Në manifestim morën pjesë përfaqësues të institucioneve, komunitetit akademik dhe partnerë të Aleancës Franceze, si dhe Ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. Christophe Le Rigoleur.
Para fillimit të ceremonisë, Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, së bashku me Prorektorin për Planifikim, Hulumtim dhe Ndërmarrësi, Prof. Dr. Veland Ramadani dhe Këshilltaren për Marrëdhënie me Komunitetin dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi, zhvilluan takim me Ambasadorin Le Rigoleur. Në takim u diskutua për bashkëpunimin e deritashëm dhe mundësitë për avancimin e tij në fushën e arsimit, kulturës, gjuhës frënge, mobilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në fjalën përshëndetëse, Rektori Prof. Dr. Sadudin Ibraimi vlerësoi kontributin e Aleancës Franceze në promovimin e gjuhës dhe kulturës franceze, si dhe në forcimin e dialogut ndërkulturor dhe lidhjeve evropiane.
Manifestimin e hapi Kryetari i Aleancës Franceze në Tetovë, Dr. Avni Arifi, ndërsa Drejtoresha Mimoza Ceka paraqiti një retrospektivë të veprimtarisë 25-vjeçare të Aleancës dhe rolit të saj në promovimin e gjuhës, kulturës dhe vlerave frankofone.
Në kuadër të programit jubilar u zhvillua edhe një program kulturor, ndërsa urimet për këtë jubile u përcollën përmes videomesazheve nga drejtorët e mëparshëm të Aleancës Franceze në Tetovë.
Hapja e hapësirave të reja në Kampusin e UEJL-së shënon një kapitull të ri në bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve dhe krijon mundësi të reja për promovimin e gjuhës, kulturës franceze dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Aleanca Franceze në Tetovë shënon 25-vjetorin në UEJL
7 tetor 2026Aleanca Franceze në Tetovë shënoi 25-vjetorin e themelimit dhe inaugurimin e hapësirave të reja në Kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.
Më shumë lajme
- Banka Botërore prezanton raportin vjetor dhe diskuton me komunitetin akademik të UEJL-së
- UEJL thellon partneritetin me Ambasadën e SHBA-së përmes rrjetit të alumnive
- Instituti „Max van der Stoel“ i UEJL-së bashkëorganizator i konferencës ndërkombëtare „OFA 25+: Mësime, Gjurmë, Horizonte“
- UEJL-ja mirëpret Konferencën e 4-të CEE-Loc për Studimet e Qeverisjes Lokale
- Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e SHBA-së
- UEJL mirëpret gjeneratën e re: Një hap drejt dijes dhe së ardhmes
- NJOFTIM