Zgjerimi i Aleancës krijon mundësi të reja për bashkëpunime shumëpalëshe dhe dypalëshe ndërmjet universiteteve anëtare.
Në takim u analizua edhe Raporti i Progresit për 18 muajt e parë të projektit. UEJL u vlerësua ndër 2–3 anëtarët me performancën dhe përmbushjen më të mirë të objektivave deri më tani.
Në kuadër të projektit, UEJL është bartës dhe përgjegjës për Pakon e Punës 2 (WP2), e cila fokusohet në zhvillimin e digjitalizimit në nëntë universitetet evropiane të Aleancës.
