Lajmet e fundit
-
Plaketa dhe Mirënjohje për studentët fitues në garat mbarëkombëtare në Tiranë
4 prill 2024Pas suksesit të arritur në garat mbarëkombëtare në gjykim të simuluar në Tiranë, studentët dhe udhëheqësen e ekipit të Fakultetit të Drejtësisë, sot (4 prill 2024), në një takim enkas i priti Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.
-
Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Evropës Juglindore triumfoi në garat mbarëkombëtare në gjykim të simuluar në Tiranë
1 prill 2024Skuadra e Fakultetit të Drejtësisë së UEJL-së e përbërë nga studentët Gentiana Reka Hasipi, Elona Zendeli, Era Gjakova dhe Flutura Xhemaili, nën udhëheqjen dhe përgatitjen e profesoreshës Vedije Ratkoceri, është shpallur fituese në garat mbarëkombëtare në gjykim të simuluar të mbajtura më 30 dhe 31 mars, në Tiranë.
-
Profesorët e UEJL-së përfaqësohen në listën e top 10% shkencëtarëve në botë
13 mars 2024Profesorë të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë të Universitetit të Evropës Juglindore janë ndër më të cituarit me punimet e tyre shkencore në dy platformat më të njohura ndërkombëtare të rangimit scimago dhe adscientificindex bazuar në performancën shkencore dhe vlerën e shtuar të produktivitetit shkencorë të studiuesve individualë.
-
Shkolla Juridike Dimërore u mbajt në UEJL
6 mars 2024Rreth 250 maturantë të shkollave të mesme të Tetovës dhe Dibrës, morën pjesë në “Shkollën Juridike Dimërore”, të organizuar nga Fakulteti i Drejtësisë, që u mbajt në Universitetin e Evropës Juglindore, kampusi në Tetovë.
-
Trajnim me profesorët e shkollave të mesme për Planin më të mirë të biznesit
4 mars 2024Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë, sot (4 mars 2024), mbajti trajnimin me mësimdhënësit e shkollave të mesme në kuadër të garës për “Biznes planin më të mirë të biznesit”, që do të mbahet më 26 prill. Qëllimi i këtij trajnimi ishte që mësimdhënësit të trajnohen, që të kenë mundësi t’i inkurajojnë dhe t’i udhëzojnë maturantët për pjesëmarrje sa më cilësore në këtë garë.
-
UEJL- praktikë motivuese në modelet e financimit të arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut
22 shkurt 2024UEJL- praktikë motivuese në modelet e financimit të arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut
-
UEJL dhe Instituti Alternativa Liberale nënshkruan Memorandum bashkëpunimi
7 shkurt 2024Thellimi i bashkëpunimit dhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta që kryesisht përfshijnë të rinjtë ishte qëllimi i nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim, në mes Universitetit të Evropës Juglindore dhe Institutit Alternativa Liberale.
-
Përkujtohet figura e presidentit amerikan Woodrow Wilson
2 shkurt 2024Në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve(ITSHKSH),sot (2.02.2024), në Shkup, me një manifestim solemn u shënua 100 vjetori i vdekjes së Presidentit të 28-të të SHBA-së, Woodrow Wilson.
-
Botohet Përmbledhja me punimet e Konferencës së 6-të Ndërkombëtare për Biznes dhe Ekonomi
31 janar 2024“Rimëkëmbja ekonomike , konsolidimi dhe rritja e qëndrueshme” është titulli i përmbledhjes me punimet e prezantuara në kuadër të Konferencës së 6-të Ndërkombëtare për Biznes dhe Ekonomi, që këto ditë doli nga shtypi e që përkoi me fillimin e semestrit të ri, duke begatuar burimet akademike për studentët dhe studiuesit e kësaj fushe.
-
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi me Fondacionin e Studimeve Ballkanike
30 janar 2024Qëllimi i Memorandumit është krijimi i një kornize bashkëpunimi në fushën e studimeve ballkanike, projektet kërkimore dhe akademike.
-
Rektori Bexheti pjesëmarrës në konferencën për vitin e mundësive evropiane - Integrimi i plotë është proces pa alternativë
24 janar 2024Në kuadër të dhënies së kontributit akademik dhe pjesëmarrjes aktive në proceset e rëndësishme shoqërore, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, ishte pjesëmarrës në konferencën me temë “Viti i mundësive evropiane”, që u organizua nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Shkup.
-
UEJL dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi
22 janar 2024Thellimi i bashkëpunimit me Universitetin, zgjerimi i aktiviteteve bashkëpunuese mes stafit akademik dhe punonjësve të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA-së), realizimi i projekteve të përbashkëta, si dhe vendosja e një ure komunikimi mes institucioneve, ishin disa nga pikat e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, që u nënshkrua sot (22 janar 2024), në Shkup nga Rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe ministri Azir Aliu.
-
Fakulteti i Drejtësisë i bëri bashkë mbi 100 nxënës të shkollave të mesme të Shkupit në kuadër të Shkollës Dimërore Juridike
22 dhjetor 2023“Shkolla Dimërore Juridike”, ishte ngjarja që i bëri bashkë në Kampusin e UEJL-së në Shkup, mbi 100 nxënës të shkollave të mesme të këtij qyteti, me qëllim njoftimin e të rinjve me konceptet themelore të drejtësisë. Në këtë organizim, morëm pjesë nxënës nga shkollat e mesme, Si: “Zef Lush Marku”, “Cvetan Dimov”, “Arseni Jovkov” dhe Gjimnazi i Sarajit.
-
UEJL e mbylli vitin me rritje të numrit të studentëve të rinj të regjistruar dhe investime rekorde në infrastrukturën e Teknologjive Informatike
22 dhjetor 2023Rritja e numrit të studentëve të rinj të regjistruar, zgjerimi i ofertës akademike, rritja e numrit të projekteve hulumtuese , bursat, transparenca dhe llogaridhënia ishin disa nga komponentët kryesor që Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i shpalosi para gazetarëve, në konferencën tradicionale të fundvitit, që u mbajt të enjten (21 dhjetor 2023), në Tetovë.
-
Rektori Bexheti pjesëmarrës i konferencës për ndërtimin e kapaciteteve institucionale të këshillave fiskal në vendet e Ballkanit Perëndimor
20 dhjetor 2023Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në cilësinë e anëtarit të Këshillit Fiskal të RMV-së ishte pjesëmarrës në konferencën dyditore (18 dhe 19 dhjetor), që u mbajt në Vjenë, në organizim të Bankës Botërore dhe Komisionit Evropian.
-
MEVLAN ADEMI - KRYETARI I RI I PARLAMENTIT DHE ASOCIACIONIT STUDENTOR
15 dhjetor 2023MEVLAN ADEMI - KRYETARI I RI I PARLAMENTIT DHE ASOCIACIONIT STUDENTOR
-
U mbajt konferenca për fuqizimin e grave në Maqedoninë e Veriut
7 dhjetor 2023Fondacioni i Universitetit të Evropës Juglindore në partneritet me HEKIMA dhe Odën Ekonomike të Grave, sot (7 dhjetor 2023), mbajtën konferencën me titull: “Fuqizimi i grave në Maqedoninë e Veriut: Përfshirja dhe Inovacioni në Ndërmarrësi”. Konferenca u mbështet nga SlovakAid dhe projekti i BE-së për Rritje Ekonomike (EU4EG), i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, i administruar nga Ministria Federale Gjermane për Çështje Ekonomike dhe Veprimin Klimatik, dhe i implementuar nga GIZ dhe Parku Shkencor AREA.
-
Akademik Taki Fiti mbajti ligjëratë për studentët e UEJL-së
6 dhjetor 2023Në organizim të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, sot (6 dhjetor 2023), ligjëratë për studentët mbajti akademiku i mirënjohur në sferën e ekonomisë, Taki Fiti, me temë: “Nobelistët e ekonomisë 1969-2023, me theks nobelistja e fundit Klaudija Goldin”.
-
UEJL dhe ITSHKSH do të nënshkruajnë Memorandum për programe të përbashkëta të doktoraturës në shkencat kulturologjik, historike dhe albanologjike
6 dhjetor 2023Rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot (6 dhjetor 2023), në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, realizoi një takim me Prof. Dr. Skender Hasanin, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve.
-
Ligjëratë për studentët nga zëvendësambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Xhulia Smith për fuqizimin e grave në ekonomi
5 dhjetor 2023Në organizim të Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, sot (5 dhjetor 2023), në Universitetin e Evropës Juglindore për vizitë qëndroi një delegacion i Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, i udhëhequr nga zëvendësambasadorja znj. Xhulian Smith.