Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL dhe Instituti i Kontabilistëve të Autorizuar të Maqedonisë së Veriut nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi me UEJL-në

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) dhe Instituti i Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut (IKKA) nënshkruan sot, më 28 tetor 2026, Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim zhvillimin profesional dhe forcimin e lidhjes ndërmjet studimeve akademike dhe praktikës profesionale.

Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, dhe Kryetarja e ISOS-it, znj. Vesna Prentoska, të cilët vlerësuan se ky hap do të kontribuojë drejtpërdrejt në përgatitjen e kuadrove profesioniste, duke lidhur teorinë akademike me nevojat reale të komunitetit biznesor dhe kontabilist.

Përmes kësaj marrëveshjeje, studentët e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë të UEJL-së do të kenë mundësi për praktikë profesionale dhe stazh pranë IKKA-së, ndërsa ekspertët e institutit do të kontribuojnë në procesin mësimor përmes ligjëratave dhe trajnimeve praktike.

Bashkëpunimi parasheh, gjithashtu, organizimin e konferencave të përbashkëta, seminareve dhe aktiviteteve kërkimore, si dhe pjesëmarrjen në Panairin e Karrierës të UEJL-së, duke krijuar mundësi të reja për integrimin e studentëve dhe të diplomuarve në tregun e punës.

Nëpërmjet këtij Memorandumi hapet rruga e bashkëpunimit më intensiv me institucione relevante të fushave përkatëse me qëllim sigurimin e praktikës profesionale për studentët e UEJL-së.

Google+