Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Shërbimet nga Qendra e Karrierës

Shërbim për punëdhënësit

Vendosja e një niveli të lartë të partneritetit është çelësi I rekrutimit të suksesshëm në UEJL.  Qendra e karrierës ofron një listë te plotë të shërbimeve për t’ju ndihmuar punëdhënësve në krijimin e lidhjeve me studentët. Punëdhënësit të cilët shfrytëzojnë shërbimet tona vlerësojnë kujdesin dhe efikasitetin me të cilin ju përgjigjemi kërkesave të tyre.

Shpallje të konkurseve për vendet e punës

Shpall mundësinë e punësimit me orar te plotë, orar të shkurtuar dhe praktikë (Intership) nëpërmjet Qendrës së karrierës në UEJL. Qendra përdor disa mënyra për të promovuar mundësitë e tuaja duke përfshirë vegla menaxhimi të bazuara në ueb. Biografitë (CV) dhe letrat e motivimit nga studentët e interesuar grumbullohen dhe dërgohen direkt tek  punëdhënësit me anë të postës elektrinike (e-mail).

Mundësi për praktikë (Internship)

Rruga më e mirë e punësimit është nëpërmes të programit për praktikë (Internship). Ne inkurajojmë të gjithë studentët të marrin pjesë në këtë formë të arsimit praktik dhe kërkojmë punëdhënës, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë punë praktike cilësore me synime të pastra mësimdhënëse për studentët.

Dokumente:

Ditari i punes praktike

Kerkese - viti i pare

Kerkese - viti i dyte

Kerkese - viti i trete

Vertetim per mbarimin e punes praktike

Panairi I karrierës

Qendra e karrierës çdo vit organizon Panairin e karrierës me të vetmin qëllim, të krijojë hapësirë për ndërveprim në mes studentëve dhe punëdhënësve, të rrisin imazhin e tyre në kampus dhe të rekrutojmë punëtorë me orar të plotë, orar të shkurtuar dhe për punë praktike. Është kjo një mundësi shumë e mirë për studentët e universitetit tonë dhe punëdhënësit duke u takuar drejt për së drejti në mes tyre. Studentët kanë rast të njohin kërkesat e kompanisë dhe interesat e tyre më për së afërmi përderisa punëdhënësit njihen me kualitetin e studentëve të universitetit tonë.  Më shumë se 50-të punëdhënës marrin pjesë çdo vit në Panairin e karrierës,  I cili tërheq mbi 300 studentë për çdo vit.

Intervistat në kampus

Në UEJL Qendra e karrierës organizon intervista në mes të studentëve dhe punëdhënësve potencial. Kompanitë të cilat dëshirojnë të mbajnë intervistat afër studentëve të universitetit tonë mund ta bëjnë atë tek ne në zyrën për intervista.

Intervistat e simuluara

Bëhuni të dukshëm duke shërbyet si intervistues simulues. Intervistat e simuluara janë një mundësi e mirë për studentët tanë që të njihen me pyetjet dhe rregullat e intervistave dhe u siguron atyre një mundësi për t’i ushtruara atësitë e tyre intervistuese në një ambient të ngjashme si në një intervistë të vërtetë.

Raporti  i punësimit

Qendra e karrierës çdo vit grumbullon të dhëna mbi punësimin e studentëve të UEJL-së. Me këtë rast ne si Qendër posedojmë të dhëna të detajuara mbi institucionet, qytetet, periudhën kohore, llojin e kompanive ku punojnë studentët tanë pas diplomimit.

Google+