale: Vaide Jakupi
Qendra jonë e punës mbështetet anëtarët tanë përmes organizimit të seminareve, trajnimeve, fushatave dhe konferencave për studentët. Po ashtu, mbështesin drejtimin e kërkimeve gjithë-evropiane, partneritetin në projekte dhe fushata, për të krijuar shpallje informative dhe prodhuar publikime të ndryshme.
Planet e Parlamentit Studentor për vitin 2019, janë:
- Aktivizimin e klubeve studentore
- Organizimi i aktivitete të ndryshme sportive në kuadër të Klubit të Sportit
- Aktivitete për ditë të caktuara, si p.sh. (7 Mars, 21 Mars “Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, etj.)
- Krijimi i një stafi të përbërë nga studentë, që do të punojnë për revistën studentore “Euroidea”.
- Bashkëpunim me OJQ-të për të kryer aktivitete të ndryshme dhe trajnime.
- Bashkëpunim edhe me nxënësit e shkollave të mesme për aktivitete, që do të zhvillohen në kuadër të klubeve të Parlamentit dhe Asociacionit Studentor.
- Mbrëmjet gazmore
- Ekskursionet
e-mail: spa@seeu.edu.mk
Facebook: Student Parliament SEEU
Instagram: studentparliamentseeu